Total: (508,754)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
ARRESTIMI 1

Kapet grupi qė dyshohet pėr sulmet me tritol nė Fushė Krujė

Nė fillim kanė hedhur njė sasi eksplozivi nė derėn e Komisariatit tė Fushė-Krujės, me qėllim qė tė ēorientonin policinė nė kontrolle dhe aksion, pėr tė realizuar trafikimin e ngarkesės me tritol. »»


Anglia ofron bursa studimi pasuniversitare falas

Anglia ofron bursa studimi pasuniversitare falas

07.01.2010 16:06 - Kategoria: Shqiperia

Kriteret e aplikimit, dokumentet dhe programet e studimit qė ofrohen

Tashmė tė gjithė personat e interesuar pėr tė ndjekur studime pasuniversitare nė Angli e kanė njė mundėsi. Kushdo qė dėshiron tė regjistrohet nė njė kurs 1-vjeēar pasuniversitar nė Mbretėrinė e Bashkuar. Personat qė do tė pėrfitojnė tė drejtėn e studimit do tė mundėsojnė tė zhvillojnė karrierėn e tyre dhe tė bėhen pjesė e njė grupi tė diplomuarish me influencė. Pėr kėtė Anglia ofron bursa Chevening. Programi i bursės Chevening ėshtė njė skemė ēmimesh prestigjioze qė financon studentėt pasuniversitar qė duan tė studiojnė nė Mbretėrinė e Bashkuar. E financuar nga Zyra e Marrėdhėnieve me Jashtė e Komonuelthit dhe administruar nga Kėshilli Britanik, ky program operon nė mbi 150 vende dhe siguron financim pėr rreth 2300 studentė. Afati i fundit pėr plotėsimin e aplikimit on-line ėshtė data 13 janar 2010, ora 17:00.
Mbėshtetja financiare
Nė kuadėr tė Programit tė Bursave "CHEVENING", Ambasada Britanike nė Tiranė njofton se Qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar ofron bursa tė plota pėr programe studimi Master nė universitetet e Mbretėrisė sė Bashkuar, pėr vitin akademik 2010-2011. Kėto bursa ofrohen pėr tė gjithė ata kandidatė, tė cilėt aktualisht punojnė nė fusha prioritare strategjike nė Shqipėri dhe qė, mbas pėrfundimit tė studimeve, janė tė gatshėm qė njohuritė e fituara ti zbatojnė nė vendin e tyre. Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga British Counsil. Ato mbulojnė tė gjitha shpenzimet e shkollimit, udhėtimit dhe tė akomodimit. Bursa Chevening financon 1 vit tė plotė studimi pasuniversitar nė Mbretėrinė e Bashkuar. Kjo pėrfshin: vizė studentore falas; tė gjitha shpenzimet akademike; njė pagė mujore pėr tė mbuluar shpenzimet e jetesės; njė pagesė pėr shpenzimet e udhėtimit; pagesė pėr libra dhe veshje, si dhe kosto e udhėtimit pėr dhe prej Anglisė. Kjo bursė ofron disa programe studimi. Bursa Chevening financon mė shumė kurse Master qė pėrfshijnė njė periudhė 1-vjeēare.
Aplikimi
Kandidati i interesuar duhet tė jetė rezident nė Shqipėri kur tė aplikojė. Studentėt qė fitojnė statusin bursist do tė zbulojnė shumė mundėsi, tė zhvillojnė karrierėn dhe tė bėhen njė lider i ardhshėm nė fushėn pėrkatėse. Pėr tė pėrfituar njė bursė Chevening, kandidati duhet tė jetė njė student pasuniversitar me rezultate tė suksesshme akademike dhe tė ketė njė karrierė nė profesionin e tij. pėr kėtė personi qė aplikon duhet tė paraqesė njė dokument qė vėrteton se ka tė paktėn 2 vjet eksperiencė pune, me tė dhėna qė tregojnė arritjet dhe aftėsitė e tij pėr tė qenė njė udhėheqės nė fushėn pėrkatėse. Gjithashtu aplikanti duhet tė ketė aftėsi tė mira tė gjuhės angleze (shumica e institucioneve angleze kėrkojnė njė minimum IELTS 6.5 pėr pranim nė kurset pasuniversitare). Njė ndėr qėllimet e saj ėshtė tė mbėshtesė kandidatėt e suksesshėm nė rolet e tyre drejtuese pėr tė ardhmen e vendit tė tyre. Aplikantėt do tė pėrzgjidhen ndėrmjet atyre qė dėshirojnė tė ndjekin kurse nė : ekonomik, financė, bankė, ligje, tė drejtat e njeriut, administrim publik, menaxhim, planifikim projekti, media, shkenca politike, marrėdhėnie ndėrkombėtare, trajnim diplomatik dhe studime mjedisi, megjithėse do tė merren nė konsideratė edhe aplikantė pėr fusha tė tjera. Gjithashtu kandidati duhet tė tregojė angazhim pėr tu kthyer nė Shqipėri, ku do tė kontribuojė nė zhvillimin socio-ekonomik.

Si mund tė aplikoni?

Do tju duhet tė dorėzoni kėto dokumente:
- Formėn e aplikimit
- 2 referenca nga dy referentė
- Fotokopje tė diplomave, certifikatave tė marra
- Listėn e notave transkripte tė provimeve qė keni dhėnė.

Programet e studimit pėr master jepen sipas fushave tė mėposhtme:

- Ekonomik
- Financė
- Kontabilitet
- Administrim-biznes
- Komunikacion
- Studime nė fushėn e mbrojtjes
- Gazetari
- Studime pėr Integrimin Evropian
- Drejtėsi
- Marrėdhėnie Ndėrkombėtare
- Shkenca Politike
- Administratė publike

Komuniteti francez i Belgjikės ofron bursa studimi pasuniversitare

Nė kuadėr tė Programit pėr bursat eksellente (Wallonie-Bruxelles International, IN. WBI), Qeveria e Komunitetit francez tė Belgjikės ofron bursa pėr studime pasuniversitare pėr studiues dhe pedagogė tė huaj, tė cilėt janė tė interesuar nė plotėsimin e programeve tė tyre tė doktoratės ose post-doktoratės nė fushat dhe sektorėt mė tė kėrkuar pranė universiteteve tė Komunitetit francez tė Belgjikės, pėr vitin akademik 2010-2011. Fushat ku mund tė paraqiten kėrkesat pėr kėto bursa janė: Transport dhe logjistikė; Inxhinieri mekanike; Shkencat e natyrės; Agro-industri; Aeronautikė-hapėsirė; Shkenca shoqėrore. Afati i fundit pėr dorėzimin e kėrkesave (dosjeve pėrkatėse) tė kandidatėve pėr kėtė kategori bursash ėshtė data 01 mars 2010. Qeveria e Komunitetit francez tė Belgjikės akordon, gjithashtu, bursa afatshkurtra, 1-3 muaj nė fushėn e kėrkimit shkencor. Afatet e dorėzimit tė dosjeve pėr kėto bursa janė: Data 01 shkurt 2010 pėr bursat e parashikuara pėr periudhėn qershor-shtator 2010; Data 01 maj 2010 pėr bursat e parashikuara pėr periudhėn tetor 2010- janar 2011; Data 1 tetor 2010 pėr bursat e parashikuara nė periudhėn shkurt-maj 2011. Pėr njė informacion mė tė detajuar lidhur me mėnyrėn e aplikimit dhe tė pėrgatitjes sė dokumentacionit, tė interesuarit mund ti referohen adresės sė internetit: www.wbi.be dhe tė kontaktojnė me z. Erik Vandelook, i cili ėshtė pika e kontaktit pėr dorėzimin e dokumentacionit, me adresė e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , dhe numėr telefoni: 003224218209.

Me Albtelekom Kompjuteri juaj bėhet mė i shpejtė
Gjiganti i telefonisė fikse dhe shėrbimit tė internetit ALBtelecom, sjell sėrish ofertėn mė fantastike pėr tė klientėt. ALBtelecom ka mbajtur premtimin e dhėnė pėr qytetarėt shqiptarė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė, shpejtėsisė dhe aplikimin e paketave ekonomike pėr telefoninė fikse dhe shėrbimin e internetit. Duke filluar nga data 7 Janar 2009, tė gjithė abonentėt e rinj tė shėrbimit tė ri tė internetit do pėrfitojnė dyfish shpejtėsi me vetėm 999 Lekė nė muaj. Oferta e re e ALBtelecom ju jep mundėsi tė pėrfitoni internet ADSL 2 herė me tė shpejtė pa ndryshuar ēmimin ekzistues. Gjithashtu ALBtelecom ofron falas dhe tarifėn e instalimit pėr tė gjithė abonentėt e rinj. Ndėrkaq kompania ka menduar dhe pėr tė gjithė abonentėt aktualė tė paketės ADSL 256 Kbit/sek, duke u mundėsuar atyre tė pėrfitojnė automatikisht dyfishimin e shpejtėsisė sė internetit pa qenė nevoja pėr procedura shtesė. Pra ēdo abonentėt i ALBtelecom tashmė do tė ketė nė shtėpinė e tij internet 2 herė mė tė shpejtė, pa ndryshuar asgjė nė ēmim. ALBtelecom nė vazhdimėsi ka ofruar pėr klientėt paketa shumė ekonomike dhe cilėsore. Nė tė gjitha pikat e shitjes kushdo mund tė marrė shėrbimin e internetit nė disa paketa, sipas nevoja dhe mundėsive tė klientėve. Paketėn "Ekonomike" ADSL 512/128 Kbit/s tashmė ju mund ta merrni pėr vetėm 999 Lekė/muaj, "ADSL Unlimited" 512/128 Kbit/s pėr vetėm 2,499 Lekė nė muaj. ALBtelecom ka menduar dhe pėr abonentėt familjarė, duke ofruar paketa shumė tė leverdishme. Abonentėt e ALBtelecom kėrkojnė gjithmonė maksimumin dhe pėr ta patur atė, mjafton tė behėn pjesė e paketės "PA LIMIT".

( Thursday, 07 January 2010 13:19 )




Burimi: Observer Sociale

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!