09.02.2010 08:45 - Kategoria: Shqiperia
Ndėrkohė qė pritet organizimi i njė tryeze dialogu pėr zgjidhjen e krizės politike nė vend, kreu i shtetit Bamir Topi nis konsultimet me ndėrkombėtarėt.
Pritet qė presidenti i vendit, zgjedhur si negociator mes Berishės e Ramės, tė takohet sot me ambasadorėt e Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe atė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė akredituar nė Shqipėri.
Nuk ka ende ndonjė njoftim zyrtar, por mėsohet se nė Presidencė pritet tė shkojnė pėr njė takim me kreun e shtetit shqiptar, ambasadori spanjoll, Emanuel Montobio, vendi i tė cilit kryeson presidencėn e radhės tė BE-sė, ambasadori i KE-sė nė Tiranė, Helmut Lohan dhe ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, njofton Shekulli.
Nė qendėr tė takimit do tė jenė bisedat pėr organizimin e tryezės sė dialogut mes pozitės dhe opozitės, njė tryezė qė ndonėse shpresohet shumė, nuk dihet nėse do t'i japė zgjidhje situatės politike. (INA)
Burimi: Ina Shqiperia
lajme.parajsa.com


























































