Zbulohen eshtrat e 13 personave nė Dajt, ishin pushkatuar
09.02.2010 08:45 - Kategoria: Shqiperia
Mbetjet e eshtrave tė rreth 13 personave qė dyshohet se janė pushkatuar nga regjimi komunist janė gjetur sot nė malin e Dajtit.
Vendi ku u gjetėn eshtrat ndodhet nė komunėn e Linzės, rreze malit tė Dajtit, 50 m larg arkives sė Bashkisė sė Tiranės nė malin e Dajtit.
Ka qėnė njė person qė duke kėrkuar eshtrat e babait tė tij tė vrarė nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerėzorė. Pas kėsaj u gėrmua nė zonė nga ekspertė tė fushės tė cilėt varrezat e vogla me trupa tė varrosur cdo 5 metra larg nga njėra-tjetra.
Eshtrat e skeleteve kanė qėnė tė futura nė qese tė zeza.
Gazetari i TVNews24, Besjan Ajazi raportoi nga vendgjarja se eshtrat nė qese nuk ishin tė lidhura as me pranga dhe as me ndonjė mjet tjetėr lidhės.
Eshtrat u dėrguan nė morgun e spitalit tė Tiranės pėr ekspertėziė tė mėtejshme. Xhafer Bregasi, roja i arshivės nė Bashkinė e Tiranės i pyetur nga mediat pėr kėtė zbulim shprehet se "zona ku u gjetėn eshtrat njihet si zonė ku pushkatoheshin njerėz nga regjimi i egėr komunist". Nė vendgjarje ndodhen oficerė tė policisė gjyqėsore qė vazhdojnė tė kqyrin zonėn. (News24/INA)
Burimi: Ina Shqiperia
lajme.parajsa.com


























































