Total: (556,116)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
Elbasan, studentėt nė protestė: Na pėrjashtuan nga e drejta e masterit

Elbasan, studentėt nė protestė: Na pėrjashtuan nga e drejta e masterit

ELBASAN - Studentė tė shkencave tė edukimit nė universitetin "Aleksander Xhuvani" tė Elbasanit kanė protestuar, pasi sipas tyre janė pėrjashtuar nga e drejta e masterit. »»


Fituesit e MND pėr Studime Evropiane

Fituesit e MND pėr Studime Evropiane

12.02.2010 22:08 - Kategoria: Shqiperia

Ministri Tafaj: Pėrmirėsim i procedurave dhe transparencė nė provimeve

Rektorati i Tiranės ka bėrė publike sot listėn e fituesve nė programin Master i Nivelit tė Dytė pėr Studime Evropiane nė Institutin e Studimeve Evropiane tė Universitetit tė Tiranės. Personat e shpallur fitues nga Komisioni i posaēėm vlerėsues do tė duhet tė regjistrohen deri mė datė 15 shkurt nė mjediset e Institutit tė Studimeve Evropiane. Vlerėsimi i kandidatėve u bė nga njė Komisioni i Posaēėm Vlerėsimit me kryetarė Dr.Artan Hoxha, dhe tre anėtarė Prof. Asoc.Dr.Aljula Jubani, Prof.Asoc.Dr.Albana Harshova, Prof.Dr.Edmond Rapti. Aplikimet pėr Master i Nivelit tė dytė nė Studime Evropiane organizuar nga Instituti i Studimeve Evropiane tė UT-sė ishin nė profilet: Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane, Politika dhe Qeverisja nė Evropė; Diplomacia dhe Marrėdhėniet Ndėrkombėtare tė BE-sė. Gazeta "Tirana Observer" boton listėn me 81 fituesit e kėtij programi studimi. Ndėrkohė qė limit i pikėve tė pranuara ka qenė 49.
Arsimi i lartė
Ndėrkohė ministri i Arsimit dhe Shkencės Myqerem Tafaj zhvilloi njė takim pune me drejtuesit e Institucionet e Arsimit tė Lartė Publik nė vend. Ministri Tafaj kėrkoi nga tė gjithė Retorėt pėrmirėsimin e menjėhershėm tė procesit tė zhvillimit tė provimeve nė Universitete dhe transparencė tė plotė tė tyre. "Tė gjitha Universitetet tė marrin masa pėr tė zbatuar metoda qė mbėshteten nė Teknologjinė e Informacionit", tha Tafaj, duke cilėsuar se dixhitalizimi krijon mundėsi pėr mė shumė transparencė dhe thjeshtėzim mė tė madh tė procedurave tė provimeve. Tafaj kėrkoi nga Rektorėt tė marrin mendimet e studentėve pėr nivelin e zhvillimit tė mėsimit dhe korrektėsinė e vlerėsimit nė provime, nėpėrmjet njė formulari anonim. Rektorėt nga ana e tyre shprehėn gatishmėrinė pėr tė vazhduar punėn me hapa konkretė nė realizimin e kėtyre standardeve.

Ministria e Mjedisit: Shtretėrit e lumenjve tė shfrytėzuar pa kriter

Ministria e Mjedisit kėrkon pezullimin e lejeve tė shfrytėzimit tė shtretėrve tė lumenjve pėr inerte. Ministri Fatmir Mediu ka deklaruar nė Komisionin Parlamentar tė veprimtarive prodhuese se situata ėshtė alarmante dhe se shtretėrit e lumenjve janė shfrytėzuar pa kriter nga firmat private duke rrezikuar pėrmbytje dhe erozion. "Duhet tė arrijmė nė frenimin e shfrytėzimit tė lumenjve, sidomos nė gjendjen qė jemi sot sepse kemi vajtur nė tabanet e tyre duke krijuar probleme shumė tė mėdha nė ujėrat nėntokėsore me shpejtėsinė e ujit, tė cilat shkaktojnė pėrmbytje. Duhet patjetėr tė pezullojmė dhėnien e lejeve, tė bėjmė njė studim pėr tė bėrė reduktimin dhe pastaj tė shikojmė dhe njė studim mė tė avancuar pėr tė bėrė dhe investime mė tė qenėsishme nė shtretėrit e lumenjve pėr ti kthyer ata nė kanionet e tyre natyrale apo pėr tė krijuar kanione artificiale qė do tė bėjnė tė mundur shfrytėzimin mė me kriter pa krijuar probleme" theksoi Mediu. Ministri i Mjedisit ka kėrkuar qė tė veprojė Task Forca pėr tė ndaluar aktivitetin e shfrytėzimit tė shtretėrve tė lumenjve pėr inerte nga firmat e paligjshme, numri i tė cilave ėshtė i konsiderueshėm. Masa e gjobave qė ėshtė aplikuar deri tani, sipas Mediut nuk ka sjellė asnjė rezultat.

KKS: Do tė bashkėpunojmė pėr tė goditur fenomenin e korrupsionit nė fakultete

Kėshilli Kombėtar Studentor pėrgėzon goditjen e fenomenit tė mitmarrjes nė sistemin arsimor shqiptarė. Ky fenomen mbetet i dėnueshėm dhe i turpshėm moralisht pėr aq kohė sa "dija" nuk mund tė blihet por duhet tė pėrfitohet kundrejt njė jete akademike tė rregullt shprehet kryetari i strukturės legjitime qė pėrfaqėson studentėt shqiptarė. Nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit, strukturat e Seksionit Kundėr Korrupsionit nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė, nė bashkėpunim me njėsitė hetimore "Taks Forcė" pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, finalizuan me sukses operacionin. "Nė mbėshtetje tė kėtyre operacioneve ne si pėrfaqėsues tė studenteve falėnderojmė strukturat shtetėrore qė bėnė tė mundur goditjen e kėtij fenomeni dhe me fuqinė e fjalės i premtojmė kėtyre strukturave bashkėpunimin tonė maksimal", ėshtė shprehur kryetari i KKS, Qamil Dika. Kėshilli Kombėtar Studentor, sė bashku me Kėshillat Studentorė tė Fakulteteve janė bėrė pjesė e transformimit tė rregullores sė re tė Universitetit tė Tiranės e cila nė pikat e propozuara nga studentėt pėr ndryshim do tė jetė shumė e ashpėr ndaj procesit korruptiv nė fakultete.

British Council Albania jep ēmimin "Shkolla Inovatore e vitit 2010"

British Council Albania nė bashkėpunim me Microsoft Partners in Learning dhe me mbėshtetjen e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, nė pėrfundim tė projektit Future School (Shkolla e sė Ardhmės) organizon ceremoninė e dhėnies sė ēmimit Shkolla Inovatore e Vitit 2010, njė prej 10 shkollave pjesėmarrėse nė konkursin me tė njėjtin emėr. Nė prani tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj, Ambasadores sė Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė, Fiona McIlwham, Drejtorit tė Microsoft Partners in Learning pėr Evropėn, Teo Milev dhe drejtoreshės sė British Council, Clare Sears u prezantuan projekt propozimet e 10 shkollave pjesėmarrėse nė konkurs dhe do tė ndahen ēmime pėr shkollat mė tė mira. Projekti Future School i inicuar nė muajin nėntor 2009 ėshtė organizuar nė formėn e njė konkurrimi mes shkollave mė tė mira nė Shqipėri, ku pėrmes njė sėrė aktivitetesh si workshope, trajnime e takime, shkollat kanė pėrpunuar dhe paraqitur njė propozim tė tyre se si nėpėrmjet pėrdorimit tė teknologjisė dhe tė menduarit krijues mund tė arrihen rezultate mė tė mira nė mėsimdhėnie dhe tė arrihet niveli i shkollimit i ngjashėm me atė tė shkollave evropiane.





Burimi: Observer Sociale

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!