Total: (539,954)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
mira kurti

Intervistė "pėr tė gjitha" me Albin Kurtin: Ju shpjegoj "ndryshimin" tim!

Sot nė parlamentin e Kosovės votohet qeveria e re. A bėri kompromis kreu i Vetėvendosjes qė pranoi koalicionin? Ēmendon ai pėr prioritetet e vendit, pėr qeverinė Thaēi dhe raportin qė duhet tė ketė atdheu i tij me BE-nė dhe Serbinė. Radikalizmi islamik pėrballė fesė myslimane. »»


Gjuhėt e Huaja, pazar me kuponėt pėr mbrojtjen e Anglishtes nė shtet

Gjuhėt e Huaja, pazar me kuponėt pėr mbrojtjen e Anglishtes nė shtet

20.02.2010 00:05 - Kategoria: Shqiperia

Gjuhėt e Huaja, pazar me kuponėt pėr mbrojtjen e Anglishtes nė shtet


Jonida Tashi

Skandal me shitjen e kuponėve pėr mbrojtjen e Anglishtes nė shtet. Mjaft tė interesuar pėr tė mbrojtur njė gjuhė tė tillė pranė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja nė kryeqytet akuzojnė drejtuesit e kėtij tė fundit se po i shesin nė treg tė zi kuponėt e regjistrimit. Sipas aplikantėve qė duan tė mbrojnė Anglishten tek Gjuhėt e Huaja, disa prej tė cilėve kanė tre muaj qė presin tu jepet njė mundėsi e tillė, kuponėt e regjistrimit qė lėshon Fakulteti u jepen kandidatėve tė tjerė nė mėnyrė abuzive. Ndėrkohė, mėsohet se e njėjta situatė ėshtė pėrsėritur edhe ditėn e djeshme nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Kėshtu, megjithėse ditėn e djeshme, vetė Fakulteti e kishte shpallur si afat regjistrimi pėr tė interesuarit, nė orėn 11.00 tė paradites sė kaluar, nė sekretarinė e Gjuhės Angleze nuk gjendej mė asnjė kupon regjistrimi. Nė kėtė situatė tė vazhdueshme, ata qė janė indinjuar mė shumė janė kandidatėt qė kanė disa muaj qė presin ti nėnshtrohen provimit tė mbrojtjes sė Gjuhės Angleze nė shtet, pasi pėrveē avarive tė nxjerra nga Fakulteti, njė pjesė e mirė e tyre, qė janė tė punėsuar, jo vetėm qė u ėshtė dashur tė braktisin pėr disa orė punėn, por ky penalizim i padrejtė, sipas tyre, po u "djeg" edhe mundėsinė e specializimeve pasuniversitare, tė cilat kėrkojnė dėshmi tė Anglishtes.
Radhėt
Pėrveē shitjes sė kuponėve tė regjistrimit nė mėnyrė abuzive dhe jo sipas aplikantėve qė paraqiten te Gjuhėt e Huaja pėr tė mbrojtur Anglishten, nė oborrin e kėtij Fakulteti 15-ditshin e parė tė ēdo muaji tė zė syri qindra kandidatė qė presin nė radhė pėr mbrojtjen e gjuhėve tė huaja. Kėshtu, nė kėtė Fakultet ndodh shpesh qė brenda tri ditėve tė plotėsohen 100 vendet e vėna nė dispozicion vetėm pėr mbrojtjen e Anglishtes. Ndonėse nga Departamenti i Mbrojtjes sė Gjuhėve, afati i regjistrimit pėr tė dalė para komisionit, ėshtė caktuar data 1 deri nė datė 15 tė ēdo muaji, dje ishin zėnė tė gjitha vendet qė nė orėt e para tė mėngjesit. Ata mė tė mirinformuarit kishin zėnė radhėn qė nė 7 e gjysmė tė mėngjesit, ndėrsa rreth orės 11.00 ishte e pamundur, qė tė kishe ndonjė shans pėr tė kryer procesin e regjistrimit. Sipas sekretareve, fluksi i kėrkesave ka nisur qė muajin e kaluar, kjo edhe pėr faktin se gjatė periudhės dhjetor-janar njė pjesė e konsiderueshme e aplikantėve kėrkojnė ta mbrojnė kėtė gjuhė pėr tė vijuar studimet e ciklit tė dy tė apo tė tretė. Fluksi i kėrkesave pėr tė mbrojtur Anglishten ėshtė disa herė mė i lartė karshi gjuhėve tė tjera tė huaja si Italishtja e Gjermanishtja. Mė pak tė kėrkuara mėsohet se janė gjuhėt e tjera tė huaja, tė cilat nuk ėshtė se kėrkohen si kusht pėrzgjedhės pėr studime tė mėtejshme apo vende pune. Sekretaret sqarojnė se pėr gjuhėt e huaja si Rusishtja apo Turqishtja regjistrimet nuk plotėsohen asnjėherė. Ndėrsa pėrsa i pėrket kandidatėve qė kėrkojnė tė mbrojnė Anglishten, burime nga Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja, shpjegojnė se pjesa mė e madhe e personave, qė regjistrohen janė studentė, por midis tyre nuk mungojnė edhe tė punėsuarit nė shtet e privat.
Mbrojtja
Pėr tė marrė certifikatėn e mbrojtjes sė njė gjuhe tė huaj tė caktuar, sipas rregullave tė vendosura nga departamenti pėrkatės nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, duhet tė kalosh dy prova. E para ėshtė testi i gramatikės me shkrim, ndėrsa e dyta ėshtė dalja para komisionit ku kandidati referon me gojė. Nė bazė tė kėtyre dy provave, vendoset nota pėrfundimtare. Por ēdo muaj kėtė procedurė nuk mund tė kryejnė mė shumė se 100 persona pėr ēdo gjuhė. "Regjistrimet mbyllen pasi numri i kandidatėve arrin 100 vetė",- thuhet nė njoftimin e afishuar tė Departamentit tė gjuhėve. Ky proces nuk mund tė kryhet nėse pranė sekretarisė i interesuari nuk dorėzon mandat pagesėn prej 3 000 lekėsh, njė dokument identifikimi dhe fotokopje tė diplomės (pėr ata qė kanė mbaruar arsimin e lartė. Veē tyre, duhen edhe dy fotografi personale. Pas regjistrimit, deri nė datė 15 tė ēdo muaji, para komisionit kandidatėt dalin ēdo datė 25 tė tij. Ndėrsa certifikatat pėrkatėse tėrhiqen muajin qė vjen. Kjo dėshmi njihet zyrtarisht nga shteti dhe nga privati. Dokumentet
Dokument identifikimi
Mandat pagese prej 3000 lekėsh nė bankė
Fotokopje diplome (pėr tė diplomuarit)
Vėrtetim tė punės apo shkollės qė ndjek (pėr ata qė skanė diplomė)

Historiku Katedra e gjuhės Angleze
Katedra e gjuhės Angleze ėshtė themeluar nė shtator tė vitit 1960. Kjo ishte katedra e dytė e gjuhėve tė huaja qė hapej nė Universitetin shtetėror tė Tiranės, pas asaj tė gjuhės ruse. Destinacioni i vetėm ishte pėrgatitja e mėsuesve tė ardhshėm tė gjuhės angleze dhe Gjuhės e Letėrsisė shqipe pėr shkollat e mesme dhe tetėvjeēare. Duke filluar nga viti 1965, katedra filloi punėn e saj pėr hartimin e programeve tė reja mėsimore, si dhe pėr hartimin e teksteve bazė tė shumė lėndėve. Nė kėtė mėnyrė, ajo filloi tė formėsohet jo vetėm si njėsi administrative mė vete, por edhe si njėsi mėsimore e shkencore e pavarur. Duhet theksuar se, duke filluar nga kjo periudhė, pedagogėt e kėsaj katedre kanė punuar jo vetėm nė fushėn e mėsimdhėnies, dhe nė fushėn e kualifikimit tė mėsuesve tė Anglishtes, por edhe nė atė tė kualifikimit tė tyre tė mėtejshėm, sidomos nė fushėn e mbrojtjes sė disertacioneve, pėrpilimit tė fjalorėve tė ndryshėm, pėrkthimeve, etj. Nė mėnyrė qė tė plotėsohen mė mirė kėrkesat e kohės, si dhe ato tė tregut tė punės pėr specialistė tė profilizuar, gjatė periudhės 1997-1998, nė vazhdim tė pėrpjekjeve tė mėparshme, nė Departamentin e Anglishtes u hartuan plane tė reja mėsimore, tė cilat parashikonin futjen e dy profileve tė reja, pėrkatėsisht: Pėrkthim-interpretim dhe Studime britanike e amerikane. Planet e reja mėsimore u zbatuan pėr herė tė parė gjatė vitit akademik 1998-1998 dhe vijuan deri nė vitin akademik 2004-2005. Duke filluar nga viti akademik 2005-2006 Departamenti i Gjuhės Angleze filloi zbatimin e kurrikulave tė reja nė kuadrin e procesit tė Bolonjės. 16 Shkurt 2010




Burimi: Gazeta Albania Sociale

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!