Total: (539,659)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
1

Mbi 65 pėrqind e reklamave nė shtypin e shkruar bėhen nga bashkia e Bashės

Tė dhėnat e mbledhura nga BIRN nga baza e tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave tregojnė se Tirana ka shpenzuar pėr reklama nė median e shkruar mė shumė se ēdo njėsi tjetėr vendore nė vitin 2014. »»


Kush janė 6 personat mė tė kėrkuar nga Interpoli

Kush janė 6 personat mė tė kėrkuar nga Interpoli

04.08.2010 16:05 - Kategoria: Shqiperia

Kush janė 6 personat mė tė kėrkuar nga Interpoli


Artan CENA
TIRANĖ - Disa prej tyre kanė mė shumė se 15 vjet qė janė nė kėrkim ndėrkombėtar, e disa tė tjerė pak mė shumė se 1 vit. Gjashtė janė personat mė kėrkuar nga Policia shqiptare nė tė gjithė botėn. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burimet zyrtare tė uniformave blu. Tė gjashtė super tė kėrkuarit janė tė gjithė tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm me akuzėn e vrasjes. Listėn e kryeson Gentian Take dhe pėrfundon me David Gjokejėn, tė dėnuar pėr vrasje tė dyfishtė. Emrat dhe fotot e tyre janė tė publikuar dhe nė uebin zyrtar tė Policisė sė Shtetit, por informacioni pėr kapjen e tyre ėshtė zero.
Kėrkimet
Policia shqiptare dhe kolegėt e saj nė tė gjithė botėn kanė nė listėn e personave me tė kėrkuar dhe gjashtė shqiptarė, tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr vrasje. Pėr vite me radhė kėta persona janė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nga Interpol Tirana, por po vazhdojnė tė gėzojnė lirinė e plotė. Ata gjenden tė fshehur nė vende tė ndryshme tė botės, edhe pse kanė marrė dėnime tė formės sė prerė nga ana e Drejtėsisė shqiptare, nė mungesė, pėr veprat qė kanė kryer. Tė gjithė mbajnė mbi supe histori tė ndryshme, te cilat janė shkruar nga pėrfaqėsues tė akuzės dhe kanė zėnė vend nė dosje. Emri i tyre i cilėsuar si i pandehur ka pėrshkruar njė rrugė nė tė gjitha hallkat. Edhe pse nė listėn e Interpolit Internacional ndodhen mė shumė se 200 shqiptarė tė shumėkėrkuar nga vendi ynė nė tė gjithė botėn, gjashtė prej tyre janė super tė kėrkuarit. Ata nuk dihet se ku ndodhen tė fshehur dhe nuk janė zbuluar se ku jetojnė.
Policia
Policia e Shtetit, nėpėr analiza tė ndryshme, pėrveē t tjerave, gjithmonė i rikujton tė kėrkuarit qė kanė pėr tė vuajtur dėnimin e marrė nga gjykatat. Lista me emrat dhe fotot e shqiptarėve mė tė kėrkuar nė botė ėshtė e shpėrndarė nėpėr komisariatet e vendit. Ajo i ėshtė dhėnė Interpolit Internacional, qė i ka inkuadruar nė listėn e plotė tė tė shumėkėrkuarve nga e gjithė bota, bashkė me fotot dhe tė dhėnat e tyre. Sipas njė raporti tė zyrės sė Interpolit nė Ministrinė e Brendshme bėhet e ditur se shumė tė kėrkuar shqiptarė kanė kryer operacione plastike nė fytyrė. Duke i shtuar kėsaj edhe ndryshimin e identitetit, ata u kanė shpėtuar prangave.

Personat mė tė kėrkuar:
Gentian Take, i kėrkuar pėr vrasje, dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
Marjan Rroku, vrasje tė dyfishtė, dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
Ndriēim Sadushi, vrasje dhe bandė e armatosur, dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
Besnik Shahaj, vrasje tė katėrfishtė, dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
Gjovalin Lesi, vrasje tė dyfishtė, dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
David Gjokeja, 43 vjeē, vrasje e dyfishtė, dėnuar me burgim tė pėrjetshėm

Sektori i ri
Tani kriminelėt kapen dhe nėpėrmjet internetit
TIRANĖ - Teknologjia ka ecur para me shpejtėsi dhe kėtė risi po mundohet ta pėrdorė dhe Policia shqiptare. Para pak kohėsh, Policia e Shtetit vendosi qė tė ngrejė njė sektor tė ri pėr zbulimin e krimit, atė tė luftės kibernetike (internetit). Siē bėhet e ditur, kompjuteri dhe sajtet e shumta tė informimit dhe komunikimit elektronik e kanė bėrė qė bota tė jetė fare e vogėl tanimė. Brenda pak sekondash njė fotografi dhe njė informacion mund tė pėrhapet nė tė gjithė globin falė avancimit tė teknologjisė. Falė sajteve si Facebook, miliona njerėz komunikojnė njėherėsh mes tyre nga njeri cep i globit nė tjetrin. Por teknologjia ka edhe telashet e saj. Elektronika ka armiqtė e saj, qė nuk janė vetėm viruset, por edhe hakersat. Ata janė tė aftė tė kopjojnė dhe zbulojnė fjalėkalimet e e-mail-eve e adresave tė tjera dhe mund tė manipulojnė informacionin qė u kalon tė tjerėve, duke kanosur e kėrcėnuar, duke fyer e ofenduar nga adresa tė panjohura. Ky ėshtė krimi kibernetik, lloji mė i ri i krimit, i cili ka diktuar hapjen e njė zyre tė veēantė edhe nė Shqipėri. Hergis Jica ėshtė shef i seksionit kundėr krimeve kompjuterike nė Policinė e Tiranės. Ai thotė se para hakersave thuajse jemi tė pambrojtur, por nėse kėrkon njė fjalėkalim tė sigurt, ai duhet tė ketė 12 karaktere dhe jo vetėm me shkronja, por edhe numra dhe shenja pikėsimi. Por edhe ky duhet ndėrruar ēdo ditė, gjė tė cilėn pakkush e bėn. Dhe, pėr pasojė, denoncimet ndaj kėrcėnimeve dhe fyerjeve nė internet janė shtuar sė fundi. "Ēdo person mund tė kryejė njė vepėr tė caktuar nė krimet kompjuterike me anė tė programeve qė thyejnė kodet. Shpeshherė adresat e e-mail-it qė mund tu thyhen kodet, mund tė bėhen nga administratori i rrjetit", - thotė Jica. Mes kallėzimeve tė shumta policia ka nė dorė edhe raste tė pėrdorimit tė identitetit tė personave tė tjerė nė adresėn e Facebook-ut. "Nė Facebook ka pasur raste kur ėshtė pėrdorur identiteti i tyre nė formėn e talljes. Zakonisht kjo bėhet nga persona qė mund tė kenė pasur konflikte mė pėrpara", shpjegon Jica. Zyra e krimeve kompjuterike ka kryer operacione tė njohura pėr goditjen e grupit qė klononte karta bankare ku u arrestuan 17 persona tė implikuar nė mėse 400 raste tė vjedhjes se bankave si dhe operacioni "Konkord", i cili shkatėrroi njė grup personash pėr mashtrim kompjuterik qė kishin arritur tė vidhnin mbi 100 mijė euro.
4 Gusht 2010




Burimi: Gazeta Albania Aktualitet

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!