Total: (530,005)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
2

Arrestohen dhe pesė punonjės tė BSH pėr vjedhjen

Policia e Tiranės ka vėnė nė pranga pesė punonjės tė Bankės sė Shqipėrisė, tė cilėt mendohen tė kenė lidhje me super vjedhjen e kėtij institucioni. ndėrkohė qė njė punonjės ėshtė shpallur nė kėrkim. »»


Vaji, zbulohet abuzimi me ēmimin, ja fitimi

Vaji, zbulohet abuzimi me ēmimin, ja fitimi

13.02.2008 11:41 - Kategoria: Shqiperia

Dje nė Durrės, njė litėr vaji u shit me 270 lekė, ndėrsa flitet se pėr pak ditė, e njėjta sasi do tė shkojė nė 300 lekė duke rėnduar kėshtu konsumatorin 

Doganierė tė Durrėsit, si dhe ekspertė tė laboratorit ushqimor pohojnė se nė tregun e vajit ka spekulime. Dje nė Durrės, njė litėr vaji u shit me 270 lekė, ndėrsa flitet se pėr pak ditė, e njėjta sasi do tė shkojė nė 300 lekė. Me njė pėrllogaritje tė thjeshtė tė ekspertėve, grosistėt e vajit fitojnė rreth 80 lekė pėr ēdo litėr. Ata kanė llogaritur koston e vajit, duke pėrfshirė qė nga transporti, TVSH-ja si dhe kostot e tjera tė procesit tė rafinimit, ku rezultoi se njė litėr vaji shkon rreth 165 lekė. Sot nė treg shumice, litra e vajit kushton 250 lekė, pra gati 80 lekė fitim pėr ēdo litėr tė shitur. Rritja e ēmimit tė vajit bėhet menjėherė pas rritjes sė bukės, duke rrėnduar kėshtu xhepat e konsumatorėve. Sipas doganierėve tė Durrėsit, tė cilėt kalojnė nė sitėn e tyre rreth 80 pėr qind tė sasisė sė vajit qė hyn nė vendin tonė, nė tregtinė e kėtij produkti ka spekulim. ”Tregtarėt e mėdhenj luajnė me norma tė larta fitimi”, - thonė ata.
BURSA
Me tė gjitha rrugėt qė pėrshkon vaji qė nga vendi i origjinės deri nė dyqanet e rrjetit tregtar tė vendit tonė, duke llogaritur tė gjitha kostot, sėrish ēmimi i kėtij produkti konsiderohet i majmė. Dje ēmimi i vajit tė papėrpunuar nė bursėn ndėrkombėtare varionte nga 1315-1390 USD toni. Nė vendin tonė, thuajse e gjithė sasia e vajit me tė cilėn furnizohet tregu hyn e papėrpunuar dhe pas rafinimit dhe ambalazhimit del nė treg. Janė katėr kompani tė cilat dominojnė tregun tonė: OLIM, FLORIOL, FIOL dhe KRISTAL. Qė tė katra furnizohen nė tė njėjtin vend, nė Ukrainė. Kėto kompani kanė linja tė rafinimit dhe tė ambalazhimit tė vajit. Njė ton vaj nė fabrikėn e prodhimit kushton 1315 USD. Kėsaj shifre i shtohet edhe vlera e transportit, e cila ėshtė 40 USD pėr ton. Nė portin e Durrėsit 1 ton vaj hyn me vleftėn 1355 USD. Dogana e Durrėsit e takson vajin me vlerėn e TVSH-sė, e cila ėshtė 20 pėr qind e vlerės sė faturės. Pra, nga dogana 1 ton vaj del me vlerėn 1625 USD. Pas doganės ky vaj i nėnshtrohet procesit tė rafinimit i cili konsiston nė deodorimin ose largimin e erės dhe deklorimin ose heqjen e ngjyrės. Ai futet nė kėtė proces 98 pėr qind i gatshėm. Pėr kėtė shkak, ka dhe zėra se vaji kalon direkt nė proces ambalazhimi nėpėr shishe plastike, nė njė kohė qė nė doganė zhdoganohet si lėndė e parė pėr prodhimin e vajit. Ndėrkohė qė emėrtimin e tij kudo e gjen me emrin ”vaj”.
KOSTOJA
Sipas ekspertėve tė laboratorit ushqimor nė Durrės, i cili analizon kampionėt e vajit pėrpara se ai tė zhdoganohet, rezulton se kostoja e kėtij procesi ėshtė mjaft e leverdishme dhe nuk arrin as 3 pėr qind tė kostos me tė cilėn ai futet nė rafinim, duke llogaritur edhe ambalazhimin. Nė kėtė pikė, vlera e 1 toni arrin 1650 USD deri nė 1660 USD. Nė kėtė fazė ai ėshtė i gatshėm pėr treg. Nėse do ta vlerėsojmė dollarin 1 me 1 me lekun tonė, atėherė njė 1 litėr vaj nė kompanitė grosiste me shumicė del me vlerėn 165 deri 166 lekė. Realisht kėto kompani e shesin vajin me shumicė me vlerėn 250 lekė pėr litėr, duke realizuar njė normė fitimi 80 lekė pėr ēdo litėr tė shitur ose gati 1/3 e vlerės reale tė kostos sė prodhimit.Artur Korriku





Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!