Total: (548,591)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
1

SHĖNIM: PD kėrkon Fuqitė e Mėdha

Nga Alqi Koēiko Opozita ėshtė nė gjendjen mė tė keqe tė mundshme. Ky konstatim mund tė thuhej vazhdimisht kėto muajt e fundit, por mė i vėrtetė se kurrė ėshtė kėto orė. »»


Arratisja e Admir Tafilit, zyrtari i PD kėrkoi lejen

Arratisja e Admir Tafilit, zyrtari i PD kėrkoi lejen

24.10.2010 16:24 - Kategoria: Shqiperia

Arratisja e Admir Tafilit, zyrtari i PD kėrkoi lejenTIRANE-Shteti pėrfshihet nė skandalin e arratisjes sė Admir Tafilit nga burgu i Lezhės. Ėshtė pikėrisht kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Lorenc Luka, i cili mė datė 27.09.2010 i ka kėrkuar burgut tė Lezhės qė t'u japė leje dy vėllezėrve Tafilaj, Gencit dhe Admirit. "Vėrtetim, me tė cilin vėrtetojmė se znj. Kimete Tafili ėshtė e sėmurė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, prandaj Bashkia Shkodėr i bėn kėrkesė Qendrės sė vuajtjes sė dėnimit Shėnkoll Lezhė, qė brenda mundėsive t'u jepet leje 5-6 orėshe dy djemve tė sė lartpėrmendurės, pikėrisht Admir Tafilit dhe Genc Tafilit.

Duke pritur nė pritje tė kėrkesės sonė, ju urojmė punė tė mbarė institucionit tuaj", shkruhet nė letrėn e firmosur nga Lorenc Luka. Madje dallohet qartė nė shkresė qė ka qenė Luka ai qė i ka kėrkuar sektorit juridik, sektorit tė policisė, sektorit pėr edukim dhe sektorit tė shėndetėsisė, "pėr veprim". Luka, pėrveēse mban postin e kreut tė Bashkisė sė Shkodrės, ėshtė njėkohėsisht nėnkryetar i Partisė Demokratike tė kėtij qyteti. Shkresa e nėnshkruar prej tij si dhe tė tjerat, janė depozituar pranė Prokurorisė sė rrethit tė Lezhės, e cila po heton pėr ngjarjen qė tronditi rėndė sistemin e burgjeve nė Shqipėri. I tė sė njėjtės datė me shkresėn e kryetarit tė Bashkisė sė Shkodrės, pra mė 27.09.2010, ėshtė edhe vėrtetimi qė doktoreshė Koleta Suma ka bėrė pėr sėmundjen e rėndė tė Kimete Tafilit. Nė shkresė thuhet ndėr tė tjera, se "sėmundja qė ka nėna e dy tė burgosurve, ka nevojė pėr praninė e tė gjithė familjarėve". Doktoreshė Suma nė shkresėn e saj nuk shprehet se sa urgjente ėshtė prania e familjarėve pranė zonjės Kimete Tafili dhe nuk jep asnjė afat se kur duhet tė jenė djemtė e saj nė spital. Njė shkresė tjetėr nga dosja e Prokurorisė sė Lezhės ėshtė certifikata familjare e dy vėllezėrve Tafili, marrė nė Gjendjen Civile tė Shkodrės. Ajo ėshtė marrė njė ditė mė vonė se dy shkresat e mėsipėrme, pikėrisht mė 28.09.2010. Shkresat nga institucionet e pushtetit lokal nė Shkodėr janė marrė tė gjitha nė pak ditė, pra 27/28 shtator, ndėrsa arratisja e Admir Tafilit, i liruar nga burgu sė bashku me tė vėllanė pėr njė leje 9-orėshe, ndodhi pasditen e 2 tetorit 2010.
Arratisja
Leja pėr dy vėllezėrit Tafili ėshtė dhėnė nga ora 09:00 e paradites deri nė orėn 18:00 tė pasdites. Admiri ishte dėnuar me 20 vjet heqje lirie, ndėrsa Genci me 25 vjet. Akuza ndaj Admirit ėshtė se ka marrė pjesė nė plagosjen e shefit tė krimeve tė Malėsisė sė Madhe, Prel Pjetrushajt mė 2001-in. Familja Tafili pretendon se ky zyrtar i policisė u ka vrarė kreun e familjes, Bahri Tafilin, si dhe u ka kėrcėnuar familjen. Genci ėshtė dėnuar edhe pėr vrasjen e drejtorit tė Policisė sė Shkodrės, Arben Zylyftari nė vitin 2000. Menjėherė pas arratisjes sė tyre mė datė 2 tetor ka reaguar dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)Lidhje te tjeraVIDEO: Arratisja e Admir Tafilit, zyrtari i PD kėrkoi lejen




Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!