Total: (509,254)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
naco kld

Naēo: Rrėfej KLD-nė nga brenda

Ēfarė kupton Ministri i Drejtėsisė Nasip Naēo me termin "Korporatė Gjyqėsore". Cilat janė disa vendime tė pashembullta tė KLD-sė, tė cilat kanė paralizuar punėn e dhjetėra gjykatave dhe kanė ēuar nė promovimin e tarafit tė KLD-sė. »»


Shkollat e larta gati koeficientėt, sot behen publike

Shkollat e larta gati koeficientėt, sot behen publike

26.02.2008 15:02 - Kategoria: Shqiperia

Sipas drejtoreshės sė Arsimit tė Lartė, MASH dhe AVA do tė botojnė disa fletė-palosje apo broshura qė do tė pėrmbajnė tabelėn e koeficientėve 

Koeficentėt e lėndėve me zgjedhje dhe llojit tė shkollės sė mesme, do tė publikohen sė shpejti. Universiteti i Tiranės do tė nbėjė gjatė ditės sė sotme publike propozimet pėrkatėse, ndėrsa tashmė kanė mbėrritur nė ministri propozimet e Akademisė sė Sporteve, Universitetit tė Korēės dhe Bujqėsori.
Propozimet
"Nė universitete ėshtė dėrguar njė shkresė ku ėshtė kėrkuar qė kėto institucione tė sjellin propozimet e tyre pėr koeficientėt. Akademia e Fiskulturės, Universiteti Bujqėsor dhe ai i Korēės, i kanė sjellė, ndėrsa Universiteti i Tiranės do t'i sjellė nesėr, - ka shpjeguar drejtoresha e Arsimit tė Lartė nė MASH, Elida Hoxha. - Kėto dy ditė do tė marrim tė gjithė informacionin qė do tė shpėrndahet nė Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe mė tej nė shkollat e mesme. E rėndėsishme ėshtė qė nxėnėsit tė njihen me koeficientėt e lėndėve me zgjedhje dhe tė llojit tė shkollės sė mesme. Nė bazė tė tyre ata do pėrcaktojnė lėndėt qė do japin nė provimet me zgjedhje, tė pėrputhshme me degėt e universiteteve qė ata duan tė ndjekin". Sipas drejtoreshės sė Arsimit tė Lartė, MASH dhe AVA do tė botojnė disa fletė-palosje apo broshura qė do tė pėrmbajnė tabelėn e koeficientėve, nė mėnyrė qė ky informacion tė shkojė deri te maturanti. Vitin e kaluar koeficientėt e shkollave tė larta janė publikuar pėrpara afatit tė dorėzimit tė formularit A1. nė mėnyrė qė maturantėt tė mund tė zjedhin ata lėndė qė kanė mė shumė pikė, nė varėsi tė shkollės sė mesme qė ata kanė mbaruar.
Koeficientėt
Ashtu si edhe gjatė dy Maturave ėt kaluara, janė dy lloje koeficietėsh pėr pranimet nė shkollat e larta: tė llojit tė shkolės sė mesme dhe tė lėndėve me zgjedhje. Qė do tė thotė se pėr ēdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion 5 koeficientė nga 1.0 deri nė 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4) me tė cilėt vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme, qė dallohen nga planet dhe programet qė zbatojnė. Mundet tė vendoset i njėjti koeficient pėr 2 e mė shumė lloje shkollash. Secila nga 3 notat e para (nota mesatare dhe 2 notat pėr provimet e lėndėve tė detyruara matematikė e gjuhė-letėsi) shumėzohen me koeficientėt e vendosur nga dega e fakultetit respektivisht llojit tė shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati. Ndėrsa koeficientėt e lėndėve me zgjedhje, tė preferuar nga dega e shkollės sė lartė kanė nė dispozicion 2 koeficentė: 1.3 ose 1.0. Me 1.3 shumėzohet nota e provimit me zgjedhje qė ėshtė e parapėlqyer dhe me 1.0 nė rastin e kundėrt. Kėta koeficientė nuk varen nga lloji i shkollės sė mesme qė ka kryer kandidati pėr student. Secila nga 2 notat lėndėve me zgjedhje shumėzohen me koeficientėt e llojit tė lėndės (1.0 dhe 1.3) tė vendosur nga dega e fakultetit. Skema e pranimit nė shkollėn e lartė, pra Matura Shtetėrore, kaparasysh edhe larminė e shkollave tė mesme dhe programit mėsimor tė tyre. Zbatimi i kėtij sistemi koeficentėsh reflekton pikėrisht kėtė larmi, pėr tė zbatuar gjithmonė e mė mirė parimin e meritės pėr tė shkuar nė shkollėn e lartė.







Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!