Total: (509,410)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Hila: Emri im nuk mund tė pėrdoret si ēimēakiz!

E pranon gjobėn prej 500 mijė lekėsh tė vjetra dhe thotė se brenda dy ditėsh do tė depozitojė deklaratėn pėr pasurinė nė institucionin e IKDKP-sė. Sqaroj se si Zėvėndėsministėr, e pranoj pagesėn e gjobės pėr mosdijen time dhe shkeljen e afateve. »»


Vlerėsimi, formulat e llogaritjes sė pikėve

Vlerėsimi, formulat e llogaritjes sė pikėve

24.02.2012 12:56 - Kategoria: Shqiperia

Matura shtetėrore

Provimet, 2-3 teste pėr lėndėt me zgjedhje, 8 kredite nė total

Maturantėt e kėtij viti do tė testohen nė mė shumė lėndė me zgjedhje, krahasuar me pėrvojat e kaluara tė Maturės Shtetėrore.

Drejtori i arsimit tė mesėm nė MASH, Ndriēim Mehmeti, sqaron se kjo ėshtė fakultative, jo e detyruar, mjafton qė maturanti tė grumbullojė prej lėndėve qė zgjedh 8 kredite nė total. Nė udhėzimin e maturės 2012 listohen 22 lėndėt me zgjedhje, qė mund tė zgjedhin nxėnėsit pėr tu testuar, njėkohėsisht kreditet qė ofron secila. Nė tė sqarohet se tė rinjtė janė tė detyruar tė pėrzgjedhin 2 lėndė me zgjedhje, tė cilat mund tu ofrojnė atyre 8 kredite, pa pėrzgjedhur njė tė tretė. Por, pėr herė tė parė, kėtė vit atyre u jepet mundėsia qė nė kėtė grup provimesh tė japin edhe njė lėndė tė tretė me zgjedhje, duke marrė parasysh kushtin qė numri i krediteve tė jetė jo mė pak se 8 nė total. Zyrtarisht sqarohet se ėshtė vendosur qė gjuhėt e huaja tė jenė prioritare, pėr pasojė me numrin mė tė lartė tė krediteve, ēka i favorizon maturantėt pėr tė mos iu nėnshtruar 3 testeve.

"Kandidatėt e maturės 2012, tė cilėt kanė dhėnė provime me zgjedhje dhe janė vlerėsuar me notė mė tė lartė se 4.5, mund ti mbartin ato nga viti i kaluar. Nė qoftė se numri i krediteve tė lėndėve tė dhėna rezulton mė i vogėl se 8, atėherė kandidatėt janė tė detyruar tė japin edhe njė lėndė tjetėr me zgjedhje pėr tė plotėsuar kėtė kusht. Ēdo maturant mund tė zgjedhė njė ose dy gjuhė tė huaja si provim me zgjedhje, me kusht qė njėra tė trajtohet si gjuhė e huaj e parė dhe tjetra si gjuhė e huaj e dytė, nė pėrputhje me kreditet pėrkatėse, qė janė 10 dhe 6", thuhet nė udhėzimin e Maturės Shtetėrore 2012.

Pikėt

Pėr sa i pėrket llogaritjes sė pikėve, kėtė vit do tė zbatohen dy formula. Kjo, pasi maturantėt do tė kenė mundėsi qė nė vartėsi tė dėshirės tė japin edhe njė lėndė tė tretė me zgjedhje.

Ndėrsa pėr u takon koeficienteve nė udhėzim thuhet: "Koeficienti 0.2 tregon qė nota mesatare (M1), gjuha shqipe, letėrsia (D1) dhe matematika (D2), kanė secila nga 20% tė peshės sė vlerėsimit pėrfundimtar. Koeficienti 0.4 tregon qė lėndėt me zgjedhje nė total, sė bashku kanė 40% tė peshės sė vlerėsimit pėrfundimtar". Sipas tij, shumėzimi me 5 nė dy formulat e vendosura bėhet pėr efekt tė referimit me pikėt nė proceset e maturave tė mėparshme. Nė udhėzim janė pėrcaktuar edhe koeficientet pėr profilet e shkollave. Ato do tė variojnė nga 1 deri nė 1.4, ndėrkohė qė nė total janė 5.

"Koeficientet pėr lėndėt me zgjedhje, sipas programeve tė studimit nė IALP, do tė jenė gjithashtu 5. Pėrkatėsisht, 1, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4", thuhet nė udhėzimin mė tė fundit tė hartuar nga specialistėt e Ministrisė sė Arsimit.

Formulari A1 dhe A1Z

Duke iu referuar udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit, maturantėt do tė kenė 20 ditė kohė pėr plotėsimin e formularėve, nga data 20 shkurt-10 mars, datė kur tė rinjtė do tė dorėzojnė tė plotėsuar dokumentet nė drejtoritė e shkollave tė tyre. Zyrtarisht sqarohet se nxėnėsit mund tu drejtohen drejtorive tė shkollave nga ora 08.00-15.00 ēdo ditė, duke nisur nga e hėna deri mė datė 30 mars. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave, mėsohet se mėsuesi kujdestar do tė shėrbejė edhe si instruktor pėr nxėnėsit e tij, me qėllim qė tė evitojnė gabimet dhe tu pėrmbahen rregullave tė parashikuara nė udhėzim.





Burimi: SHQIP Sociale

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!