Total: (543,276)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
20060308063726_08030614_5R9ah

PAK MĖ MAJTAS, JU LUTEM!

"Prova morale e njė qeverie varet nga fakti se si kjo qeveri i trajton tė rinjtė, fėmijėt, pleqtė, tė sėmurėt dhe nevojtarėt" Hubert H. »»


Nisin sot aplikimet per shkollen e policisė "Arben Zylyftari"

Nisin sot aplikimet per shkollen e policisė "Arben Zylyftari"

21.05.2008 12:01 - Kategoria: Shqiperia

NgaGerti Xhaja
Nisin sot aplikimet pėr 150 vendet e reja nė shkollėn e policisė "Arben Zylyftari". Konkurentet do ti nenshtrohen testit me shkrim dhe atij fizik. Ndėrsa 10 korrik provimi me shkrim te Pallati i Kongreseve 

TIRANE- Sot startojnė aplikimet pėr 150 vendet e reja nė shkollėn e policisė. Procesi i pranimit tė aplikimeve pėr kandidatėt qė do tė konkurrojnė pranė Akademisė sė Policisė ”Arben Zylyftari”, pėr Patrullėn e Pėrgjithshme, sipas zėdhėnėsit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, Klodian Branko, do tė vazhdojė deri nė datėn 25 qershor. Ndėrsa konkurrimi do tė nisė nė 10 korrik, nė Pallatin e Kongreseve, ku do tė zhvillohet testi me shkrim. Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė ka bėrė publike kriteret qė duhet tė pėrmbushin aplikantėt pėr shkollėn e policisė, si edhe pikėt pėrkatėse pėr tė kaluar testet me shkrim dhe ato fizike, deri nė procesin e pranimit. Tė drejtėn pėr tė vazhduar konkurrimin me testin fizik do ta kenė vetėm ata konkurrues qė do tė grumbullojnė 60 pėr qind tė pikėve tė pėrgjithshme nga testi me shkrim. Ndėrsa ata aplikantė qė nuk grumbullojė 60 pėr qind tė pikėve, mund tė aplikojnė pėr vende tė lira, pas konkurrimit. ”Policia e Shtetit, pėrmes kėtij procesi pranimi qė ėshtė ndėrtuar bazuar nė metodat mė tė mira perėndimore, synon nė pėrzgjedhjen e kandidatėve sa mė cilėsorė pėr tė shėrbyer si punonjės policie”, - deklaroi Branko pėr procesin e pranimit dhe testimit tė kandidatėve. Sipas tij, kriteret kryesore janė: Tė jetė shtetas tė Republikės sė Shqipėrisė; Tė kenė zotėsi tė plotė pėr tė vepruar; Tė jenė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe tė aftė fizikisht pėr tė kryer detyrėn; Tė kenė mbaruar shkollėn e mesme; Tė japin informacionin e kėrkuar nė lidhje me punėn e mėparshme ose ndonjė ēėshtje tjetėr qė lidhet me pranimin e tij nė shėrbimin policor; Tė mos jenė dėnuar penalisht me vendim tė formės sė prerė; Tė kenė dėshmi tė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B; Ndėrsa nuk ka tė drejtė tė aplikojė pėr t”u pranuar nė Polici, personi ndaj tė cilit ėshtė marrė masa disiplinore e pėrjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga shėrbimi civil. Pranimet pėr aplikantėt e shkollės sė policisė do tė kryhen nė Drejtoritė e Policive tė Qarqeve pėrkatėse. Aplikantėt duhet tė paraqesin formularin e plotėsuar tė aplikimit, tė pėrcaktuar nga struktura qendrore e personelit nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė; Fotokopjen e pasaportės ose certifikatės sė lindjes me fotografi; Kopjen origjinale ose fotokopjen e noterizuar tė diplomės sė shkollės sė mesme; Dėshmi penaliteti; Fotokopje tė dėshmisė sė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B.
Nė pėrfundim tė testimeve me shkrim dhe testimeve fizike, do tė pėrzgjidhen 150 studentėt, tė cilėt do tė vazhdojnė kursin e trajnimit, i cili do tė kryhet nė dy faza. Janė 20 javė qė studentėt do tė kryejnė pėrgatitjen praktike nė Akademinė e Policisė ”Arben Zylyftari”. Studentėt janė parashikuar tė pėrgatiten pėr tė gjitha drejtimet e funksioneve nė polici, duke pėrfshirė shėrbimet parandaluese dhe zbatuese nė sektorin e rendit e policimit nė komunitet. Hetimin paraprak tė krimeve, si dhe kontrollin dhe zbatimin e rregullave tė qarkullimit rrugor dhe zbatimin e strategjive bashkėkohore tė zbatimit tė ligjit.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)







Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!