Total: (469,012)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur

Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Lezhės

Qytetarė dhe qytetare tė Lezhės, Kurbinit dhe Mirditės, Pėrshėndetjet mė vėllazėrore, mirėnjohjen time mė tė thellė, ndaj jush tė rejave dhe tė rinjve, vajzave dhe djemve, burrave dhe grave tė Lezhės, Kurbinit, Mirditės, pėr mbėshtetjen tuaj tė madhe gjate gjithė kėtyre viteve, mirėnjohjen mė tė... »»


Kryeministri Berisha inauguron pėrfundimin e punimeve nė Tunelin e Ujit tė Ftohtė, Vlorė, me vlerė 100 milion lekė

Kryeministri Berisha inauguron pėrfundimin e punimeve nė Tunelin e Ujit tė Ftohtė, Vlorė, me vlerė 100 milion lekė

01.06.2012 23:04 - Kategoria: Shqiperia

Kryeministri Berisha vizitoi sot Vlorėn, ku mori pjesė nė inaugurimin e pėrfundimit tė punimeve nė Tunelin e Ujit tė Ftohtė, investim i buxhetit tė shtetit me vlerė 100 milion lekė.

Tuneli i Ujit tė Ftohtė me gjatėsi 117 metra dhe lartėsi 4 metra ka aktualisht njė gjerėsi prej 11 metrash, e cila u bė e mundur nė sajė tė punimeve tė kryera nė tė, duke e kthyer kėshtu nė njė segment rrugor tė parametrave moderne dhe bashkėkohore.

Ky investim ju shtohet investimeve tė realizuara nga qeveria, tė cilat gjatė kėtyre viteve tė fundit shėnojnė mbi 400 milion euro ose dhjetėra herė mė shumė se sa nė qeverisjet e mėparshme. Investimet konsistojnė nė ndėrtimin e mbi 300 km rrugė, 21 qendra shėndetėsore, 31 shkolla dhe 35 ujėsjellės e KUZ.

Vetėm ne rrugėt kombėtare janė investuar 98 milionė euro ose 143 km, ndėrsa pėr komunat e bashkitė janė ndėrtuar 157 kilometra. Ndėr mė kryesoret mund tė pėrmendet rruga e Bregut me vlere 60 milion euro e gjatėsi 80 km, Autostrada Vlore – Fier me vlerė 30 milion euro, dhe gjatėsi 21 km, si dhe rruga Transballkanike me vlerė 6 milion euro e gjatėsi 3 km.

Gjithashtu qeveria po harton projektin e by-pass-it tė Vlorės dhe projektin qė lidh rrugėn Trans-Ballkanike me Portin dhe Autostradėn Vlorė-Fier.

Infrastruktura moderne dhe gjithnjė nė ndryshim e qytetit tė Vlorės dhe zonave pėrreth bėn qė tė gjitha qendrat e banuara tė lidhen me plazhet, duke tėrhequr gjithnjė e mė tepėr turistė, numri i tė cilėve gjatė viteve tė fundit ėshtė dhjetėfishuar.

Kryeministri Berisha pa nga afėr punimet e realizuara nė tunel, si dhe ndoqi ne videoprojektor sė bashku me tė pranishmit pamje tė tunelit tė mėparshėm, te krahasuara me pamjet e tanishme tė tij.

Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha shprehu kėnaqėsinė qė ndante me qytetarėt vlonjatė gėzimin e inaugurimit tė kėtij tuneli, i cili tashmė ka marrė pamjen dhe funksionin dinjitoz tė njė infrastrukture moderne. Kryeministri premtoi se investimet nė qytetin e Vlorės do tė shtohen edhe mė shumė nė tė ardhmen, duke i dhėnė qytetit turistik tė Vlorės pamjen qė meriton.

Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Sė pari, dėshiroj t"ju pėrshėndes shumė pėrzemėrsisht, tė shpreh kėnaqėsinė se ndaj me ju sot, gėzimin tuaj plotėsisht tė merituar, tė inaugurimit dhe rindėrtimit tė kėtij tuneli, i cili tani ka pamjen dhe funksionin dinjitoz, qė Vlora meriton.

I ndėrtuar mė shumė se 70 vjet mė parė, tuneli kishte mbetur nė skeletin e tij natyror dhe sot ai erdhi i veshur bukur, vjen si njė tunel i denjė pėr ēdo qytet modern, i denjė plotėsisht pėr Vlorėn.

Tuneli ka njė gjerėsi prej 11 metrash, njė lartėsi rreth 4.5 metra dhe ėshtė rezultat i njė investimi prej 100 milion lekė. Shuma i shtohet mbi 400 milion eurove tė investuara nė qarkun e Vlorės, pėr tė pėrmirėsuar mė shumė jetėn e qytetarėve nė kėtė qark tė bukurive mahnitėse dhe potencialeve tė jashtėzakonshme turistike. Qeveria gjatė kėtyre viteve ka ndėrtuar nė qarkun e Vlorės 300 kilometra rrugė, nga tė cilat janė rrugė kombėtare 143 kilometra, nga Ura e Mifolit nė Konispol, janė rrugė komunash dhe bashkish 157 kilometra, ndėr tė cilat mė kryesoret janė rruga e bregut, autostrada Vlorė-Fier, rruga e Trans-Ballkanike dhe rrugė tė tjera. Nė Vlorė ka pėrfunduar ujėsjellėsi i qytetit, njė nga ujėsjellėsat mė tė mirė tė vendit, nė tė cilin u investuan rreth 26 milion euro me kapacitet pėr tė furnizuar Vlorėn 24 orė me ujė tė cilėsisė sė lartė. Nė Vlorė ka pėrfunduar impianti i pėrpunimit tė ujėrave tė zeza dhe ky njė investim tjetėr madhor i qeverisė dhe jetik pėr qytetin turistik tė Vlorės, impiant, i cili pasi tė funksionojė do tė bėjė qė ujėrat e gjirit tė Vlorės, tė jenė ndėr ujėrat mė tė pastra tė tė gjithė brigjeve tė Mesdheut.

Ftoj kryetarin e bashkisė sėbashku me ministrinė qė tė organizojnė sa mė shpejt lidhjet me kolektorin dhe ėshtė nė interesin mė jetik dhe nė tė mirė tė Vlorės, fillimi i funksionimit tė kėtij impianti, i cili do ti japė njė dimension krejt tjetėr kushteve turistike nė qytetin e Vlorės.

Nė Vlorė fillon investimi pėr ujėsjellėsin dhe impiantin e ujėrave nė Orikum. Qeveria ėshtė zotuar pėr njė shėtitore tė re nė bregdetin e Vlorės dhe ministri ka marrė porosi tė marrė takim me bashkinė dhe tė bashkėpunojnė, qė ta bėjnė Vlorėn me njė nga shėtitoret mė tė bukura tė brigjeve tona. Ne kemi pėrfunduar tėrėsisht projektin e by passit tė Vlorės, i cili fillon nė Panaja dhe pėrfundon nė Dukat, by pass ky, qė bėn zgjidhjen mė tė shkėlqyer tė problemeve tė trafikut nė qytetin bregdetar turistik tė Vlorės. Kėto vite ėshtė dhjetėfishuar numri i turistėve dhe ju garantoj se do tė bėjmė gjithēka, qė kapacitete pritėse nė Vlorė dhe nė mbarė Shqipėrinė, tė rriten nė mėnyrė tė pa ndėrprerė. Kėtė vit pati njė diskutim tė gjerė, qė ta shpallnin Vlorėn, perlėn turistike tė Mesdheut. Vlora, natyralisht dhe me qytetarėt e saj e meriton plotėsisht, ndaj dhe ne do tė inaugurojmė edhe impiantin e ujėrave tė zeza dhe tė bėjmė vėrtet qė ky qytet tė marrė famė, siē ėshtė nė tė gjithė brigjet e Mesdheut, si destinacioni i parė turistik.

Tė dashur qytetarė dhe qytetare,

Nė rrethin e Vlorės, qeveria ka subvencionuar dhjetėra herė mė shumė mbjelljen e drurėve frutorė dhe ullinjve sesa mė parė. Nė Vlorė janė mbjellė deri mė tani, ullinj dhe vreshta mbi 1600 hektarė, kanė pėrfituar nga subvencioni mbi 1500 fermerė dhe ju garantoj se vit pas vit, ne do tė bėjmė gjithēka pėr tė shumėfishuar subvencionin pėr ullinj, vreshta, agrume, arrorė dru frutorė. Do tė bėjmė gjithēka qė me njė ambicie pozitive nė tė arrijmė atė nivel, tė cilin shkenca ka faktuar se mund tė arrihet, dhjetėfishimin e prodhimeve bujqėsore blegtorale nė Shqipėri.

Vlora ka marrė gjatė kėtyre viteve investime tė mėdha nė fushėn energjetike dhe ne do tė bėjmė ēdo gjė, pėr rindėrtimin e unazės elektrike tė jugut, unazė, e cila sėbashku me burimet shtesė tė energjisė do tė bėjė qė Vlora dhe bregdeti, tė kenė furnizimin me energji me parametrat mė tė mirė

Dhe njėherė ju pėrshėndes dhe ju ftoj tė vazhdojmė kėto pėrpjekje tė mėdha. Shqiptarėt, vlonjatėt kanė nevojė jetike pėr vepra, nuk kanė nevojė pėr fjalė, me fjalė do tė ishte mbushur tre here deti, ndaj dhe ne tė vazhdojmė tė inaugurojmė ujėsjellėsa, tė inaugurojmė tunele dhe sė shpejti do tė inaugurojmė dhe tunelin e Qafė- Krrabės, tė inaugurojmė rrugė tė reja, shkolla tė reja, hidrocentrale, vreshta, ullishte tė bėjmė gjithēka pėr tė ndryshuar pėr mirė jetėn tonė.

Faleminderit .


01/06/2012

Burimi: Keshilli i Ministrave

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com