10.06.2012 23:53 - Kategoria: Shqiperia

Njė ditė para raundit tė katėrt pėr zgjedhjen e presidentit tė Republikės, Kryeministri dhe Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha, i shoqėruar nga kryetari i Grupit Parlamentar dhe Nėnkryetari i PD-sė zoti Astrit Patozi, u takua nė ambientet e Kryesisė sė Kuvendit me kryetarin e Partisė Socialiste zotin Edi Rama, i cili shoqėrohej nga Kryetari i Grupit Parlamentar tė PS-sė zoti Gramoz Ruci, kreun e Partisė LSI, zotin Ilir Meta, si dhe Kryetarin e Partisė PDIU zotin Shpėtim Idrizi.
Pas pėrfundimit tė takimit kryeministri Berisha dha kėtė prononcim pėr mediat e pranishme:
Njė takim i zgjatur, nė tė cilin palėt diskutuan hapur, mazhoranca bėri njė pėrpjekje tė madhe qė tė afrojė pėrsėri me opozitė. Pikėrisht pėr kėtė qėllim ne pėrzgjodhėm kandidatura tė njohura pėr reputacionin e tyre nė fushat pėrkatėse, ministra, tė cilėt ose kanė punuar nė kohėra tė ndryshme me tė dy krahėt, ose kanė vlerėsimin e tė dy krahėve pėr punėn e tyre. Pėrzgjodhėm e personalitete tė shquara tė fushave tė tyre, por megjithė shkėmbimin e hapur tė mendimeve, nuk u arrit nė njė kandidaturė konsensuale me opozitėn. Ndėrkohė mazhoranca vendosi qė nesėr tė paraqesė pėr votim nė Parlament njė personalitet tė shquar tė shoqėrisė civile dhe publicistikės shqiptare, drejtuesin e Institutit tė Studimeve Bashkohore, institut ky qė ėshtė dhe hartuesi i tė gjitha ligjeve tė reformave ekonomike, veēanėrisht ekonomike gjatė sė paku 12 viteve tė fundit.
Artan Hoxha nė drejtim tė kėtij Instituti, nė bashkėpunim me agjensitė prestigjioze ndėrkombėtare, nė bashkėpunim me institucionet mė serioze ndėrkombėtare, ka dhėnė, sėbashku me stafin e tij njė kontribut thelbėsor nė tėrė zinxhirin e reformave tė mėdha tė realizuara gjatė dekadės sė fundit. Ka njė dhunti tė ēmuar nė publicistikė, ėshtė padiskutim njė nga opinionistėt mė tė kuotuar nė fushėn e opinionistėve. Dua tė theksoj se kjo pėrzgjedhje ka ardhur jo nga eksponentė tė forcave politike tė mazhorancės, ėshtė njė pėrzgjedhje e standardeve mė tė mira tė mundshme nė fushėn pėrkatėse. Dua tė theksoj njė moment. Me kandidaturėn e z. Xhezair Zaganjori ne vendosėm njė standard, tė cilin ju dhe opinioni publik e vlerėsoi shumė dhe konstatoi pėrpjekjen tonė tė madhe pėr njė proces mė seriozin tė mundshėm dhe konstatoi gjithashtu se mazhoranca me ndershmėri bėri hapa tė fuqishėm drejt opozitės, tejkaloi veten dhe deklaratat e mėparshme, por z .Zaganjori i cili sintezonte nė njė, diplomatin, gjykatėsin, akademikun. Duke mos patur konsensusin e opozitės u tėrhoq, dha dorėheqjen. Ne ishim tė obliguar para qytetarėve shqiptarė qė nga fusha jo partiake tė pėrzgjidhnin personalitete mė tė shquara me inspiko. Unė jam i bindur se kjo pėrzgjedhje ėshtė bėrė, jam i bindur se Shqipėria dhe shqiptarėt do tė pėrfaqėsohen me dinjitet nga kreu i ardhshėm i shtetit tė tyre.
Pyetje:Z. Berisha ju thatė se nė asnjė rast nuk keni propozuar emrin e kreut tė shtetit nė kėtė rast e keni bėrė?
Kryeministri Berisha: Unė mund tu them se propozimet kanė qenė tė lirshme, por edhe kandidaturat e mėparshme jo partiake kanė qenė ose propozimi i imi ose mbėshtetja ime e plotė e pa rezerva. Kėshtu qė nuk me preokuponte ēėshtja e pėrparėsisė sė atij qė propozon, por cilėsitė, virtytet, kompetencat dhe integriteti i kandidatit, kjo ka qenė preokupimi mė kryesor. E theksoj kėtu nėse kandidati i parė z. Zaganjori nuk do i ishte ai, por njė partiak, ju garantoj se dorėheqje nuk do tė kishim patur, sepse kanė tjetėr qėndrim partiakėt nė kuptimin e impresioneve. Ky qėndrim ėshtė bėrė qė tė afrohemi me opozitėn tė bėjmė njė afrim tė mundshėm, natyrisht duke ruajtur integritetin dhe kompetencat dhe aftėsitė e kandidatit.
Pyetje: Opozita ėshtė e shqetėsuar se pėr shkak tė mungesės sė konsensusit edhe kėtė vit nuk do tė merret statusi i vendit kandidat?
Kryeministri Berisha: Unė mendoj se vendi dhe kryetari i opozitės e ka tė qartė se kėtu po zbatohet Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, e cila 5 vjet mė parė nuk bėnte tė mundur zgjedhjet siē e bėn sot nė dy raundet e fundit. Unė e mendoj se respektimi i Kushtetutės ėshtė detyrimi mė madhor dhe ėshtė detyrimi qė, kjo mazhorancė ka para ēdo qytetari shqiptarė. Kushtetutshmėria ėshtė shtylla mė kryesore ose ndėr me kryesoret e njė sistemi demokratik. Pėrsa iu pėrket pėrpjekjeve. A bėmė ne pėrpjekje te ndershme dhe tė sinqerta pėr njė kandidat?! Ata qė kishin thėnė se Zaganjori ėshtė njė noter i Berishės duhet ti kėrkojnė tė falur atij, sepse besoj se faktoi se ai ishte njė gjykatės i pavarur dhe qė mori vendimet e tij nė mėnyrėn mė tė pavarur. Pra ne faktuam se dolėm mbi interesat e ngushta partiake. Natyrisht nė pėrpjekjen pėr tė arritur konsensusin nuk besoj se do tė kishte qoftė edhe njė shqiptarė tė vetėm, qė tė pranonte tė zbrisnim poshtė edhe mė poshtė, vetėm pėr tė gjetur pikėn minimale tė ujdisė. Kėtu nuk kemi tė bėjmė mė njė post dosido, por me njė post tė rėndėsishėm tė pėrfaqėsimit tė ēdo qytetari shqiptarė.
Pyetje: Z.Berisha kryetari i PS-sė beson se ka kohė ende pėr reflektim dhe shpreson pėr negociatat qė mund tė behėn para raundit tė katėrt?
Kryeministri Berisha: E vėrteta ėshtė qė nė rastet e para tė refuzuara, sepse nuk ka qenė vetėm z. Zaganjori, ka pasur dhe raste tė tjera plotėsisht tė pamotivuar, por absolutisht dinjitoz dhe pėrfaqėsues dinjitoz tė kėtij vendi. Nė rast se nuk synojnė cilėsitė mė tė larta tė mundshme e kemi tė vėshtirė qė tė zgjedhim personin e pėrshtatshėm.
11/06/2012
Burimi: Keshilli i Ministrave
lajme.parajsa.com








































































