01.07.2012 06:00 - Kategoria: Shqiperia
Kufjet pa tela, bisedat me celular dhe sėfundmi, publikimi i pėrgjigjeve tė provimit nė facebook, gjithēka pėr ti shpėtuar mėsimit.
Pėrdorimi i teknologjisė sė informacionit pėr tė kopjuar nėpėr provime ka marrė pėrmasa katastrofike nė shkollat e mesme e tė larta nė Shqipėri gjatė viteve tė fundit, por gjatė ditės sė djeshme, parlamenti rinor njoftoi se pati zbuluar komunikim tė nxėnėsve pėrmes facebook pėr tė shpėrndarė pėrgjigjet e sakta pėr shokėt e shoqet e veta ndėrkohė qė provimi nuk qe mbyllur ende.
"Tė nderuar pėrfaqėsues tė medias, ju lutem shikoni fotot bashkangjitur, tė cilat janė prova tė qarta tė keqadministrimit qė po i bėhet provimit tė Maturės Shtetėrore," tha Rigels Xhemollari nga Parlamenti Rinor pėrmes njė emaili.
"45 000 maturantė nga e gjithė Shqipėria konkurrojnė ditėn e sotme pėr tė fituar tė drejtėn e shkollės sė lartė, por siē duket ky konkurs nuk ėshtė as i drejtė dhe as i ndershėm. Edhe pse Rregullorja e Maturės Shtetėrore e ndalon rreptėsisht pėrdorimin e celularit gjatė provimit, maturantėt jo vetėm qė kanė komunikuar me persona jashtė provimit pėrmes celularit, por ata e kanė bėrė kėtė edhe pėrmes internet mobile," thotė mė tej Parlamenti Rinor.
Nė fotot e dėrguara nga Parlamenti Rinor dallohet se nė Facebook nxėnėsit qė ishin duke bėrė provimin shkruanin pyetjen dhe kėrkonin ndihmė pėr tė dhėnė pėrgjigjet, tė cilat nuk mungonin.
Nė tė gjithė sistemin arsimor shqiptar pėrdorimi i celularėve dhe internetit si mjete pėr tė lehtėsuar kopjimin, ėshtė bėrė pothuajse e zakonshme. Mes studentėve qarkullojnė barsoleta. Nė njėrėn prej tyre, thuhet se njė student mjekėsie kopjoi nė provim duke pėrdorur kufje pa tel, tė cilat vendosen nė vesh nė mėnyrė tė padukshme dhe nxirren nga veshi me anė tė njė magneti. Studenti i bėri njė telefonatė nga celulari i xhepit njė shokut tė vet qė gjendej jashtė me libėr nė dorė dhe shkroi nė fletoren e provimit atė ēfarė shoku i lexonte nga libri. Pas provimit, magneti qė duhej tė nxirrte kufjen nga veshi i studentit kopjac nuk funksionoi dhe studenti u detyrua tė shkojė nė njė klinikė private pėr ta hequr kufjen. Klinika private thuhet se qe nėn pronėsinė e vetė pedagogut tė provimit.
30 qershor 2012
Burimi: SHQIP Sociale
lajme.parajsa.com








































































