Total: (550,200)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
image

3 vajza shqiptare nė kampin e xhihadistėve nė Siri

Tiranė - Tė arrestuarit si tė dyshuar dhe ata qė janė shpallur nė kėrkim pėr dėrgimin e luftėtarėve shqiptarė nė Siri, do tė pėrballen edhe me akuzėn pėr dėrgimin e tre vajzave shqiptare nė kampet e xhihadistėve, raporton "ABC News". »»


Riza Malaj: Berisha “ha” kėlyshėt e vet

Riza Malaj: Berisha “ha” kėlyshėt e vet

18.07.2008 12:05 - Kategoria: Shqiperia

NgaKlodiana Lala &Trėndafile Visha
Riza Malaj mbetet “hasmi” i pėrbetuar i Kryeministrit Sali Berisha. “Tė dy jemi nga i njėjti vend, por Berisha, veēse tropojan nuk ėshtė. Tropojanėt janė fisnikė dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė parin e qeverisė tonė”, - ulėrin Malaj 

TROPOJE-Rebel si gjithmonė. Katėr vitet e burgut nuk e kanė zbutur aspak tė ”fortin” e Tropojės, Riza Malaj. Me dy duar tė cunguara dhe me fytyrėn e shpėrfytyruar nga shpėrthimi i tritolit, duket sikur nuk ka mbetur asgjė nga ai burri vigan, qė pėr vite me radhė bėri ”ping-pong” me Policinė e Shtetit - pėrveēse ashpėrsisė sė tij dhe temperamentit shpėrthyes. Tropojani ka njė pamje tronditėse. Shtatlartė e me njė zė kumbues, uron edhe mirėseardhjen. Ndihet mirė nga kjo vizitė ”surprizė”. Prej kohėsh, asnjė i afėrm nuk ka marrė mundimin qė tė vijė nė Tiranė dhe ta takojė nė qelinė ku ėshtė ”ngujuar”. Edhe miqtė e shokėt e dikurshėm e kanė braktisur Riza Malajn, sikur ai tė mos ketė bėrė asnjėherė hije mbi tokė. Personeli i spitalit tė burgut i ka rezervuar njė dhomė mė vete. Njė krevat rrėmujė, nė njė cep, njė tavolinė e vogėl, e Malaj qė lėviz mes dhomės me njė nervozizėm qė nuk e fsheh dot. Ndėrsa nuk harron tė na qerasė me karamele, i dėnuari me 12 vjet burg zhvendoset nė hyrje tė qelisė. I veshur me jelek tė zi (me kapuē) dhe pantallona tė shkurtra tė zeza, fytyra e zbehtė e Riza Malajt nuk bėn aspak kontrast me ngjyrėn gri tė zbėrdhyelt tė mureve tė dhomės. Njė nerv qė e cimbis afėr tėmthave e bėn tė shpėrthejė papritmas.
”Jam shumė i mėrzitur. Askush nuk tė shėrben kėtu. Edhe ciflėn qė kam kėtu nė gjoks, infermieret refuzojnė tė ma heqin”, - thotė me zemėrim i dėnuari. Kėrkesa e tij e vetme ėshtė ta lejojnė qė tė mbajė nė dhomė ”digitalb”, ndonėse ėshtė pothuajse i verbėr e dėgjon me shumė vėshtirėsi. ”I kam kėrkuar drejtorit tė ma plotėsojė kėtė kėrkesė, por ai e bėn veshin tė shurdhėr, ndaj po iu them juve qė ta bėni publike kėrkesėn time”, - pohon Malaj.
AKUZA
Riza Malaj mbetet ”hasmi” i pėrbetuar i Kryeministrit Sali Berisha. ”Tė dy jemi nga i njėjti vend, por Berisha, veēse tropojan nuk ėshtė. Tropojanėt janė fisnikė dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė parin e qeverisė tonė”, - ulėrin Malaj. Antipatia e tij ndaj Kryeministrit tė Shqipėrisė nuk ka kufi. ”Kuēedra e tėrbuar nga uria ha dhe kėlyshėt e vet. Berisha ka vėnė nė pranga vetėm kėlyshėt e tij tė PD-sė, por nuk ka arrestuar asnjė socialist”.
HISTORIA HIJE
E NJĖ TĖ ”FORTI”

Historia e jetės sė Riza Malajt i ngjan njė ditari tė hapur nė tė gjitha fletėt e tij. Shumėkush mban mend marrėzitė e tij. Plot 38 shtylla tė tensionit tė lartė tė hedhura nė erė me tritol nė Tropojė, mbajnė autorėsinė e tij. Ndonėse njė gjė e tillė nuk u provua asnjėherė nga policia e prokuroria. Malaj ėshtė dėnuar me 12 vjet burg pėr akuzėn, ”vrasje e mbetur nė tentativė” dhe ”prishje tė qetėsisė publike”. Gjithashtu, ai ėshtė dėnuar dhe me 3.8 vjet burg pėr akuzėn e gjobėvėnies ndaj biznesmenit tė njohur nė fushėn e ndėrtimit, Ramė Geci.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

besi jahelezi
besi jahelezi
07.10.2008 15:46

vertet ndiej nje keqardhje per te denuarin riza malajn dhe gjeja me keqe esht se ai denuar esht i denuar padrejtsisht dhe esht e vertet qe berisha i han kelyshet e vet ju kujtohet videoa xhungla e tropojes ne mitingun ne b.curri qe peshperitej nje ze i berishes qe thoshte i dua te gjall vllezrit hklaj dhe ne nuk kemi nje kryeminister ne krye te shtetit por nje kriminel te enver hoxhes dhe nuk esht aspak e vertet qe riza malaj esht nje njeri i pa nivel por ai di shum e shum per qeverin berisha prandaj e mbajn brenda te kycur ne qelit e tyre si thoni ju esht drejt qe nje njeri pa duar pa sy pa vesh te jet ne nje burg pa asnje lloj sherbimi fatkeqsija me e madhe per shqipetaret q nuk i njohin te drejtat e veta ...........




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!