Total: (550,056)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Auditues privat pėr politikanėt

Gjatė njė konference shkencore tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė pėr auditivin publik, Arvizu tha se ky institucion ka qenė i pėrkushtuar pėr tė luftuar kėtė fenomen. Por, ai theksoi se njė auditim privat do ta forconte mė tej luftėn ndaj kėtij fenomeni. »»


Studimet nė Itali, provimi i gjuhės mė 10 nėntor

Studimet nė Itali, provimi i gjuhės mė 10 nėntor

12.10.2008 12:04 - Kategoria: Shqiperia

Pėr tė gjithė ata qė duan tė nisin shkollėn e lartė nė Itali, janė pėrcaktuar edhe datat se kur mund tė japin provimin e gjuhės, i cili ėshtė i detyrueshėm. Provimit mund t'i nėnshtrohen tė gjithė kandidatėt qė kanė njė njohje tė lartė tė gjuhės italiane. 

TIRANE- Pėr tė gjithė ata qė duan tė nisin shkollėn e lartė nė Itali, janė pėrcaktuar edhe datat se kur mund tė japin provimin e gjuhės, i cili ėshtė i detyrueshėm. Data e provimit ėshtė 10 nėntori 2008, ndėrkohė qė tė gjithė maturantėt duhet tė paguajnė njė tarifė prej 55 eurosh si taksė regjistrimi pranė Institutit Italian tė Kulturės, i cili jep edhe certifikatėn e gjuhės CELI 3. Kostoja pėr studentin qė do tė pėrsėrisė vetėm njė provė ėshtė 40 euro. Provimit tė njohjes sė gjuhės italiane mund t'i nėnshtrohen tė gjithė kandidatėt pėr studentėt, qė kanė njė njohje tė lartė tė gjuhės italiane, qė i pėrket tė paktėn tre vjet studimi. Kushti kryesor pėr tu pranuar nė kėto kurse ėshtė kalimi me sukses i testit tė orientimit.
Testi i Gjuhės
Tė gjithė ata qė duan tė marrin kėtė certifikatė Celi 3, i nėnshtrohen mė parė njė testi orientimi pėr tė matur nivelin e zotėrimit tė gjuhės italiane. Marrja e provimit tė gjuhės ėshtė prova e parė qė duhet tė kalojė njė maturant pėr tė nisur studimet nė Itali. Ky testim paraprak i gjuhės italiane bėhet me qėllim qė ēdo kandidat qė dėshiron tė ndjekė studimet e larta nė Itali tė dijė nėse e zotėron mjaftueshėm kėtė gjuhė. Nė tė kundėrt, tė rinjtė mund t'i nėnshtrohen kurseve tė gjuhės italiane pėr ta zotėruar mė mirė atė. Pas pėrfundimit tė konkursit kalohet nė provimin e gjuhės. Ndėrsa mė 10 nėntor, tė gjithė ata tė rinj qė duan tė ndjekin studimet nė Itali, duhet tė japin provimin pėr gjuhėn italiane. Vetėm nėse kalon kėtė provim kandidatėt kanė mundėsi tė aplikojnė pėr tė fituar tė drejtėn e studimeve tė larta nė njė nga universitetet italiane. Pėr pjesėmarrjen nė provimin e gjuhės ēdo maturant duhet tė paguajė njė faturė prej 55 eurosh si taksė regjistrimi te Instituti Italian i Kulturės dhe certifikimi i gjuhės, CELI 3, bėhet nga Universiteti pėr tė Huajt i Peruxhia-s nė Itali. Studentėt qė dėshirojnė tė studiojnė nė degė tė universiteteve italiane, ku hyrja parashikon njė provim tjetėr duhet tė pėrballojnė njė sprovė tė dytė pėr pranimin nė kėto degė me numėr tė mbyllur ose nė rast se nuk fitojnė aty mund tė tentojnė tė kalojnė nė fakultete tė tjera italiane, ku hyrja ėshtė e lirė.
Kurset
Instituti Italian i Kulturės zhvillon nė tė gjitha rrethet e vendit kurse 4-mujore nė datat 1 tetor 2008-27 janar 2009 si dhe 4 shkurt - 29 maj 2009. kėto kurse vlejnė pėr ata qė zotėrojnė njė nivel elementar tė gjuhės italiale (A1-Asnjė njohje e gjuhės italiane, A2-Njohje elementare e gjuhės italiane) dhe nivelit tė mesėm (B1-Njohje mesatare e gjuhės italiane dhe B2-Njohje e mirė e gjuhės italiane). Pėr t'u pranuar nė kurset A2, B1 e B2 duhet tė kalohet testi i orientimit, i cili do tė vėrtetojė njė njohje elementare, tė mesme dhe tė mirė tė gjuhės italiane. Testi mund tė jepet gjatė periudhės: 15-26 shtator 2008 ose 12-23 janar 2009 nga 15:00-16:30. Taksa e regjistrimit pėr testin ėshtė 500 lekė
Kohėzgjatja e kėtij kursi ėshtė 60 orė, dhe tarifa ėshtė 9500 lekė ndėrsa librat kushtojnė 3500 lekė.
Specifikat
Provimi zgjat katėr orė dhe zhvillohet nė dy forma: me shkrim dhe me gojė. Ata do organizohen nga Instituti Italian i Kulturės pranė tre Konsullatave italiane tė Tiranės, Shkodrės dhe Vlorės, tė cilat shėrbejnė edhe pėr t'u pararegjistruar nė universitetet italiane. Kandidatėt duhet tė paraqiten nė datėn e pėrcaktuar sipas orarit tė parashikuar, pranė qendrave tė pėrcaktuara, sipas mbiemrit tė tyre si dhe vendit ku kanė kryer pagesėn e taksės sė regjistrimit. Kandidatėt duhet tė paraqesin nė momentin e hyrjes: faturėn origjinale prej 55 eurosh tė taksės sė regjistrimit, tė kryer pranė Institutit Italian tė Kulturės, ose pranė pėrgjegjėsve tė kurseve tė Institutit, dokumentin e identifikimit ende tė vlefshėm (pasaportė tė firmosur, certifikatė lindje me fotografi ose patentėn), laps tė zi (ėshtė i ndaluar pėrdorimi i stilolapsit). Ėshtė e e ndaluar futja nė ambientet e provimit tė ēfarėdolloj materiali (libra, fletore, fjalorė etj.), si dhe telefonave celularė. Studentėt pėr provimin me shkrim, ashtu edhe pėr provimin me gojė, duhet tė paraqiten pranė qendrės sė provimit qė i korrespondon vendit ku kanė kryer pagesėn.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)







Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!