Total: (562,117)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
image

Ministri turk i ekonomisė: Shqipėria dhe Turqia plotėsojnė njėra-tjetrėn

Ministri turk i ekonomisė Nihat Zeybekēi, ne nje intervistė pėr televizionin News 24 deklaron se sė shpejti do tė krijohet njė grup teknik mes Turqisė dhe Shqipėrisė qė do tė takohet ēdo muaj pėr tė pėrmirėsuar tregtinė dhe investimet nė Shqipėri ndėrsa si ministra do tė takohemi ēdo tre muaj. »»


Belgėt dorėzojnė Behar Bajrin

Belgėt dorėzojnė Behar Bajrin

27.10.2008 12:11 - Kategoria: Shqiperia

NgaGerti Xhaja 

TIRANE -Belgėt sjellin tė mėrkurėn tė fort in e Shkodrės, i cili dyshohet se nė fillim tė vitit 2005 tė ketė organizuar njė atentat ndaj drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Ahmet Prenēi dhe drejtorit tė Krimeve Ekonomiko-Financiare, Sokol Arapi, tė cilėt nė atė kohė mbanin postet e drejtorit dhe zėvendėsdrejtorit tė Policisė sė Shkodrės. Behar Bajri, 28 vjeē, do tė shoqėrohet nga oficerėt e INTERPOL Tiranės, tė cilėt tė dielėn e kaluar u njohėn me vendimin e autoriteteve belge pėr tė ekstraduar shkodranin. Kėmbėngulja e Prenēit dhe Arapit nė zbardhjen e krimeve tė vjetra tė Bajrit, vėllait dhe grupit tė tij, nė atė kohė i vuri dy ish- titullarėt e policisė sė Shkodrės nėn shėnjestrėn e Bajrit. Policia e arrestoi pėr njė mal me akuza, ndėrsa gjykata e nxori brenda 4 muajve edhe pse ishte kapur i armatosur. Ndėrsa dy javė pas lirimit, Bajri u dėnua me 9 vjet burg. Ky ishte motivi i atentatit, qė fatmirėsisht Bajri nuk arriti ta realizonte. Pėr t'i shpėtuar arrestimit nga blutė, tė cilėt nė rrugė operative kishin mėsuar pėr atentatin, Bajri ishte larguar jashtė vendit. 28-vjeēari ėshtė i dyshuar nga policia pėr tė paktėn 6 vrasje, mes tė cilėve, bashkėshortja 16-vjeēare, njė polic; pėrdhunime; tentativėn e grabitjes sė bankės sė Shkodrės nė vitin 2004, por dhe i dėnuar pėr tjetėrsim pasurie me dhunė. Arrestimi ėshtė kryer nga INTERPOL, pėr qėllim ekstradimi nė qytetin Gent tė Belgjikės. Nė momentin e ndalimit nga policia belge, ai kishte njė pasaportė tė falsifikuar me gjenealitet me emrin Mitko Kamenov, ku kishte datėlindjen 25 maj 1978. Bajri konsiderohej person shumė i rrezikshėm. Lėvizte gjithnjė i armatosur dhe nė tė shtata herėt qė ėshtė kapur nga policia, ka qenė me armė me vete. Ndonėse arrestohej nga policia i armatosur dhe i dyshuar pėr krime tė rėnda, ēuditėrisht gjykata dhe prokuroria e lironin mjaft shpejt. Akuza mė e rėndė pėr tė ishte vrasja e policit Petrit Demiri, nė Shkodėr, krim pėr tė cilin gjykata e dėnoi vetėm me dy vjet burg Bajrin. Sipas policisė, beckgroundi kriminal i Bajrit fillon nė 14 janar tė vitit 1999, kur nė lagjen "Dobraē' tė Shkodrės, sė bashku me kushėririn Ilir Bajri dhe Frederik Totajn, dyshohen tė kenė grabitur me armė dy biznesmenė beratas. Po atė ditė, nė lagjen "Vojo Kushi" tė Shkodrės, tė tre kėta persona dyshohen se kanė vrarė dy vėllezėrit Osman e Artur Alibali. Dy muaj mė pas, nė 21 mars tė vitit 1999, sė bashku me kushėririn Ilir Bajri tentuan tė grabitin Arben Tuzin dhe vėllanė e tij, ku nga shkėmbimi i zjarrit tė dy palėt mėsohen tė kenė plagosur njėri-tjetrin. Kurse nė 15 shkurt tė vitit 2001, nė lagjen "Vasil Shanto", vritet Arben Tuzi, ndėrsa dyshimet e policisė edhe sot bien mbi Behar dhe Ilir Bajrin. Ndėrsa nė 26 qershor tė vitit 2002, vritet brenda nė banesė Fabiola Bajri, 16 vjeēe, dhe bashkėshorte e Behar Bajrit. Familja e fshehu krimin duke u shprehur se ishte vetėvrasje, por nga hetimet e policisė rezultoi tė ishte njė ekzekutim pėr tė cilin, i dyshuari i vetėm ishte Behar Bajri. Katėr vjet mė pas, nė 18 gusht tė vitit 2004, Behar Bajri akuzohet pėr pėrdhunimin e dy vajzave tė mitura 14 dhe 17 vjeēe. Kurse nė 27 shkurt tė vitit 2007, Bajri u dėnua me 9 vjet burg dhe 2 milionė lekė gjobė nė mungesė pėr gjobėvėnien ndaj njė biznesmeni shkodran. Pėr kėtė krim u arrestua dhe dėnua edhe kushėriri i tij, Sead Rustemi.







Burimi: Balkanweb Shqiperia

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!