Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Argjentinė-Brazil 3-0, Mesi eliminon Dinjon

20.08.2008 14:03 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Argjentina e arkivon Brazilin si tė ishte fletė e kalendarit tė ndeshjeve nė grupe. E kap, e zhdėp dhe e hedh tutje nė koshin e shkatėrruar, qė nuk pėrdoret mė: tre gola me zero demonstrojnė njė diferencė tė thellė por realiste, dhe dy brazilianėt e ndėshkuar me karton tė kuq pėr faulle nervash ndaj Maskeranos dėshmojnė kėtė fakt historik, si njė hakmarrje minimale, por e shijshme pėr humbjen 0-3 njė vit mė parė nė "Marakaibo", nė finalen e Kupės sė Amerikės. Diēka na thotė se nė orėt e ardhshme pozicioni i Dungės, tashmė shumė tė kritikuar pėr paraqitje jo tė mirė nė eliminatoret e Botėrorit 2010, do tė jetė shumė i rrezikuar.

Ėshtė Diego - Ndeshja merr zjarr menjėherė pas njė asisti tė Ronaldinjos pėr Sobis, i cili nuk e ndalon dot nė zonė. Brazili luan me tre mesfushorėt (Anderson ruan vetėm Mesin) dhe Ronaldinjo aktivizohet pak mė pak se zakonisht, nė krah tė Diegos, duke i lėnė Sobisit tė tėrė frontin e sulmit. Argjentina replikon me tre lojtarė pas shpatullave tė Agueros, dhe me klasin e tė njohurve Mesi e Rikuelme. Talenti mė i ri kėsaj olimpiade, Angel Di Maria, datėlindja ‘88, luan nė tė majtė. Argjentina ėshtė mė e rrezikshme, tenton disa herė, ai qė pėrhap panik ėshtė Aguero, tashmė i njohur edhe si i fejuar me Xhianina Maradonėn, vjehrri i tė cilit, i madhi Diego Maradona, e mbėshtet nga shkallėt e stadiumit.

Njeriu-ēelės - Brazili i mungojnė nė mėnyrė dramatike sulmuesit, gjė qė zbeh punėn e Rafinja e Marcelo e asistent e Ronaldinjos. Ndėrkohė qė Mesi nga ana tjetėr rrezikon thuajse sa herė ka topin nė kėmbė. Brazili ėshtė i ngathėt, ndėrsa Argjentina e shton shpejtėsinė me kalimin e kohės dhe nė pjesėn e dytė e fundos. Tė dy golat fshehin iniciativėn e Di Marias, qė nė fillim gjuan nga vija fundore dhe topi devijohet me gjoks nga Aguero (52‘) dhe pastaj krijon hapėsirė pėr inkursionin horizontal tė Mesit, e lė topin pėr Zabaletėn, qė kroson dhe Aguero e kthen nė gol (58‘). Brazili ka qenė pak pa fat, kur goditi dy herė shtyllėn: pas 1-0 me Sobis, dhe pas 2-0 me Ronaldinjon nga goditja e dėnimit. Pato shėnon gol, por ishte nė pozicion jashtė loje.

Tė ndėshkuarit - Teknikisht ndeshja pėrfundon me penalltinė e fituar nga Aguero dhe tė kthyer nė gol nga Rikelme. Kėtu firmoset "hakmarrja" e Marakaibos. Argjentinasit fillojnė tė argėtohen, duke vėnė nė lojė rivalin e pėrjetshėm: brazilianėt irritohen dhe Lukas e Thiago Neves gati sa nuk thyejnė kaviljen Maskeranos, kartonėt e kuq dhe ikin para kohe nė dhomat e zhveshjes.

Finalja me Nigerinė - Mesi me shokė festojnė: tė shtunėn do tė luajnė kundėr Nigerisė. Ėshtė njė tjetėr revansh pėr argjentinasit, ai i finales olimpike tė ‘96. Afrikanėt shkatėrruar Belgjikėn nė gjysmėfinale me rezultatin 4-1. Njė ndeshje qė ka folur vetėm pėr nigerianėt, tė cilėt kanė dominuar totalisht lojėn pėrballė belgėve tė pafuqishėm. Kėshtu, pas 12 vjetėsh, Nigeria rikthehet nė finalen olimpike, pėr koincidencė pėrballė tė njėjtit kundėrshtar, pikėrisht Argjentinės, tė cilėn nė Atlanta ‘96 e mundi me rezultatin 3-2. Ta humbasėsh ndeshjen e tė shtunės, do tė jetė njė ēmenduri.



Tė shtunėn Argjentina do tė luajė ndaj Nigerisė, njė tjetėr revansh, ai pėr finalen e Olimpiadės Atlanta ‘96, ku humbi 3-2




Tabela e Medaljeve

Shteti Ar Arg Bro Tot

1 Kina 43 14 19 76

2 SHBA 26 26 27 79

3 Britani e M. 16 9 8 33

4 Australia 11 12 12 35

5 Gjermania 11 8 9 28

6 Rusia 10 14 18 42

7 Korea J. 8 10 6 24

8 Japonia 8 6 8 22

9 Italia 6 6 7 19

10 Ukraina 5 4 8 17

11 Franca 4 11 14 29

12 Holanda 4 5 4 13

13 Rumania 4 1 3 8

14 Spanja 3 4 2 9

15 Polonia 3 4 1 8





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare