Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Partizani, shtatė lojtarė debutues ndėrkombėtarė

Skuadra qė Partizani paraqiti nė takimin kundėr Shiroki Brijeg nė barazimin 0-0 nė ndeshjen e parė tė turit tė parė tė Kupės UEFA, njėherėsh edhe barazimi i parė nė 11 ndeshje tė Kupės UEFA, kishte brenda saj shtatė debutues qė do ta fusin pėrjetėsisht nė statistikat e tyre kėtė ndeshje, pasi pėr... »»


Arsenali synon Jaja Ture dhe Ben Arfa

13.05.2008 15:31 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Arsenal po pėrgatit njė ofertė prej afro 13 milionė eurosh pėr mesfushorin e Barcelonės, Jaja Ture. Pas largimit tė Matiė Flamini te Milani, trajneri Arsen Venger synon tė afrojė nė skuadėr njė tjetėr lojtar potent nė mesin e fushės. Shitja e Lasana Diarra nė merkaton e janarit dhe forma jo e mirė e Xhilberto Silvės ka lėnė njė boshllėk tė madh pas shpinės sė Ēesk Fabregas. Sipas spekulimeve nga Angli, kjo ėshtė arsyeja pėrse "topēinjtė" kanė vendosur tė hyjnė nė merkato. "The People" theksonte se trajneri francez beson se Ture ėshtė nė gjendje tė ingranohet nė skuadėr, por mė shumė sesa si zėvendėsues i Flaminisė, ai shpreson qė mesfushori tė marrė rolin e Patrik Vieirasė, tė larguar nė vitin 2005. Nė kėto gjashtė vitet e fundit, ish-lojtari i Monakosė ėshtė pėrfolur disa herė si objektiv i merkatos, edhe pėr shkak se vėllai i tij mė i madh (dhe njėkohėsisht shok skuadre nė kombėtaren e Bregut tė Fildishtė), Kolo Ture luan me Arsenalin. Ky i fundit duket se do tė jetė kapiteni i "topēinjve" nė sezonin e ardhshėm, ndėrkohė qė nėn drejtimin e Pep Guardiolės, Barcelona do tė hyjė nė njė fazė tė re dhe parashikohet qė nga "Kamp Nou" tė largohen shumė futbollistė.

Tjetėr futbollist i pėlqyer nga Venger ėshtė edhe mesfushori i Lionit, Hatem Ben Arfa. 21-vjeēari ka pohuar se ėshtė kurioz tė shohė se ēfarė do tė ndodhė, pas zėrave qė flisnin pėr interesimin e Arsenalit. Ben Arfa ėshtė i pakėnaqur te skuadra qė nė gjashtė vitet e fundit ėshtė shpallur kampione e Francės, pasi tekniku Alen Perrin nuk e konsideron si titullar fiks. Lojtari, qė tė dielėn fitoi ēmimin si "Lojtari mė i Mirė i Ri nė Ligėn 1", tha pėr "L‘Equipe": "Nuk mendoj shumė pėr merkaton. Ėshtė e vėrtetė qė kemi folur pėr Arsenalin, por tashmė do tė shohim se ēfarė ndodh. Nėse qėndroj te Lioni do ta bėj vetėm sepse do tė luaj. Kudo qė tė shkoj thjesht vetėm tė luaj".





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare