Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Basha, njė “Stivėn Xherard” shqiptar te Rimini

02.09.2008 18:13 Sport - Burimi: Albania Sport

“Migjen Basha, njė Stiven Xherard te Rimini?”. Kjo ėshtė pyetja qė shtron nė mėnyrė admiruese, portali sportiv italian datasport.it, pas deklarimit tė shqiptarit se idhulli i tij ishte pikėrisht kapiteni legjendar i Liverpulit, kampioni i madh Stiven Xherard.

Mesfushori i avancuar i Riminit, shqiptari Migjen Basha, ėshtė shndėrruar nė njė personazh pas golit tė tij tė jashtėzakonshėm nga njė distancė e largėt nė barazimin 1-1 tė Parmės me Riminin, nė javėn e parė tė Serisė B nė Itali, nė debutimin e parė tė Parmės pas 18 vjetėsh nė Serinė B, njė takim i ndjekur nga shumė tifozė, edhe pėr faktin se Parmėn do tė debutonte njė nga talentet e rinj tė futbollit italian Alberto Paloski, i transferuar nga Milani.

“Debutimi i tij ishte. Goli, jo. Nė fund tė ndeshjes ‘djaloshi i artė’ nuk ishte Paloski, por dikush tjetėr. Shqiptari Migjen Basha”. “Ky gol mė doli, pasi unė provoj gjithmonė tė gjuaj. U kisha thėnė edhe mė parė shokėve tė mi se do tė gjuaja dhe mė pas gjeta portėn. Jam i kėnaqur pėr pėrfaqėsimin tim nė pėrgjithėsi, edhe pse nė pjesėn e parė isha mė mirė se nė pjesėn e dytė, ku gabova edhe nė njė gol”, - tha 19-vjeēari Basha. Edhe trajneri i Parmės, Xhixhi Kanji e vlerėsoi golin e shqiptarit: “Ishte goli mė i bukur i javės”.

Shqiptari ishte ai qė u dha kėnaqėsinė mė tė madhe nė ndeshje, madje dhe tifozėve kundėrshtarė, kur shėnoi njė eurogol nė minutėn e 42-tė, duke lėnė gojėhapur portierin e Parmės, Pavarinin. “Njė e djathtė, njė silur, - shkruan datasport.it, - madje njė gjuajtje nga mė shumė se 30 metra e ekzekutuar nė mėnyrė perfekte, duke e ēuar rezultatin nė 1-1, qė u bė mė pas edhe rezultati final. Dhe skena ishte e tij. Njė mesfushor modern”. Migjeni ėshtė lindur nė Lozanė tė Zvicrės nė vitin 1987, por ka kombėsinė shqiptare dhe do tė ishte njė veprim i menēur i Federatės Shqiptare tė Futbollit, nėse dot ė tentonte tė blinte mesfushorin e avancuar, tė blerė nga Rimini nė janar tė kėtij viti.

Njė futbollist, qė po rritet ēdo ditė dhe me paraqitje nė njė konstante qė po sheh ngritje. Basha vetė thotė me buzėqeshje pėr “Datasport”: “Nuk dija as si tė gėzohesha. U ika nga njėra anė shokėve, e pastaj nga ana tjetėr. Gjithsesi, gjithēka shkoi mirė. U kisha thėnė dhe shokėve, qė tani apo njėherė tjetėr do tė shėnoja. Dhe e mbajta fjalėn”. Karakteristikat e tij njihen shumė shpejt. Ėshtė gati i ngjashėm me bashkėmoshatarin e tij, Marek Hamshik tė Napolit. “Po, ai mė pėlqen shumė. Ėshtė pak si De Rosi. Unė jam mesfushor dinamik, njė luftėtar qė nuk tėrhiqet kurrė dhe qė provon gjithmonė tė ecė pėrpara. Megjithatė modeli im ėshtė Stiven Xherad”, - thotė Basha. “Po mirė tė mos bėj shaka, megjithatė dua tė arrij shumė lart”. Dhe tė gjithė nė Itali janė nė pritje se ēdo tė bėjė ai tė nė ndeshjen e ardhshme.





E Hene, 01 Shtator 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare