Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Ujfalushi nėnshkroi me Atletiko Madridin

  Kapiteni i kombėtares sė Ēekisė, Tomas Ujfalushi (30-vjeē) ka braktisur radhėt e Fiorentinės dhe karrierėn do ta vazhdojė nė Atletiko Madrid. Ujfalushi kaloi nė radhėt »»


Blute mposhtin 3-0 Vllaznine dhe te kuqte 2-0 Skenderbeun. Besa nje hap larg Intertotos

15.05.2008 19:42 Sport - Burimi: Koha Jone Sport

Blute mposhtin 3-0 Vllaznine dhe te kuqte 2-0 Skenderbeun. Besa nje hap larg IntertotosJeton Selimi
E Enjte, 15 Maj 2008

Java e parafundit e kategorise superiore te futbollit nuk ka levizur asnje presje nga parashikimet. Dinamo fiton lehtesisht ne Shkoder, Partizani stervitet me Skenderbeun dhe Beselidhja eshte ekipi i dyte qe shoqeron korcaret drejt kategorise se pare. Fortuzi le futbollin me humbje, pasi Tirana e tij toleron edhe Teuten dhe verdhezinjte e Beses jane me prane se kurre Kupes Intertoto.

Vllaznia hap porten

Dinamo e ka gjetur shesh me lule ne Shkoder. Vllaznia ia ka kthyer me se miri nderin qe i bene blute ne Kupen e Shqiperise. Madje, absurdja behet edhe me prezent, pasi shkodranet u kishin kerkuar kryeqytetasve qe te mos aktivizonin kroatin Pero Pejic, pasi duan qe Sinani te fitoje "Kepucen e Arte". Goleadori shkodran e meriton nje trofe te tille, por ta kerkosh kaq hapur kete gje, eshte vertet e habitshme, aq me teper kur mendon se ishte Vllaznia, ajo qe akuzonte per loje jo te ndershme vetem 4 dite me pare. Kronika? Asgje me shume sesa ajo qe pritej. Blute shenojne tre gola me ane te Ishkes, Pemes dhe Dajes, te gjithe ne pjesen e dyte dhe kalojne pa zarar perballjen e fundit te rrezikshme ne "Loro Borici".

Skenderbeu katil

"Nese ata nuk jane te zote te fitojne ne fushe, nuk kane pse te na vrasin lojtaret. E dime te gjithe qe Dinamo u ka ofruar para korcareve qe te na ndalojne, por jo te na demtojne lojtaret". Fjalet e thena ne pushim te ndeshjes nga presidenti Xhani kane nje te vertete te madhe. Skenderbeu e mbylli lojen me 8 lojtare, pasi tre lojtare u ndeshkuan me kartone te kuq dhe shume te tjere me te verdhe. Loja e miqve nga Korca perligjte akuzat e Xhanit dhe kete e vuajten me se miri ne kurriz Tafaj (del nga fusha e lojes me demtim te keq ne koke pas nje morse te ashper nga dy kundershtare), Beqiri (qe pesoi shpesh nderhyrje te renda), Gjyla, Bakaj, Muzaka e shume lojtare te tjere, perfshire edhe Dhembin, te cilin e shpetoi fati, sepse shkelmi i Tikos, fatmiresisht nuk e zuri. Gjyqtari Meta pati pune te veshtire me lojtaret korcare, qe thyen cdo etike sportive. Sa per rezultatin, Muzaka dhe Bakaj i dhane fitoren te kuqve qe ne pjesen e pare, duke e cuar Partizanin ne -2 nga derbi i madh.

Besa shpreson

Verdhezinjte jane dy pike perpara Elbasanit dhe takimin e fundit e kane me Teuten, e cila tashme ka siguruar zonen e play-out-it se bashku me Kastriotin. Sfida me verdheblute per nje vend ne Kupen Intertoto eshte edhe dilema e fundit qe do te zgjidhet ne perfundim te kampionatit, i cili luan 90 minutat e fundit te tij diten e shtune.



Rezultatet

Vllaznia-Dinamo 0-3

Shenues: Ishka 54', Pema 59, Daja 88'

Partizani-Skenderbeu 2-0

Shenues: Muzaka 27', Bakaj 31'

Tirana-Teuta 1-2

Shenues: Xhafaj 60'/ Cota 18', Dushku 62'

Elbasani-Kastrioti 5-1

Shenues: Gallo 45'+1 (aut), Nenaj 53', Dalipi 72', Nuhiu 74', Bejzade 90'/ Rizvanolli 88'

Besa-Beselidhja 2-0

Shenues: Xhihani 14'

Shkumbini-Flamurtari 1-0

Shenues: Dalipi 12'

Renditja

1. Dinamo 67

2. Partizani 65

3. Besa 53

4. Elbasani 51

5. Shkumbini 47

6. Tirana 46

7. Vllaznia 45

8. Flamurtari 43

9. Kastrioti 35

10. Teuta 35

11. Beselidhja 31

12. Skenderbeu 11




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare