Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Tirana – Haxhiaj, kontakte pėr lojtarė

Tirana ėshtė nė kėrkim tė lojtarėve cilėsorė pėr tė kompletuar nj skuadėr tė denjė pėr titullin. »»


Bogdani: Politika e Livornos, nė dėmin tim

15.05.2008 19:46 Sport - Burimi: Shekulli Sport

 

Sulmuesi kuqezi tregon pėr periudhėn e errėt dhe marrėdhėniet jo tė mira me klubin, sidomos pas ndeshjes me Rexhinėn

Erion Bogdani e pranon vetė qė ky sezon pėr tė mund tė quhet i dėshtuar, jo vetėm pėr golat e paktė, por edhe nė aspekte tė tjera, ku sulmuesi ka ngelur i zhgėnjyer. Livorno pėr tė do tė mbetet njė eksperiencė e hidhur, edhe pse nė fillim e mori me shumė qejf. Megjithatė, pėr Bogdanin kėto janė mėsime: "Tani, kurrė nuk do tė shkoj mė nė njė ekip si i huazuar, kushdo qoftė ai,"- tregon 30-vjeēari. Nėpėrmjet linjės telefonike nga qyteti toskan, ai shprehet pėr problemet qė ka hasur te Livorno dhe pse nuk arriti ta gjejė kurrė veten tek ky ekip, qė tashmė kur kanė ngelur dy ndeshje nga pėrfundimi i kampionatit, duket se e ka prerė biletėn pėr nė Serinė B. Sulmuesi i kombėtares flet edhe pėr tė ardhmen, teksa e shikon pėrsėri te Kievo. Nė fund, jep disa mendime pėr kombėtaren dhe grumbullimin e parė qė pritet tė bėjė nėn urdhrat e trajnerit Ari Han.

- Erion, ky sezon duket se ka pėrfunduar para kohe pėr ju. Ēfarė mund tė na thoni?

- Natyrisht qė ky sezon ka qenė me shumė probleme pėr mua. Kalova te Livorno me dėshirė, duke menduar se do tė bėja diēka tė mirė pėr kėtė ekip, i cili nė fillim tė kampionatit kurrsesi nuk e diskutonte qėndrimin nė Serinė A. Pėr tė qenė i sinqertė, nė fillim nuk e dija se ēfarė kėrkohej te Livorno. E prisja ndryshe, por mė doli e kundėrta. Duhet tė shėnoja mė shumė, por me sa duket ky ka qenė fati im. Megjithatė, mė duhet tė them se trajtimi ndaj meje ka qenė sikur tė isha lojtar i ndonjė ekipi tjetėr, dhe jo i Livornos. Kjo mė ka zhgėnjyer mė shumė se ēdo gjė tjetėr.

- Eshtė folur pėr kontradikta me trajnerin Kamoleze, ndėrkohė qė edhe pas largimit tė tij nuk jeni aktivizuar...

- Nuk ėshtė kėshtu. E vėrteta ėshtė qė pas ndeshjes me Rexhinėn, ku unė shėnova, jam aktivizuar shumė pak. Kėtu e kuptova qė nuk do tė luaja, sepse mė pas m'u bė e qartė. Politika e klubit ishte qė tė aktivizoheshin vetėm lojtarėt qė kanė kontrata, ndėrkohė qė unė isha i huazuar te Livorno. Kjo mė dukej shumė absurde. Unė gjithnjė kam qenė nė 100% dhe kėtė e kam treguar gjatė stėrvitjes, por kur vinte ndeshja, nuk preferohesha unė.

- Cila ėshtė e ardhmja juaj? Do tė riktheheni te Kievo, apo keni dėshirė tė provoni njė eksperiencė tė re...

- Pas kėsaj eksperience te Livorno, kam vendosur qė kurrė tė mos shkoj nė njė ekip tjetėr si i huazuar. Pėr sa i pėrket Kievos, kam edhe dy vjet kontratė. Tani qė klubi ėshtė drejt rikthimit nė Serinė A, nuk besoj se do tė mė lėrė tė lirė, duke pasur parasysh kėtu edhe sulmuesit qė ka nė dispozicion, vetėm 2. Gjithēka do tė mėsohet gjatė verės, pasi varet ēfarė ofertash do tė ketė. Megjithatė, mundėsia mė e madhe ėshtė tė vazhdoj tė luaj pėr Kievon.

- Tashmė kombėtarja do t'u kthehet pėrgatitjeve, teksa para ndeshjes eliminatore me Suedinė do tė luhen dy miqėsore. Mund tė arrijė ekipi aty ku duhet?

- E rėndėsishme ėshtė tė grumbullohemi. Pėr ne ėshtė hera e parė qė do tė drejtohemi nga Ari Han. Nė njėfarė mėnyre duhet tė njohim njėri-tjetrin sa mė shpejt. Trajneri duhet tė mėsojė lojėn tonė dhe ne idetė e tij. Sa mė shpejt ta bėjmė kėtė, aq mė mirė do tė jetė. Duhet tė jemi realistė se do tė kemi vėshtirėsi, por shpresojmė t'i kalojmė kėto dhe tė jemi tė pėrgatitur mirė pėr ndeshjen me Suedinė.

- Nga lista e lojtarėve tė thirrur pėr miqėsoren me Poloninė ėshtė lėnė jashtė Haxhi, Bushi dhe Dede. Si e shikon kėtė vendim tė Hanit?

- Trajneri i ri, duke mos pasur mundėsi tė provojė ekipin, ka vėzhguar kasetat e ndeshjeve tė fundit. Ne si lojtarė na vjen keq kur merren tė tilla vendime, por nga ana tjetėr mendoj se duhet tė mėsohemi t'i respektojmė. Si Haxhi, Bushi dhe Dede i kanė dhėnė shumė kombėtares dhe besoj qė do tė thirren pėrsėri.

Jorgis MEMO



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare