Bogdani dhe Berisha kthehen ndaj Suedisė
29.08.2008 12:02 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Trajneri i kombėtares, Ari Han, publikon 21 tė besuarit e tij pėr dy ndeshjet e para eliminatore
Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Me Suedinė do tė jenė sulmuesit Erion Bogdani dhe Besart Berisha, tė cilėt nuk u grumbulluan nga trajneri i kombėtares, Ari Han, pėr miqėsoren e 20 gushtit me Lihtenshteinin. Pėrveē tyre, nė kombėtare rikthehet portieri Ilion Lika, qė po kalon njė formė tė mirė te Tereku i Groznit. Duke parė zhgėnjimin e kuqezinjve me modestėt e Lihtenshteinit, holandezi mendoi ndryshimet, tė cilat natyrisht prekėn mė shumė repartin ofensiv. Me 21 lojtarėt e thirrur nga trajneri Han, kėtė herė konkurrenca pėr njė vend nė formacion ėshtė shtuar, pavarėsisht se njė pjesė e lojtarėve duken tė palėvizshėm. Nga burime pranė holandezit, mėsohet se idetė e tij pėr variantin taktik qė do tė pėrdoret me nordikėt, do tė jenė po ato tė miqėsores sė fundit, ku u luajt me njė sulmues. Megjithatė, skema nė formėn e pemės sė krishtlindjeve ka dy-tri dilema pėr pozicionet e lojtarėve nė fushė. Ndaj ekipit tė "yllit" Zlatan Ibrahimoviē, sipas tė gjitha gjasave trajneri kuqezi do tė kthejė nė mbrojtje Lorik Canėn. Ky i fundit e ka bėrė mirė kėtė rol, qoftė me kombėtaren, sidomos nė ndeshjen pėr eliminatoret e Euro 2008-ės nė Bullgari, gjithashtu tek Olimpiku i Marsejės. Dhe nėse bėhet kjo lėvizje, automatikisht Debatik Curri kalon nė vendin e Canės. "Trajneri jo mė kot e kaloi Currin nė pjesėn e dytė tė miqėsores me Lihtenshteinin nė mesfushė,"- konfirmojnė pėr gazetėn burime pranė holandezit. Nė repartin e mesfushės, te Vorskla, Debatik Curri jo vetėm ėshtė paraqitur mirė, por ėshtė dalluar edhe si golashėnues. Megjithatė, pėrparėsia ndaj Suedisė do tė jetė mbrojtja. Dhe duke ngelur kėtu, pėr krahun e majtė, i cili duket mė i pastabilizuari nė kombėtare, kėtė herė pritet rikthimi i Kristi Vangjelit. Nė mesfushė, sidomos nė krahun e djathtė, aty ku trajneri Ari Han kritikoi lojėn e Klodian Duros, vendi ėshtė gati pėr Besart Berishėn. Tė gjitha kėto lėvizje janė pėrforcuar nė mendjen e holandezit, sidomos pas miqėsores sė fundit. Por mbi tė gjitha, dilema mė e madhe e tij duket se ėshtė sulmi. Me njė tė vetėm, tani Hanit i duhet tė zgjedhė mes Kapllanit, Bogdanit dhe Salihit. Edhe pse i pari duket mė i favorizuar, asgjė nuk ėshtė e sigurt. "Bogdani nuk ėshtė thirrur pėr t'u mbajtur nė stol,"- tregojnė burime pranė stafit kuqezi.
Lista pėr Suedinė dhe Maltėn
Portierė
Arjan Beqaj(Anorthosis)
Isli Hidi(Alqi Larnaka)
Ilion Lika(Terek Grozni)
Mbrojtės
Armend Dallku(Vorskla)
Debatik Curri(Vorskla)
Kristi Vangjeli(Aris)
Andi Lila(Tirana)
Admir Teli(Haxhetepe)
Endri Vrapi(Elbasan)
Ansi Agolli(Tirana)
Mesfushorė
Altin Lala(Hanover 96)
Lorik Cana(Marsejė)
Ervin Skela(Kotbus)
Klodian Duro(Omonia)
Jahmir Hyka(Mainz 05)
Ervin Bulku(Krivbas
Elis Bakaj(Partizani)
Sulmues
Erion Bogdani(Kievo)
Hamdi Salihi(Ried)
Edmond Kapllani(Karlsruhe)
Besart Berisha(Rozenborg)
lajme.parajsa.com

































