Bogdani, paratė e ēojnė te Lacio
19.08.2008 18:01 Sport - Burimi: Albania Sport
Transferimi i Erjon Bogdanit te Lacio po merr ngjyra vazhdimisht e mė tė forta. Shtypi italian pohon edhe argumentet qė flasin nė favor tė sulmuesit aktual tė Kievos pėr tu bashkuar me bardhekaltėrit, atje ku njė tjetėr shqiptar luan rolin e drejtorit teknik. Gazeta Il Tempo shkruan se sulmuesi nigerian i Lacios, Makinua mund tė kėmbehet me shqiptarin Bogdani, ndėrsa Il Giornale, paraqet njė tjetėr variant: Duke parė faktin qė paratė nė shtėpinė e Lacios janė tė pakta, zgjedhjet janė tė kufizuara. Ju pėlqen shqiptari Erjon Bogdani, i cili nuk i entuziazmon tifozėt por ėshtė pėrballueshėm nga pikėpamja ekonomike. Aktualisht Bogdani fiton rreth 950 mijė euro me Kievon, ku ėshtė rikthyer pas huazimit te Livorno, klub ku shqiptari ishte lojtari i dytė mė i paguar.
Nėse do tė transferohej te Lacio, Bogdani do tė ishte lojtari i katėrt shqiptar qė do tė luante pėr fanellėn bardhekaltėr, duke futur nė kėtė llogari Loro Boriēin (gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore), Igli Taren (tashmė drejtor teknik te Lacio) e kosovarin me pasaportė zvicerane Valon Behrami (i transferuar nė Angli te Uest Hemi). Bogdani ka luajtur te Verona me Valon Behramin dhe Florian Myrtajn.
Pėr Bogdanin, Lacio do tė ishte klubi i tij i gjashtė nė Itali, pas Rexhinės (Seria A), Salernitanės (Seria B), Veronės (Seria B), Sienėn (Seria A), Kievos (Seria A) e Livornos (Seria A). Nė Itali Bogdani ka luajtur deri tani 239 ndeshje, duke realizuar 56 gola, 2 prej tė cilėve nė sezonin e fundit tė luajtur si i huazuar te Livorno.
Bogdani, i cili filloi karrierėn nė Shqipėri me Partizanin (62 ndeshje, 21 gola), ka luajtur edhe me Genēlerbirlixhi nė Turqi (11 ndeshje, 1 gol) si dhe me NK Zagrebin nė Kroaci (26 ndeshje, 8 gola) nga ku arriti dhe tė transferohej nė Itali te Rexhina, nė janar tė vitit 2000.
Pėr herė tė parė pas tre vjetėsh, qysh nga ndeshja kundėr Ukrainės (2005), Erjon Bogdani nuk ėshtė thirrur me Kombėtaren e Shqipėrisė. Nėse gjermani Hans Peter Brigel e thirrur pas presionit tė shtypit dhe 17 golave tė tij me Veronėn, kroati Oto Bariē e kishte gjithmonė zgjedhjen e parė. Trajneri Ari Han, i cili kishte Bogdanin nė ndeshjen miqėsore kundėr Polonisė, nuk e thirri pėr takimin miqėsor kundėr Lihteshtejnit, ēka ėshtė njė paralajmėrim i keq pėr grumbullimin e tij pėr ndeshjen zyrtare kundėr Suedisė, mė 6 shtator.
E Hene, 18 Gusht 2008
lajme.parajsa.com

































