Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Bolt, mbreti i ri i sprintit, 9.69 rekord i ri botėror

17.08.2008 17:34 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Shpejtėsia ka njė mbret tė ri, madje e kishte qė mė parė, por pista e Pekinit e ka dekretuar qė xhamajkani Usain Bolt do tė jetė mbreti i shpejtėsisė pėr 10 vitet e ardhshme: 9.68 - pėr tė qenė mė korrektė 9.69 - ky ėshtė rekordi i ri i 100 metrave, qė ai ka fiksuar nė finalen e Lojėrave Olimpike. Njė rekord i jashtėzakonshėm, edhe pse ky pėrkufizim nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė thėnė tė gjithė atė qė vlen ky rekord. Bolt e mbante prej kohėsh rekordin e 100 metrave me 9.72, por dje ka demonstruar diēka qė nuk e kishte dhėnė mė parė: njė nisje tė shpejtė, e kundėrta e karakteristikave pėr njė njeri tė gjatė 1 metėr e 96, dhe pastaj arratisja nė vetmi drejt finishit, me njė kohė pak mė shumė se 9 sekonda. Dhe nė finale Bolt ėshtė pėrballur edhe me rivalitetin e kampionėve, ka parė pėrreth dhe ka filluar tė ngadalėsojė dhe tė festojė me turmėn entuziaste qė e mbėshteste dhe duke i rėnė gjoksin me dorėn e djathtė, si pėr tė thėnė se "jam unė, jam unė mė i shpejti nė botė". Kjo dėshirė pėr tė treguar superioritetin e tij ndoshta mund t‘i ketė humbur 5-6 tė qindtat dhe sipas specialistėve ai mund tė kishte fiksuar njė kohė akoma edhe mė tė mirė. Do tė ishte akoma mė i papėrshkrueshėm rekordi i mundshėm qė ai do tė fiksonte nėse nuk do tė bėnte atė gjest. Usain Bolt ėshtė rrethuar menjėherė nga fotografėt, por ai ka shkuar te cepi i stafit tė tij, ka marrė flamurin xhamajkan, e ka vėnė mbi supe dhe ėshtė rikthyer sėrish tė pėrshėndesė nė pistė. Medalja e argjendtė pėr Richard Thompson nga Trinidad Tobago, me kohėn 9.89; e bronzta pėr Valter Dix, me kohėn 9.91, qė e mban SHBA-nė akoma nė podin e garės-mbretėreshė tė atletikės.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare