Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Bolt "terrorizon" rivalet ne 200 m

19.08.2008 12:03 Sport - Burimi: Koha Jone Sport


E Marte, 19 Gusht 2008

Usain Bolt ka arritur ne gjysmefinalen e 200 me duke e mbyllur cerekfinalen e tij ne vend te pare dhe me nje kohe prej 20''29. Por ai i ka lejuar vetes luksin per te bere shetitje ne 50 metrat e fundit. Qe ne mengjes, xhamajkani kishte kapur kohen 20''64 ne baterine e tij duke lene nje ndjenje te forte dominimi ndaj te gjithe rivaleve te tij. Pas triumfit te lehte ne garen e 100 metrave, kur te tere kundershtaret i pane targen me kohen 9''69, Bolt do te kerkoje medaljen e dyte te arte ne garen tjeter te shpejtesise, ate te 200 metrave. Dita e dhjete te Lojerave Olimpike ka mbuluar me ar Kinen, e cila e ka cuar ne 39 numrin e medaljeve te arta. Keshtu, Guo Jingjing ka fituar medaljen e arte ne hedhje nga trampolina ne 3 m per femra, duke konfirmuar dominimin kinez ne kete sport. Medalja e argjendit u fitua nga rusia Pakhalina, ndersa ajo e bronzit nga kinezja tjeter Vu Minxia. Medalja e arte ka shkuar per Kinen edhe ne ping-pong ne skuader per femra. Ne syte e presidentit te vendit, Hu Jintao dhe atij te Komitetit Llimpik Nderkombetar, Zhak Rog, sportistet kineze kane mundur 3-0 Singaporin, qe meritoi medaljen e argjendit. Medalja e bronzit u fitua nga skuadra e Korese se Jugut. Edhe gjimnastika ka dhuruar medalje te arta pee kinezet. Zou Kai ka fituar garen e ushtrimeve ne parket per meshkuj, nderkohe Xiao Cin ka triumfuar ne garen e kalit me doreza, duke marre nje tjeter te arte per Kinen. Ne mundje per femra, ne peshen 72 kg, medalja e arte eshte fituar nga sportistja kineze Uang Jiao qe mundi ne finale bullgaren Stanka Zlateva. Nderkohe, medalja e bronzit ne kete peshe u fitua nga polakja Agnieszka Vieszczek. Ne peshen 63kg, medalja e arte u fitua nga mundesja japoneze Kaori Ico, qe mundi ne finale rusen Elena Kartashova, qe i dha Rusise nje medalje argjendi. Ashtu sic pritej rekordmeni boteror Kenenisa Bekele ka fituar medaljen e arte ne garen e 10 mije metrave per meshkuj ne Pekin 2008. Atleti nga Etiopia regjistroi kohen me te shpejte, duke lene pas bashkekombasin e tij Sileshi Sihine qe fitoi medaljen e argjendit dhe atletin kenian Micah Kogo, i cili mori medaljen e bronzit.








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare