Champions, UEFA ndan ēmimet
29.08.2008 00:07 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Kristiano Ronaldo ėshtė vlerėsuar si lojtari mė i mirė i edicionit tė kaluar nė Champions League. UEFA ka shpėrndarė nė Monte Karlo edhe cmimet pėr edicionin e kaluar, tė cilat iu shkuan tė gjitha futbollistėve tė Celsit dhe Mancester Junajtid, dy skuadrave finaliste.
MONTEKARLO- Nė Monte Karlo, UEFA ka ndarė edhe ēmimet e vitit nė Ligėn e Kampioneve. Ajo qė binte nė sy ishte dominimi i futbollistėve qė luajnė me skuadrat angleze, tre prej tė cilave ishin deri nė gjysmėfinale tė sezonit tė shkuar. Portieri mė i mirė i vitit u shpall ai i Ēelsit, Petėr Ēeh, tė cilit iu dorėzua ēmimi nga ish-gardiani i Manēester Junajtid Petėr Shmajkėll.
Edhe pse humbi penalltinė qė do t’i jepte Ēelsit trofeun, Xhon Terri mund tė ngushėllohet me ēmimin e mbrojtėsit tė vitit nė UEFA Champions League. Mesfushori i vitit ishte njė duel tėrėsisht nga Premier Liga, me Frenk Lampard qė mundi tė lėrė pas lojtarė si Fabregas, Stiven Xherard apo Mikael Esien. Nė sulm, ashtu siē pritej, mė i miri u shpall Kristiano Ronaldo, tė cilit ia dorėzoi trofeun njė legjendė e futbollit portugez, Eusebio. Ylli i Manēester Junajtid fitoi gjithashtu edhe trofeun e futbollistit mė tė mirė nė Ligėn e Kampioneve. (a.r/balkanweb)
lajme.parajsa.com

































