Champions nis udhėtimin, hidhet shorti i grupeve
29.08.2008 12:02 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Champions League ka nisur rrugėn e saj edhe pėr kėtė edicion, me 32 skuadra qė kanė njohur kundėrshtarėt e tyre pėr fazėn nė grupe. Nė Monte Karlo ėshtė hedhur shorti i sezonit tė ri, qė si rrallė herė sheh tė marrin pjesė shumė ekipe tė Lindjes. Dy skuadra rumune, dy ukrainase, njė ruse, Fenerbahēe nga Turqia dhe Bate Borisov nga Bjellorusia, konfirmojnė se futbolli nė vendet lindore tashmė ėshtė nė njė stad tjetėr. Sa u pėrket grupeve, ajo qė vihet re ėshtė njė balancė mes skuadrave tė mėdha dhe atyre tė vogla. Nė grupin A, Ēelsi ka pėr kundėrshtarė Romėn, Bordonė dhe rumunėt e Klyzh. Njė short i lehtė pėr blutė e Londrės, qė kėtė vit shihen si njė nga favoritėt kryesorė pėr fitimin e trofeut. Ndėrsa kampionėt e Evropės tė Manēester Junajtid do ta nisin mbrojtjen e titullit nga njė grup ku bėjnė pjesė edhe Vilareali, Sėlltiku dhe danezėt e Alborgut. Duke parė kundėrshtarėt, kalimi i grupit nuk duhet tė jetė shumė problem pėr "Djajtė e Kuq". Liga e Kampioneve do tė startojė fazėn e saj nė grupe nė datat 16 dhe 17 shtator, pėr tė pėrfunduar mė 10 dhjetor. Nė fillim tė vitit tė ardhshėm do tė jetė faza me eleminim direkt, ndėrsa finalja do tė luhet mė 27 maj nė stadiumin "Olimpiko" tė Romės.
Ēmimet
Nė Monte Karlo, UEFA ka ndarė edhe ēmimet e vitit nė Ligėn e Kampioneve. Ajo qė binte nė sy ishte dominimi i futbollistėve qė luajnė me skuadrat angleze, tre prej tė cilave ishin deri nė gjysmėfinale tė sezonit tė shkuar. Portieri mė i mirė i vitit u shpall ai i Ēelsit, Petėr Ēeh, tė cilit iu dorėzua ēmimi nga ish-gardiani i Manēester Junajtid Petėr Shmajkėll. Edhe pse humbi penalltinė qė do t'i jepte Ēelsit trofeun, Xhon Terri mund tė ngushėllohet me ēmimin e mbrojtėsit tė vitit nė UEFA Champions League. Mesfushori i vitit ishte njė duel tėrėsisht nga Premier Liga, me Frenk Lampard qė mundi tė lėrė pas lojtarė si Fabregas, Stiven Xherard apo Mikael Esien. Nė sulm, ashtu siē pritej, mė i miri u shpall Kristiano Ronaldo, tė cilit ia dorėzoi trofeun njė legjendė e futbollit portugez, Eusebio. Ylli i Manēester Junajtid fitoi gjithashtu edhe trofeun e futbollistit mė tė mirė nė Ligėn e Kampioneve.
Kristiano Ronaldo ishte lideri i Manēester Junajtid nė sezonin e shkuar, duke shėnuar njė gol edhe nė finalen e Moskės, tė cilėn “Djajtė e Kuq” e fituan mė pas me penallti kundėr Ēelsit. Portugezi ka qenė dje nė krah tė trajnerit Ferguson, por vėshtirė se raportet mes tyre janė ende si mė parė pas zhurmės pėr merkaton e verės.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































