Del Boske dhe Spanja, asgjė pėr tė festuar
28.08.2008 18:06 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Visente del Boske e ka nisur detyrėn e trajnerit tė Spanjės me njė fitore 3-0 nė miqėsoren kundėr Danimarkės, por ka thėnė se ka pasur vend pėr shumė pėrmirėsime pėr kampionėt e Europės, nė prag tė fillimit tė eliminatoreve tė Kampionatit Botėror tė 2010-s. "E nisėm lojėn keq, ishim tė ngadaltė dhe shumė tė kujdesshėm, - tha ish-trajneri i Realit tė Madridit pėr gazetarėt, pas miqėsores nė Kopenhagen. - Danimarka ishte skuadėr mė e mirė se ne nė pjesėn e parė, por ne reaguam mirė dhe mė pas luajtėm njė ndeshje shumė tė mirė kundėr njė skuadre tė nivelit tė lartė." Spanjė nuk tregoi formė tė mirė nė minutat e para tė ndeshjes, e cila ishte eklipsuar disi nga lajmi qė 150 njerėz kishin humbur jetėn nė njė incident ajror nė aeroportin e Madridit nė fillim tė ditės. Danimarka kishte shumė raste nė dispozicion pėr tė kaluar nė avantazh, nė sajė tė gabimeve tė mbrojtjes spanjolle, por miqtė gradualisht i morėn frenat e lojės nė dorė dhe nė pjesėn e dytė shėnuan tri gola. Mesfushori Ksabi Alsonso ka shėnuar golin e parė tė ndeshjes, pas njė aksioni tė bukur tė Fernando Torres. "Duhet ta pranojmė se, nėse nuk do tė ishte loja e mirė e Karles Pyjol, si dhe zotėsia e Iker Kasiljas, do tė kishim pėsuar sė paku njė gol, por besimi dhe aftėsitė e lojtarėve na lejuan ta fitojmė kėtė ndeshje me rezultat tė pastėr," - tha Del Boske.
STILI"Po afrojnė eliminatoret e botėrorit dhe duhet t'i rregullojmė problemet qė kemi, pasi nuk mund tė tolerojmė mė gabime tė tilla, kur ndeshjet serioze tė fillojnė. Jemi pretendentėt pėr t'u kualifikuar, por gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė fitojmė ndeshjet qė do tė luajmė nė shtėpi." Autori i dy golave, Ksabi Alonso, deklaroi se skuadra do tė kėrkonte tė pėrsėriste tė njėjtin stil loje qė tregoi edhe nė finalet e Euro 2008-s. "Ky sistem funksionoi edhe nė finalet e kampionatit europian. Me lojtarėt qė kemi nė skuadėr duhet tė vazhdojmė tė luajmė nė tė njėjtėn mėnyrė; kjo funskionoi kundėr Danimarkės, sidomos nė pjesėn e dytė," - tha ai pėr gazetarėt. Mesfushori David Silva deklaroi se skuadra nuk ėshtė e ngopur nga suksesi qė arriti nė Europė. "Ka shumė lojtarė tė rinj nė skuadėr dhe akoma nuk e kemi treguar potencialin tonė maksimal, - tha ai. - Dėshirojmė tė vazhdojmė me ato hapa qė e nisėm Euro 2008-n, si dhe duket se me Del Bosken do tė vazhdojmė nė atė rrugė." Spanja do ta nisė fushatėn e eliminatoreve tė botėrorit me ndeshjen kundėr Bosnjes dhe Armenisė, ndėrsa kundėrshtaret e tjera do tė jenė Estonia, Belgjika dhe Turqia.
lajme.parajsa.com

































