Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Tirana – Haxhiaj, kontakte pėr lojtarė

Tirana ėshtė nė kėrkim tė lojtarėve cilėsorė pėr tė kompletuar nj skuadėr tė denjė pėr titullin. »»


Derbi i titullit, biletat mollė sherri mes klubeve

17.05.2008 11:37 Sport - Burimi: Balkanweb Sport

 

Luhet ndeshja e titullit, luhet njė sezon i tėrė. Dinamo-Partizani ka mbajtur edhe dje nė ankth kryeqytetin, teksa sot nė orėn 16.30 nė stadiumin “Selman Stėrmasi” dy prej skuadrave mė tė mėdha tė futbollit shqiptar do tė kėrkojnė titullin kampion nė 90 minuta tė ēmendura. Nė prag tė kėsaj sfide, problemi mė i madh ėshtė ai i biletave. Presidenti i Partizanit Albert Xhani deklaroi mbrėmė se klubi i tij nuk i ka marrė 1000 biletat e premtuara pėr tifozėt. “Na janė premtuar 1 mijė bileta dhe nuk na ėshtė dhėnė asnjė. Mosdhėnia e tyre ėshtė e qėllimshme nė mėnyrė qė nė stadium tė mos ketė tifozė tė Partizanit”, deklaroi kreu i tė kuqve. Sipas tij, njė situatė e tillė ka sjellė grumbullime tifozėsh pranė selisė sė klubit, duke kėrkuar bileta pėr tė qenė nė stadium. Ndėrkohė, nė kampin e Dinamos pohojnė tė kundėrtėn. Shefi i zyrės sė shtypit Xhevded Zeka, por edhe zėvendės presidenti i bluve Avni Braēe, thanė pėr “Gazetėn Shqiptare” se “klubi i Partizanit ka marrė jo 1000, por 1500 bileta”. “Ne kemi qė tė hėnėn qė kemi folur pėr kėtė ēėshtje me ta. U kemi thėnė tė marrin biletat, por nuk kishin lekė, kėshtu qė njė pjesė e tyre dolėn nė shitje tė 9 katėshet”, deklaroi zėvendės presidenti i bluve Braēe.
Rrėmujat
Kėrkesat pėr bileta, por edhe urrejtja e krijuar mes dy kampeve nė javėt e fundit, pritet tė jenė problemi kryesor nė ndeshjen e sotme. Nė fakt, qė mbrėmė ka pasur grumbullime tifozėsh. “Tek 21 Dhjetori janė shumė tifozė qė protestojnė dhe kėrkojnė bileta pėr tė parė ndeshjen”, deklaroi presidenti i Partizanit Albert Xhani. Edhe pse jo tė gjithė do tė jenė tė pajisur me njė biletė, nė prag tė sfidės sė sotme pritet qė numri i tifozėve pėrreth stadiumit “Selman Stėrmasi” tė kalojė 10 mijėt. Qė do tė thotė se shumica do tė mbetet pa hyrė nė stadium. Nė kampin e Dinamos kanė qenė tė angazhuar deri nė orėt e vona tė mbrėmjes qė organizimit tė mos i mungojė asgjė. Ndėrkohė qė policia, nė njė komunikatė pėr shtyp ka njoftuar marrjen e masave tepėr tė rrepta nė kuadėr tė ndeshjes sė sotme. Duke filluar qė nga bllokimi i akseve kryesore rrugore qė tė ēojnė pėrreth stadiumit ku luhet ndeshja, e deri tek mbyllja e lokaleve afėr tij. Veē kėsaj, do tė ndalohet parkimi afėr tij si edhe do tė ketė kontrolle tė imtėsishme tė tifozėve, qė tė mos hyjnė me sende tė forta nė stadium.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare