Dinamo-Vllaznia ēelin sezonin nė Shqipėri
17.08.2008 12:03 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
TIRANE- Dinamo dhe Vllaznia do tė ēelin sot zyrtarisht sezonin 2008-2009 tė futbollit shqiptar. Fituesja e kampionatit dhe ajo e Kupės do tė ndeshen nė orėn 18 nė stadiumin “Qemal Stafa”, pėr finalen e Superkupės, qė ėshtė edhe trofeu i parė qė do tė fitohet nga njėra prej tyre. Nisur nga pjesėmarrja nė Kupat e Evropės, dy skuadrat vijnė nė formė tė mirė fizike nė kėtė sfidė, ndėrkohė qė Vllaznia ka mundur tė mbajė edhe treshen Sukaj, Teli e Lika pėr kėtė takim. Pas njė ndeshje kontrolli tė zhvilluar dje, trajneri i Dinamos Zlatko Daliē, deklaroi se Vllaznia ėshtė favorite pėr tė fituar nė kėtė sfidė, duke parė edhe pėrgatitjen e mirė fizike tė saj. “Shkodranėt janė para Dinamos pėrsa u pėrket pėrgatitjeve, pasi e kanė nisur shumė shpejt sezonin. Ky ėshtė njė avantazh i madh pėr ta, megjithatė kjo nuk do tė thotė se ne kemi frikė. Ne jemi skuadra kampione, kėshtu qė kurrsesi nuk mund tė jetė Vllaznia favorite”, deklaroi trajneri i kampionėve nė fuqi tė Shqipėrisė. Blutė vijnė nė kėtė sfidė pas eleminimit tė turpshėm nga boshnjakėt e Modricės dhe tė gjithė janė kuriozė pėr tė parė punėn e bėrė nga tekniku kroat. Daliē konfirmoi gjithashtu se sulmuesi i rikthyer, Sebino Plako, do ta nisė nga stoli nė kėtė ndeshje. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket kampit shkodran, ai ėshtė mbushur me polemika pas humbjes 3-0 kundėr Napolit. Edhe pse pėrballė ishte njė ekip i Serisė A, presidenti Valter Fushaj nuk e ka pritur mirė faktin qė skuadra e tij bėri njė lojė tepėr mbrojtėse, duke mos kėnaqur 14.500 tifozėt qė kishin mbushur si rrallėherė “Loro Boriēin”. Nga kampi shkodran flitet se nė rast dėshtimi nė ndeshjen e sotme, trajneri Agim Canaj do t’i ketė tė numėruara ditėt nė kėtė ekip. Arsyeja duket e njėjtė me atė tė presidentit tė Dinamos pak muaj mė parė dhe ka tė bėjė me lojėn shumė mbrojtėse tė skuadrės. Nė deklaratėn e tij, presidenti Fushaj, si rrallėherė, ka prekur edhe kompetencat e trajnerit, duke thėnė se ky i fundit gaboi me ndėrrimet apo me mėnyrėn e vendosjes sė lojtarėve nė fushėn e lojės. Avantazhi tjetėr i Vllaznisė nė ndeshjen e sotme, ėshtė fakti se Canaj e njeh mirė Dinamon.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































