Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Partizani, shtatė lojtarė debutues ndėrkombėtarė

Skuadra qė Partizani paraqiti nė takimin kundėr Shiroki Brijeg nė barazimin 0-0 nė ndeshjen e parė tė turit tė parė tė Kupės UEFA, njėherėsh edhe barazimi i parė nė 11 ndeshje tė Kupės UEFA, kishte brenda saj shtatė debutues qė do ta fusin pėrjetėsisht nė statistikat e tyre kėtė ndeshje, pasi pėr... »»


Dinamo shpallet kampione e Superliges, presidenti Topi dorezon trofeun

18.05.2008 00:04 Sport - Burimi: Balkanweb Sport

Nga: Altin Latifi 

TIRANE -Partizani edhe kete here nuk ka mundur te preke dot titullin kampion, i cili pas 33 javesh mese te ndezura me rivalitet, i ka shkuar Dinamos. Si ne asnje vend tjeter te Evropes, fatet e kampionatit ne Shqiperi jane vendosur me nje ndeshje finale, per shkak se ne javen e fundit u perballen ekipi i vendit te pare me ate te vendit te dyte. Ne fund, Dinamo ka arritur te triumfoje 2-1, me 9 vete dhe me nje shpirt gare qe rralle here eshte pare ne fushat shqiptare. Ne fund te 90 minutave te drejtuara nga italiani Paolo Taljavento, festa ka qene e gjithe per tifozerine blu, e cila kete here ka qene ne numer me te madh se zakonisht. Ne stadiumin “Selman Stermasi”, futbolli shqiptar ka luajtur aktin e fundit te nje kampionati qe mund te konsiderohet me plote gojen me i bukuri i viteve te fundit. Presidenti Topi ka qene ai qe i ka dorezuar trofeun kapitenit Arjan Pisha, i cili tregoi nje forme jashte normales perballe sulmeve te Partizanit.

Te kuqte zhvilluan nje kampionat te shkelqyer. Hasan Lika ne kete aspekt mund te quhet trajneri i sezonit, por ne fund, kane pranuar verdiktin e me te fortit. Ndonese Partizanit i duhej patjeter fitorja, ndeshja ka nisur menjehere ne sulm per blute. Nuk kalojne as 4 minuta dhe Pero Pejiē rrezohet ne zone. Taljavento nuk ka dyshime: eshte penallti. Aty ku Bekim Kuli gjuan si zakonisht sakte dhe mposht Shehin. Pas disa ēastesh, Pollozhani merr nje karton te verdhe te kote, por qe ne fund do te rezultoje nje ndeshim i rende per shqiptaro-maqedonasin. Partizani kunderpergjigjet me Shkembin qe godet nga jashte zones, por pa sukses. Tenton edhe Muzaka nga nje pozicion i priret, por topi prek rrjeten e jashtme.

Arbitri italian nuk fal asnje nderhyrje dhe ndeshkon edhe dy lojtare te tjere te Dinamos, Vinēetiē dhe Pejiē. Por, ne minuten e 33-te, Partizani do te riktheje barazpeshen ne stadium dhe festen ne tifozerine e kuq. Pas nje goditje kendi te Muzakes, Tefik Osmani shkeputet me shume nga te gjithe dhe shenon golin e barazimit. Delir ne radhet e te kuqve, qe tentojne me shume deri ne fund te pjeses se pare. Osmani do te rrezikoje serish me koke, por kesaj here gabon shenjester. Pjesa e dyte nis pa asnje ndryshim ne te dy kampet. Megjithate, jane blute ata qe kerkojne te kapin ne befasi Partizani. Tre gjuajtje te njepasnjeshme drejt portes se Shehit jane sinjali i pare. Por, pas 10 minutash, blute kane nje tjeter rast, kesaj radhe pas nje gafe te mbrojtjes se Partizanit. Pollozhani kerkon te perfitoje, por godet me shkelm Shehin dhe arbitiri nxjerr kartonin e dyte te verdhe per te. Dinamo eshte me 10 lojtare. Pas tre minutash Partizani nuk respekton ne nje moment fair-playn dhe Kuli tregon karakterin e tij, duke nderhyre ashper.

Serish karton i kuq per Dinamon. Tashme Partizani hidhet i gjithi ne sulm. Daja heq Allmuēen te demtuar dhe Vinēetiē dhe fut Ishken e Diop, ndersa Hasan kerkon nga skuadra te shtyje perpara. Nuk mungojne as momentet e tensionit mes tifozeve ne nje sfide te tille. Ēerek ore para perfundimit, Ardit Beqiri godet lart me koke, ndersa gabon edhe Abilaliaj pak ēaste me vone. Ne minuten e 38-te, nje gjuajtje kros per pak nuk befason Kotorrin, por ky i fundit largon. Ne te 45-ten eshte Ishka ai qe godet porten e Partizanit nga kufijte e zones, por Shehi grushton duke mbajtur ne loje skuadren e tij. Momenti fatal do te vinte ne minuten e dyte shtese. Abialiaj ka mundesine me te mire per te shenuar, por gabon teresisht, duke i dhene mundesine Dinamos te shenoje golin e dyte me te riun Ferra. Festa ne stadium u ka takuar bluve. Per Dinamon eshte titulli i 17-te ne historine e saj dhe i dyti nen presidencen e Besnik Sulajt, pas atij te vitit 2002.
(News24/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare