Disiplina vendos nė favor tė Hafizit dhe Beqirit
29.08.2008 12:03 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Ish-trajnerit bardheblu Tirana duhet t'i paguajė 800.000 lekė pėr mosrespektim tė kontratės, ndėrsa Beqiri "lirohet" nga Partizani.
Dy ēėshtjet e shqyrtuara dje nė mbledhjen e komisionit tė disiplinės janė zgjidhur nė favorin e ish-trajnerit Astrit Hafizi dhe futbollistit Ardit Beqiri. Sipas vendimit, Tirana duhet t'i paguajė Hafizit dy rroga mujore, tė cilat kapin shifrėn e 800.000 lekėve. Nė bazė tė rishikimit tė kontratės qė ka nėnshkruar Hafizi me bardheblutė, rezultoi e drejtė ankesa e ish-trajnerit tė kombėtares, qė ėshtė shkarkuar nga drejtimi i Tiranės pas barazimit 2-2 me Elbasanin, nė sezonin e kaluar. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket futbollistit Ardit Beqiri, i cili nė kampionatin e fundit ishte pjesė e Partizanit, disiplina vendosi zgjidhjen e kontratės sė tij me klubin e kuq. Tashmė, Beqiri ėshtė i lirė pėr t'u aktivizuar me ēdo ekip tjetėr. Gjithashtu, klubi "Partizani" duhet t'i shlyejė ish-kapitenit pagėn e muajve mars, prill dhe maj, tė cilat i pėrkasin vitit tė parė tė kontratės. Kėrkesa e futbollistit pėr shlyerjen edhe tė rrogės sė katėrt ėshtė cilėsuar e pabazuar nė rregullore nga disiplina. Pėrveē kėtyre dy ēėshtjeve, komisioni vendosi tė lėrė tė lirė futbollistin Elio Shazivari, tė cilit i ka pėrfunduar kontrata dhe nuk ka detyrime ndaj klubit tė Laēit. Ndėrsa pėr ngjarjet e javės sė parė tė kategorisė superiore, disiplina gjobiti me 30.000 lekė futbollistin e Bylisit, Johan Driza, gjithashtu e pezulloi me njė ndeshje pėr shkak tė ofendimit ndaj gjyqtarit nė ndeshjen pėrballė Shkumbinit.
Kategoria superiore
Java e 2-tė (30.08.2008)
Dinamo - Shkumbini
Gjyqtar: M.Sopjani
Bylis - Besa
Gjyqtar: A.Lulaj
Teuta - Tirana
Gjyqtar: S.Ēekaj
Tė dielėn
Flamurtari - Elbasani
Gjyqtar: K.Meta
Apolonia - Lushnja
Gjyqtar: E.Dobi
Partizani - Vllaznia
Gjyqtar: B.Pashaj
lajme.parajsa.com

































