Domenek lidh kontratėn me Francėn deri nė 2010
03.07.2008 18:26 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Rajmond Domenek do tė jetė trajner i Francės edhe pėr dy vitet e ardhshme. Federata Franceze e ka konfirmuar nė mėnyrė tė habitshme teknikun e saj, i cili u konsiderua si fajtori kryesor pėr eleminimin e turpshėm nė kampionatin europian.
Pavarėsisht njė Europiani zhgėnjyes, Rajmond Domenek ėshtė konfirmuar nė krye tė kombėtares franceze deri nė vitin 2010. Ka qenė ky vendimi i marrė nga Kėshilli Drejtues i Federatės Franceze nė mbledhjen e sė enjtes. Presidenti Zhan-Pier Eskalet, deklaroi nė njė konferencė pėr shtyp se vendimi kishte tė bėnte me njė ēėshtje morale, duke qenė se Domenek ka njė kontratė deri nė vitin 2010 me kėtė Federatė. Vendimi ėshtė marrė me 19 vota pro dhe njė abstenim, por pavarėsisht kėsaj, ka qenė i papritur pėr opinionin francez. Domenek u pėrball me akuza tė ashpra pas eleminimit tė Francės qė nė ndeshjet nė grupe tė kampionatit europian. Vetėm njė pikė, njė gol i shėnuar dhe gjashtė tė pėsuar, i kthyen nėnkampionėt e botės nė njė skuadėr qesharake. Sidomos organet e shtypit kanė qenė tejet kritike ndaj Domenek, qė la nė shtėpi disa yje si Trezege, Flamini apo Mekses. Nė krahun e Domenek ishin rreshtuar nė ditėt e shkuara kapiteni Patrik Vieira, mesfushori Frenk Riberi dhe presidenti i UEFA-s Mishel Platini. Njė nga kundėrshtarėt e tij ka qenė Zinedine Zidane, qė kėrkoi ngjitjen e Didier Deshamp nė stolin e kombėtares. Veē kėsaj, Domenek ėshtė kritikuar shumė edhe pėr raportet e tij aspak miqėsore me njė pjesė tė skuadrės, por sidomos me shtypin. (a.r-news24/balkanweb)
lajme.parajsa.com

































