Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Enigma e madhe e Hanit. Kush do tė luajė nė sulm?

07.09.2008 00:05 Sport - Burimi: Albania Sport

24 orė pėrpara takimit kundėr Suedisė, Ari Han duket se po vuan nga njė “virozė” qė e ka gatuar po vetė. Do tė luajė me njė sulmues tė mirėfilltė, kur nė dispozicion ka tre sulmues: njė qė luan nė Serinė A italiane (Bogdanin), njė tjetėr qė aktivizohet nė Bundesligėn I gjermane (Kapllanin) dhe sė fundi, Salihin e Bundesligės I austriake. I ka provuar qė tė tre nė seancat stėrvitore, por ende nuk ėshtė bindur.

BESIM TE SKUADRA

“Kam shumė besim te skuadra ime se do tė luajė ashtu si bėri pjesėn e parė kundėr Lihtenshtejnit, shumė e organizuar. Mendoj se mund tė arrijmė njė rezultat tė mirė, pasi ėshtė i rėndėsishėm njė start i mirė. Kėrkoj tė kem njė skuadėr tė tėrė nė fushė e jo tė bazohem tė individėt. Formacionin qė do tė zbresė nė fushė ende nuk e kam pėrcaktuar, pasi kemi nė dispozicion edhe njė seancė stėrvitore”. Ky ėshtė mesazhi i trajnerit tė 19-tė nė historinė e Kombėtares shqiptare, holandezit Ari Han, nė prag tė ndeshjes sė parė kualifikuese tė Botėrorit 2010, ajo kundėr Suedisė. Han pranoi gjatė konferencės sė tij pėr shtyp se tifozeria do tė ndikojė shumė nė pėrformancėn e skuadrės sonė, por nuk mendon se ajo do tė ndikojė negativisht te lojtarėt kundėrshtarė: “Tė gjithė ata luajnė jashtė dhe kanė shumė eksperiencė, janė mėsuar me publik”

SULMUESI ENIGMĖ

Trajneri e ka bėrė tė ditur se do tė luaj me njė sulmues tė mirėfilltė, duke i mėshuar mė shumė lojės nė krahė tė mesfushorėve tė avancuar me karakteristika ofensive. Por, edhe pse ka pasur nė dispozicion pesė ditė stėrvitje trajneri Holandez ende nuk e bėri publike formacionin qė do tė hedhė nė fushė kundėr Suedisė. Pikėpyetjet mė tė mėdha kanė tė bėjnė me lojtarin e vetėm qė do tė jetė nė sulm. Han ėshtė njė “dhelpėr” e vjetėr. “Zyrtarisht nuk mund t’ua konfirmoj. Mė duhet tė shoh edhe njėherė lojtarėt. Kemi ende edhe nje seancė stėrvitore. Kam tre sulmues nė dispozicion (Bogdanin, Kapllanin e Salihin). Nėse do ta pėrcaktoj qė tani, ai ndoshta mund tė dėmtohet nė stėrvitjen e fundit, e mė duhet tė vendos tjetrin”.

DISIPLINĖ E FORTĖ TAKTIKE

Pasardhėsi i Oto Bariēit lėshoi njė konsideratė jo shumė optimiste pėrballė nordikėve. “Kėrkoj njė disiplinė tė fortė taktike nga lojtarėt. Me skuadrėn qė kam ėshtė paksa e vėshtirė. Lojtarėt individualisht duhet tė sjellin rezultate tė mirė nė funksion tė skuadrės. Nėse dikush bėn njė paraqitje tė mirė tė mirė personale, por nuk i shėrben skuadrės, atėherė, unė si trajner nuk pėrfitoj aspak. Lojtarėt duhet tė mėsohen, qė vetėm kur fitohet ne kemi lojtarė tė mirė”. Pėrballė njė skuadre me lojtarė tė nivelit tė lartė, ish-trajneri i Kinės e Kamerunit pohoi edhe rebusin e tij: “Skuadėr ofensive? Varet ē’kuptoni ju. Do tė kemi njė skuadėr me lojtarė ofensivė, apo do tė luajmė nė mėnyrė ofensive. Pasi mund tė kesh edhe 7 nė mbrojtje e 3 nė sulm. Nė luajmė nė fushėn tonė dhe pa dyshim qė do tė bėjmė njė lojė sulmuese”.

SHIGJETA EDHE SKELĖS

Ish-partneri i Johan Krujfit e Teo de Jongit (aktualisht ndihmės i Hanit nė Kombėtaren shqiptare) sqaroi edhe njė herė ēėshtjen (Besart) “Berisha”, duke theksuar se arti i lojės sė tij ėshtė jashtė konceptit tė tij, pasi mbizotėron teprimi i mbajtjes sė topit. “Madje edhe Ervin Skelės i kam thėnė tė njėjtėn gjė, nė lidhje me mbajtjen e gjatė tė topit. I kam thėnė se ti nuk luan nė njė skuadėr tė mirė (Shqipėria). Nėse je njė lojtar i lirė, duhet tė bėsh mė tepėr pėr skuadrėn. Vetėm nėse qarkullojmė topin mirė, nuk e teprojmė me veprime individuale atėherė mund tė jemi tė rrezikshėm. Pak a shumė kėtė i kam kėrkuar Berishės. Kėtė do i kėrkoj nė vazhdimėsi skuadrės”.

SUEDIA KA EKSPERIENCĖ

Ish-nėnkampioni i dyfishtė i Botės me Holandėn nė vitin 1974 e 1978, vlerėsoi forcėn e kundėrshtarit, i cili ka qenė 11 herė nė finalet e njė Kampionati Botėror, e madje ka qenė nėnkampion i botės nė vitin 1964. “Suedia ka eksperiencė, ka lojtarė shumė tė vjetėr. Lagerbark punon prej shumė vitesh me kėta lojtarė (nga viti 2000). Kjo do tė thotė se ata e njohin shumė mirė lojėn e njėri-tjetrit me sy mbyllur. Kjo e bėn edhe mė tė vėshtirė lojėn tonė. Suedia ėshtė njė skuadėr tė cilin mė vėshtirėsi mund ta mposhtėsh. Njė skuadėr e madhe”. ”. Ari Han foli edhe sistemin e ri qė ka futur homologu i tij, 60-vjeēari Lagerbak. “Pas shumė vitesh Lagerbak ka menduar tė ndryshojė sistemin e lojės, duke aplikuar sė fundi 3-5-2. Nuk do tė jetė e lehtė pėr ne pėr tė zbėrthyer mesfushėn e fuqishme tė suedezeve, lojtarė qė kanė eksperiencė tė madhe e qė janė mbi 30-vjeēare”.

ADMIRIM PĖR IBRĖN

Han, i cili ka drejtuar gjatė karrierės sė tij tė gjatė si trajner 3 ekipe kombėtare e 10 skuadra klubesh, dashur pa dashur shfaqet si njė adhurues i sulmuesit tė Interit, Zlatan Ibrahimoviēit dhe pranon forcėn e gjigantit suedez, i cili ka shėnuar 20 gola nė 53 ndeshjen me pėrfaqėsuesen nordike. “Ibrahimoviē ėshtė njė lojtar qė bėn pėrjashtim dhe ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Suedinė. Nėse ai do tė japė 100 pėr qind tė tij, atėherė nuk ka mbrojtės ta eliminojė. Njė lojtar i tillė ka nevojė vetėm pėr pak hapėsirė. Pėr momentin nuk luan nė nivelin e tij. Ne do tė pėrqendrohemi ndaj tij, nė mėnyrė qė ai tė marrė sa mė pak topa”.



E Premte, 05 Shtator 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare