FIFA, Shqiperia e 100-a
03.07.2008 18:27 Sport - Burimi: Koha Jone Sport
E Enjte, 03 Korrik 2008
Nuk kemi luajtur, por fakt eshte se brenda dy muajve i kemi hipur ashensorit dhe po zbresim pambarim. Nese ne muajin qershor kuqezinjte, e drejtuar nga holandezi Ari Han humben 18 pozicione, ne korrik, perfaqesuesja jone zbret edhe 16 vende te tjera, duke u gjendur ne te njejten kuote pikesh sa edhe Kongo, 359, ekip me te cilin ndaj vendin e 100-te dhe sheh perpara vetes skuadra anonime si Benini, Uganda (97), Gambia (91), Ruanda (87) etj. Kjo eshte renditja me e keqe e skuadres kuqezi qe nga muaji shkurt i ketij viti, kur filloi dhe renia ne pikiate e Kombetares sone, e cila brenda vetem 5 muajve ka humbur plot 27 vende. Por, ka akoma dhe me keq. Kur kujtojme se ne shkurt te vitit 2007 ishim te 87-et, apo gusht te 2006 te 62-et (pozicionimi me i mire ne historine e skuadres kuqezi), situata eshte alarmante. Ne kete pozicion, Shqiperia nuk e ka pare veten qe nga muaji shkurt i vitit 2003, plot pese vite me pare, kur u rendit e 100-a. Qe atehere, me ulje-ngritjet e saj, kuqezinjte nuk e kishin prekur me kete pozicion, por, me sa duket, malli per rikthim ne identitet ben punen e tij.
Spanja e para
Per here te pare ne historine e saj, perfaqesuesja spanjolle ka marre vendin e pare ne renditjen boterore te FIFA-s. Pozicioni me i mire per furite e kuqe ka qene vendi i dyte i arritur ne vitin 1994. Spanja, fituesja e Kupes se Evropes, eshte kurorezuar keshtu dhe mbreteresha e botes ne futboll, te pakten per nje muaj, kur te ndryshoje dhe lista e FIFA-s. E dyta eshte Italia, e cila shpresonte shume ne nje pozicionim si e para ne bote, ndersa finalistja tjeter e Evropianit, Gjermania eshte e treta. Argjentina, e cila muajin e kaluar ishte e para, ka humbur pese pozicione, duke u renditur e gjashta, ndersa Brazili, nga vendi i dyte, ka rreshqitur ne te katertin. Ka dale jashte zones se 10 me te mirave Greqia, qe renditet e 18-a, Anglia, e 15-a, por ka hyre Kroacia, qe renditet e 7-a, duke fituar 8 vende.
lajme.parajsa.com































