Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Agolli: “Jam gati pėr tė dhėnė kontributin tim”

Ansi Agolli ėshtė njė ndėr tė preferuarit e trajnerit Ari Han, i cili qysh kur e pa nė grumbullimin e Turqisė nė janar tė kėtij viti, gjithmonė e ka pasur nė listėn e tij. Edhe Brigel e ka pasur nė vėmendje lojtarin e Tiranės, por qė ka dhe njė tė kaluar nė Zvicėr e Finlandė. »»


FIFA e UEFA vijnė nė Tiranė, takim me MTKRS nė Federatė

03.07.2008 18:26 Sport - Burimi: Balkanweb Sport

NgaAltin Latifi
Pėrfaqėsuesit e FIFA-s dhe tė UEFA-s kanė nisur punėn pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė mosmarrėveshjeve qė ekzistojnė mes shtetit dhe futbollit nė Shqipėri. Nė kėtė mėnyrė, ka marrė jetė Komisioni 4 palėsh, qė do tė shqyrtojė sidomos anėn ligjore qė rregullon veprimtarinė financiare tė sportit tė futbollit. 

Ka nisur punėn komisioni katėr palėsh i FIFA-s, UEFA-s, Ministrisė sė Sporteve dhe Federatės sė Futbollit, qė do t’u japė zgjidhje problemeve tė mbetura pezull qė nga koha e konfliktit tė madh qė pėrfshiu futbollin shqiptar me shtetin. Shefi i zyrės juridike tė UEFA-s Marsel Benc, delegatja Eva Paskuer dhe drejtoresha e sporteve Violeta Shqevi janė takuar me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit nė zyrat e kėsaj tė fundit. Ideja pėr kėtė komision katėr palėsh lindi nė momentin e zgjidhjes sė konfliktit mes shtetit shqiptar dhe FIFA-s nė muajin prill. Bisedimet do tė ēojnė nė gjetjen e njė zgjidhje tė pranueshme nga tė gjithė, sidomos nė aspektin e ligjeve qė rregullojnė veprimtarinė financiare tė futbollit nė Shqipėri. Sidomos ligji pėr tė drejtėn televizive tė kombėtares, do tė jetė nė qendėr tė kėtyre bisedimeve. Palėt nuk kanė pranuar tė bėjnė komente, duke e quajtur punėn e komisionit si tė aspektit teknik dhe qė do tė ēojė nė rregullimin e kuadrit ligjor. Tė shtunėn, takimi do tė vijojė me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Financave, e cila gjithashtu ka objeksionet e saj nė mėnyrat sesi ndahen paratė nga e drejta televizive apo taksat e ndryshme qė lidhen me futbollin. (a.r-news24/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare