Flamurtari merr trofeun Norga
18.08.2008 12:00 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Flamurtari e fillon me trofe sezonin. Ndonėse njė turne me minutazh tė kufizuar, pasi loja ka qenė 50 minuta, dy herė me nga 25 minuta, pėrveē finales qė u bė me 45 minuta, ky turne ka pasur vlera, qofshin edhe monetare. Ekipi vlonjat ka pėrfituar 15 mijė dollarė nga presidenti i kompanisė "Birra Norga", Agron Haxhiraj, i cili kishte shtuar me 5 mijė dollarė premion kėtė sezon. Nė fakt, vlonjatėt kishin ditė qė e kishin paralajmėruar se do ta merrnin shumė seriozisht dhe nė fakt ia kanė dalė, teksa kanė fituar dy ndeshjet me rezultat 1-0. Nė finale kuqezinjtė kanė pasur Apoloninė, e cila mundi Tiranėn. Mendohej tė ishte njė ndeshje shumė e fortė, por nė fakt nuk ka qenė ndeshja mė e bukur, pasi e dyta mes Flamurtarit dhe Partizanit ishte mė e mirė. Megjithatė, vlonjatėt ia kanė dalė mbanė vetėm nė fundin e takimit, kur Spaho pengon vėrshimin e Shehajt dhe Brajkoviē nga pika e 11-metėrshit nuk gabon. Ishte minuta e fundit e takimit dhe Apolonia nuk mund tė bėnte asnjė gjė. Rastet kanė qenė tė pakta, kjo edhe nga zėvendėsimet e shumta qė u bėnė nė finale. Ka qenė njė ndeshje e barabartė, ku vetėm dy raste kanė qenė tė pastra, Flamurtari me anė tė Liēajt, ndėrsa Apolonia nė minutėn e 44-t mund tė kishte bėrė mrekullinė, por portieri Moēka ėshtė treguar i vėmendshėm. Pėr tė ardhur nė minutėn e fundit ku Spaho bėn gabimin nė zonė e tij, teksa pengon nė mėnyrė tė gabuar Shehajn. Duhet thėnė qė edhe mbėshtetja pėr ekipin e Flamurtarit ka qenė maksimale.
lajme.parajsa.com

































