Grekėt sulmojnė Beqajn, ekipi 3 orė nė aeroport
29.08.2008 12:02 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Altin Latifi
Pritja pėr ekipin e Anorthosit nė aeroport in e Larnakės, ka marrė pėrmasa tė pabesueshme. Rreth 4 mijė tifozė kishin dalė nė orėn 5.30 tė mėngjesit pėr tė pritur heronjtė e tyre, nė atė qė ėshtė pėrshkruar nga mediat qipriote si arritja mė e madhe e futbollit tė kėtij vendi. Tifozėt ishin tė gjithė nė delir, duke kėnduar dhe hedhur fishekzjarre jashtė ndėrtesės sė aeroportit. Por, jo gjithēka ka qenė perfekte pėr Beqajn dhe skuadrėn e tij. Pavarėsisht festimeve, skuadrės sė Anorthosisit dhe rreth 1600 tifozėve qipriotė, iu desh tė prisnin pėr 3 orė nė aeroportin e Athinės pėr t'u nisur. Sipas gazetės "Famagusta-Gazette", por edhe agjencisė "CyBC", ata u sulmuan nga njė grup tifozėsh grekė tė Olimpiakosit, nė rrugėn nga hoteli nė aeroport dhe pėr arsye sigurie s'mund tė lėviznin. Viktima kanė mbetur edhe tifozėt e ardhur nga Qipro, dy prej tė cilėve pėrfunduan nė spital. Arritja e njė vendi nė fazėn nė grupe ka bėrė qė edhe presidenti i Anorthosit Andreas Pandelis, tė jetė si nė ėndėrr, duke vendosur t'u japė futbollistėve njė shpėrblim shtesė prej njė milion eurosh. “Dua tė falėnderoj futbollistėt, trajnerin dhe stafin tonė drejtues qė na e bėnė tė mundur realizimin e kėsaj ėndrre. Shumė mė pyesin pėrse udhėtoj nė njė autobus me futbollistėt, por nėse do tė ishte e nevojshme, do t’i ndiqja dhe me biēikletė futbollistėt e mi”, deklaroi ai..
Para ndeshjes
Njė tjetėr incident ishte shėnuar edhe ditėn e martė, kur tifozėt e Olimpiakosit sulmuan autobusin e skuadrės nė rrugėn nga aeroporti "Eleftherios Venizelos" i Athinės pėr nė hotel. Po kėshtu, shefi i klubit qipriot Andreas Pandeli u godit nga njė burrė i veshur me tė zeza, qė mė vonė doli se ishte oficer sigurie i stadiumit. Lojtarėt janė sulmuar gjithashtu edhe nė momentin qė ata hynė nė fushė pėr stėrvitjen e pasdites.
Incidentet
Shefi ekzekutiv i Anorthosit Dinos Domazis, tha se "jam i dėshpėruar pas kėtyre incidenteve", duke akuzuar mediat greke, por edhe klubin e Olimpiakosit apo policinė, qė sipas tij, "dėshtuan nė marrjen e masave organizative". "Eskorta e policisė nė aeroport ishte shumė e vogėl. Pas incidenteve ajo u rrit, por nuk e prisnim qė tė shkonim nė stadium nė mbrėmje dhe tė gjenim tė njėjtėn situatė", tha Domazis. "Por, policia e la autobusin dhe skuadrėn nė zonėn ku ishin duke pritur fansat. Njė tjetėr person, qė ne e pamė se ishte oficer sigurie i stadiumit, goditi presidentin tonė, ndėrsa na tha se ishte tifoz i Olimpiakosit. Gjatė gjithė kėtyre dy javėve, media ka krijuar njė atmosferė armiqėsie ndaj nesh dhe shefi ynė e pati paralajmėruar njė situatė tė tillė. Gjithēka ndodhi kėtu, ia kemi servirur UEFA-s me fakte. Pėr mė keq, asnjė drejtues i Olimpiakosit nuk erdhi tė na kėrkonte falje", pėrfundoi zyrtari i klubit qipriot.
(d.b/BalkanWeb)

lajme.parajsa.com