Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Guri, midis tetė mė tė mirėve tė globit

17.08.2008 12:56 Sport - Burimi: Albania Sport

Emocione kuqezi nė “Pekin 2008”. Mundėsi shqiptar Elis Guri u rendit me meritė midis tetė mė tė mirėve tė planetit nė peshėn deri 96 kg nė mundjen greko-romake, edhe pse i pati tė gjitha mundėsitė tė futej edhe nė zonėn e medaljeve .

Falė shortit tė hedhur shkodrani 25-vjeēar - vendi i shtatė nė Kampionatin Botėror pėr tė rritur tė zhvilluar nė Baku tė Azerbajxhanit – hyri direkt nė 16 mė tė mirėt e kėsaj peshe ku morrėn pjesė 20 sportistė. Guri la pas mundėsa nga Kina, Turqia, Italia, Bullgaria, Greqia, Japonia, Hungaria, etj.

Guri, kampion absolut nė Shqipėri duke filluar nga partėrinjtė (1998-2000), tė rinjtė (2000-2003) e tė rriturit (2002-2008), fitoi ndeshjen e parė ndaj kampionit olimpik nė “Athinė 2004”, egjiptianit Gaber Karam me rezultatin 3-1 (ose 6-5 e vendosur me pikė teknike.

Njė fitore e vėshtirė, por tėrėsisht e merituar fituesit shqiptar tė vendit tė tretė nė Kampionatin Europian tė Tamperes (2008). Guri kreu njė fazė pėrgatitore nė Bullgari pranė ekipit komėbtar tė kėtij vendi, dhe me sa duket eksperienca e madhe e fituar atje e ndihmoi shumė.

“Guri e mposhti me kapje kundėrshtarin. Ai arriti tė fitojė me njė nga mė tė fortėt e Olimpiadės nė peshėn e tij, pasi ai ishte kampioni nė fuqi olimpik”, - tha nė linjė telefonike nga Pekini, Fidel Ylli, shefi i delegacionit olimpik shqiptar.

Nė ēerekfinale Guri, i veshur kėsaj radhe me ngjyrė blu u pėrball me mundėsin gjerman, Mirko Engliq, takim qė e humbi me rezultatin 2-1 (8:2 pikė teknike) Guri kreu disa kapje tė cilėsisė sė lartė, por gaboi nė njė moment kur e kishte takimin nė dorėn e tij, duke e ngritur gjermanin peshė, por fatkeqėsisht duke dalė jashtė rrethit, ēka i hoqi shqiptarit tė paktėn 3 pikė, teksa i “dhuroi” Engliqit njė pikė tė ēmuar.

“Nė takimin e dytė kundėr gjermanit, pavarėsisht se Elis Guri e humbi me short, pra u hodhėn dy goglat dhe fati i tej i keq ishte se i ra ngjyra e kuqe. Elisi arriti gjithsesi nė raundin e dytė, e ngriti nė ajėr gjermanin e nxorri jashtė tapetit dhe e futi sėrish brenda atė. Ishte njė gabim i pafalshėm e tij, pasi pati shumė fuqi, por nuk arriti tė kontrollojė veten ku ndodhej nė tapet. Vetėm se shkeli pak vizėn ati nuk iu dhanė katėr pikė. Nėse Elisi do tė merrte ato pikė ndeshja do tė mbyllej 2-0 dhe ne do tė pretendonim pėr medalje tė paktėn tė argjendtė”, - tha Ylli.

Aventura e Gurit, fitues i medaljes sė argjendtė nė trofeun ndėrkombėtar “Milone” (Itali, 2006), vazhdoi me sfidėn nė raundin e humbėsve apo “repeshazh” kundėr koreanojugorit Young Tae-Han, i cili nga ana e tij kishte humbur me gjermanin Engliq, por fatkqėsisht Elisi u mund me rezultatin 3-1, pavarėsisht se tė dy sportistėt e patėn mundėsitė pėr ta fituar.

Renditja e Gurit midis tetė mė tė mirėve tė botės, ėshtė rezultati i dytė mė mirė i arritur deri tani nga sportistėt shqiptar nė “Pekin 2008”, duke pasur nė konsideratė edhe vendin e gjashtė tė arritur nga peshėngritėsja Romela Begaj. “Elis Guri ėshtė njė nga sportistėt mė tė mėdhenj shqiptarė, jo vetėm se ka dalė i shtati nė botė (nė Azerbajxhan), por dhe kėtu (nė Kinė) ėshtė renditur nė vendin e tetė. Ai ėshtė nė njė moshė mjaft tė re”, - dha vlerėsimin e tij Fidel Ylli, edhe ku njė ish-mundės i njohur.

Medaljen e artė nė kėtė peshėn 96 kg mundje greko-romake e fitoi rusi Aslanbek Kushtov, tė argjendtit gjermani Mirko Engliq (kundėrshtari i Gurit), ndėrsa dy medaljet e bronzit u ndanė midis kazakistanezit Aset Mambetov dhe amerikanit Adam Uiler.

Mundja shqiptare do tė pėrfaqėsohet edhe me Said Prizrenin nė stilin e lirė nė peshėn deri 65 kg. Fituesi i medaljes sė bronztė nė Kampionatin Botėror tė Bakut nė Azerbajxhan (2007), do tė garojė mė datė 19 gusht dhe do tė jetė edhe sportisti i fundit kuqezi qė garon nė kryeqytetin kinez. 25-vjeēari Prizreni ėshtė dhe shpresa e fundit e Shqipėrisė pėr medalje nė kėtė Olimpiadė, pasi Prizreni vlerėsohet nga tė gjithė si favorit pėr medalje.

PROFIL

Elis Guri: Ju rrėfej "armėt" e mia nė Olimpiadė

Nga Aida TUCI

Elis Guri ishte sportisti qė preu "biletėn" e parė tė kualifikimit pėr mundjen shqiptare pėr nė Lojėrat Olimpike "Pekin 2008". Nė shtator tė 2007-s, nė Kampionatin Botėror qė u zhvillua nė Baku tė Azerbajxhanit, sportisti shkodran u klasifikua nė vendin e 7-tė nė peshėn 96 kg tė mundjes klasike, duke fituar tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Dy ditė mė vonė, atij do t'i bashkangjitej edhe Prizreni. Por pavarėsisht asaj qė do vinte mė vonė, Elis Guri mbetet sportisti qė pėr herė tė parė ēoi mundjen shqiptare nė njė olimpiadė me kualifikim direkt.

Nė gjurmėt e babait

Elis Guri vjen nga njė familje me traditė nė sportin e mundjes. Nė gjenet e tij ai ka trashėguar talentin dhe dashurinė pėr kėtė sport. Kapjet e para ia mėsoi babi i tij, njė mundės i njohur i stilit klasik dhe i peshave tė rėnda, ashtu si dhe Elisi.

Por emri i babait tė tij, Iljaz Guri, ėshtė gdhendur nė sukseset e shumė viteve mė parė tė mundjes shqiptare. Nė Kampionatin Europian tė vitit 1973, qė u zhvillua nė Helsinki, Iljaz Guri klasifikohet i 6-ti nė peshėn 90 kg. Pas 35 vjetėsh, i biri Elis Guri po nė Finlandė, nė Kampionatin Europian tė vitit 2008, e tejkalon tė atin, duke u renditur i treti nė Europė nė peshėn 96 kg. "Nė Kampionatin Botėror qė u zhvillua nė Baku tė Azerbajxhanit mė 2007, u rendita i 7-ti. Ishte njė sukses shumė i madh pėr mua, sepse arrita tė kualifikohesha pėr nė Lojėrat Olimpike, por pas garės, edhe pse isha i lumtur, do tė doja tė isha renditur njė vend mė lart, nė tė 6-tin, pasi ky numėr ėshtė i lidhur me kujtimin mė tė bukur tė babait tim, i cili u rendit nė vendin e 6-tė nė Kampionatin Europian tė Mundjes. Por jam shumė i lumtur qė pikėrisht nė Europianin e 2008-s, pikėrisht nė Finlandė, arrita ta tejkaloj edhe tim atė, duke u renditur nė vendin e 3-tė nė peshėn 96 kg,"- shprehet Guri, qė ėshtė shumė krenar qė ka ecur nė gjurmėt e tė atit.

Sot njė shkallė, nesėr njė tjetėr

Mundėsi kuqezi ishte ndėr tė paktėt sportistė tė ekipit tonė olimpik qė preferoi tė stėrvitej jashtė Shqipėrisė pėr Lojėrat Olimpike "Pekin 2008". Ai gjeti mundėsinė tė stėrvitej me ekipin kombėtar tė Bullgarisė, qė po pėrgatitej pėr pjesėmarrjen nė olimpiadėn e Pekinit. "Pėr gati 2 muaj jam stėrvitur nė Bullgari me ekipin kombėtar tė mundjes. Jam ndier i vlerėsuar atje, sepse gjeta mbėshtetje nga ana e trajnerėve dhe sportistėve. Nė Bullgari gjeta mundėsinė tė stėrvitem me sportistė mė tė mirė nė botė. Bullgaria e ka traditė sportin e mundjes dhe pėr mė tepėr nė qendrėn stėrvitore tė ekipit kombėtar vinin dhe shumė ekipe tė shteteve tė tjera, qė stėrviteshin me ekipin bullgar. Kjo mė ndihmoi tė njihja kundėrshtarėt e mi dhe sigurisht qė ndikoi pozitivisht nė rritjen e cilėsisė sportive. Mendoj se stėrvitja atje mė ka vlejtur, por gjithēka do tė tregojė Olimpiada. Pėr mua si sportist, Lojėrat Olimpike janė kulmi i karrierės sime. Sigurisht, dėshira mė e madhe ėshtė qė nė kėto lojėra tė arrij nė zonėn e medaljeve. E gjithė vėmendja ime ėshtė pėrqendruar te ky eveniment dhe pėr kėtė kam bėrė dhe do tė bėj deri ditėn e garės pėrpjekjet maksimale pėr tė hyrė nė zonėn e medaljeve. Jam i bindur qė do tė jetė shumė e vėshtirė, por unė gjithsesi do tė mundohem tė jap maksimumin tim. Nėse medalja vjen pas kėsaj, unė do tė jem shumė i lumtur. Sot ngjit njė shkallė, nesėr njė tjetėr,"- shprehet i treti nė Europė, Elis Guri, i cili ashtu si dhe mundėsi Sahit Prizreni biletėn pėr nė Pekin e preu qė me pėrfaqėsimin e tij nė Kampionatin Botėror tė Mundjes, qė u zhvillua nė shtator tė 2007-s nė Baku tė Azerbajxhanit, aty ku Guri u klasifikua i 7-ti nė peshėn 96 kg, ku konkurroi. Tanimė, pėr Gurin, i cili u rendit i shtati nė Botėrorin e Azerbajxhanit dhe i treti nė Kampionatin Europian qė u zhvillua nga data 1-6 prill tė 2008-s nė Tempere tė Finlandės, vėmendja ėshtė pėrqendruar vetėm tė konkurrimi i tij nė Lojėrat Olimpike "Pekin 2008".

"Besimi te vetja, suksesi im"

Pėrveē qetėsisė qė e karakterizon, ajo qė Elis Guri e quan si "ēelėsin" e suksesit tė tij ėshtė besimi i madh qė ka te vetja". "Nėse pėrgatitja ime fizike mė jep bindje tė plotė te vetja se mund tė arrij objektivin qė i kam vėnė vetes, atėherė kjo ndodh. "Kėtė bindje nė fakt pata edhe nė Kampionatin Europian. Shkova me synimin qė do tė arrija deri te medalja dhe ia arrita. Nė fakt, kisha krijuar njė bindje qė medalja ime e parė pėr kėtė vit do tė vinte nė Olimpiadėn e Pekinit. Ajo erdhi pak mė shpejt nga sa e kisha parashikuar. Kjo medalje mė forcon bindjen personale qė do tė jem i suksesshėm edhe nė Pekin. Gjithēka qė kam arritur nė europian dhe gjithēka qė do arrij nė Pekin, pa dyshim qė ia dedikoj pėrgatitjes sime nė Bullgari dhe, sigurisht, edhe trajnerit tim, Besnik Shehu,"- shprehet Elis Guri, duke konfirmuar dhe njė herė se nė Pekin ai shkon si sportist i nivelit tė lartė. Nė Bullgari mundėsi shqiptar u grumbullua bashkė me ekipin kombėtar. Stėrvtija nė mundje ka specifikėn e saj. Ashtu si boksi, njė sportist i mundjes qė tė kryejė stėrvitjen, i duhet tė ketė njė kundėrshtar nė tapet. Duke qenė se Elis Guri ėshtė sportist i peshės sė rėndė nė mundje (96kg) vėshtirėsia e stėrvitjes sė tij nė Shqipėri qėndronte dhe nė faktin se nuk gjente partner tė denjė pėr stėrvitje tė peshės sė tij. Tė tillė mund tė gjente vetėm nė ndonjė ekip jashtė. Kėshtu, vendi mė i afėrt me sportistė cilėsorė ishte Bullgaria. "Edhe vetė sportistėt bullgarė tė peshave tė rėnda e kanė tė vėshtirė tė gjejnė partner stėrvitjeje. Nė kėto kushte, interesi ishte i dyfishtė. Edhe ata kishin nevojė pėr mua dhe unė pėr ata. Sigurisht, unė mėsova mė shumė dhe pa dyshim qė pėrgatitja ime fizike dhe teknike ėshtė pėrmirėsuar shumė nė Bullgari. Gjatė kohės qė qėndrova nė Bullgari ka ardhur tė mė shihte dhe trajneri im, Besnik Shehu. Besoj se gjithēka qė kam arritur tė fitoj nė Bullgari do mė ndihmojė t'i pėrballoj denjėsisht kundėrshtarėt e mi olimpikė,"- shprehet Guri.

Befasia, filozofia e mundjes

Sipas Gurit, njė mundės mund t'i njohė kundėrshtarėt nė aktivitetet e ndryshme sportive ku merr pjesė, por asnjėherė nuk e di se cilin prej tyre do t'i vėrė fati pėrballė. Kjo filozofi e sportit tė mundjes ėshtė dhe filozofia e taktikės sė Elis Guri. "Kundėrshtari qė shorti mė ka vėnė pėrballė, mund tė jetė mė i fortė fizikisht dhe mė i pėrgatitur teknikisht se unė, megjithatė ai asnjėherė nuk arrin tė kuptojė se cilin ka pėrballė. Nė mundje kundėrshtari mėsohet kur hidhet shorti pak minuta para se tė ndeshesh me tė nė tapet. Kjo ėshtė bukuria nė takimet e mundjes, se asnjėherė nuk e di se cilin kundėrshtar do tė tė vėrė shorti pėrballė. Nėse fati tė sfidon me njė kundėrshtar tė fortė, duhet tė mbledhesh forcat, por dhe nėse ndodh e kundėrta, qė fati tė jetė me ty, nuk duhet ta neglizhosh aspak kundėrshtarin, sepse pikėrisht nė atė moment je i humbur,"- shpjegon Guri. Kėtė filozofi kishte parasysh Guri edhe nė momentin kur nė finalet e Kampionatit Europian shorti i solli pėrballė kampionin e botės nė fuqi, estonezin Heiki Nabi.



SKEDA

Elis Guri

Datėlindja 6.07.1983

Vendlindja Shkodėr

Sporti Mundje (stil klasik)

Gjatėsia 188cm

Pesha 96kg

Rezultatet: 2005 Lojėrat Mesdhetare "Almeria 2005" /vendi 7 tė

2006 - Turneu botėror Trofeu "Milone", Italia/ medalje argjendi

2007 - Kampionati Botėror Baku Azerbajxhan/ vendi 7 tė

2008 - Kampionati Europian Tempere Finlandė/ medalje bronzi

Pjesėmarrja nė "Pekin 2008": Me kualifikim i 7-ti nė Kampionatin Botėror Baku Azerbajxhan

Objektivi nė "Pekin 2008": Klasifikimi nė 5-shen mė tė mirė tė peshės 96 kg nė olimpiadė

E Enjte, 14 Gusht 2008


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare