Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Hamdi Salihi: Puna jonė matet me gola

20.08.2008 14:03 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Kur trajneri Ari Han vendosi tė linte jashtė Kombėtares sulmuesin Erjon Bogdani, lajmi padyshim qė krijoi pakėnaqėsi. Edhe pse ndeshja miqėsore kundėr Lihtenshtejnit nuk ėshtė ndonjė humbje e madhe, holandezi dha shpjegimet e tij dhe saktėsoi se nė repartin ofensiv do tė ketė vend vetėm pėr dy nga tri alternativat qė janė nė dispozicion. Kjo bėn qė nė prag tė fillimit tė eliminatoreve tė Botėrorit, mė shumė nėn tension tė ndihen sulmuesit, tė cilėt duhet tė fitojnė (ose justifikojnė) me gola besimin e Hanit.

Kėtė e ka tė qartė Hamdi Salihi, i cili veshi fanellėn kuqezi menjėherė pas dy golave tė realizuar nė Kupė me Riedin (kėtyre i shtohen edhe dy golat nė javėt e para tė kampionatit austriak). "Puna jonė matet me gola", ishin fjalėt e shkodranit qė me Kombėtaren ka festuar vetėm njė herė, nė takimin miqėsor tė fituar 3-0 me Maltėn. "Duhet t‘i shfrytėzojmė tė gjitha rastet pėr shėnim qė kemi nė portėn kundėrshtare dhe tė realizojmė sa mė shumė. Duhet tė tregojmė se jemi tė aftė tė shėnojmė gola dhe nė rang kombėtaresh. Shpresoj ta gjej rrjetėn nė miqėsoren me Lihteshtejnin". Salihi ėshtė njė nga pikat e forta tė Riedit nė Bundesligėn austriake me 20 gola tė shėnuar nė 54 ndeshje: "Ndihem mirė dhe po shėnoj. Shpresoj tė vazhdoj kėshtu. Gjithsesi nga skuadra (Riedi) janė larguar disa lojtarė dhe nuk janė bėrė blerje me peshė, tė cilat do tė na ndihmonin tė ishim mes favoritėve".

Tensionin e golit e ndjen edhe Edmond Kapllani. "Do tė ishte me tė vėrtetė fantastike tė shėnoja nė kėtė miqėsore", tha sulmuesi i Karlsruhes nė Gjermani. "Duhet tė fitojmė qė tė pėrurojmė nė mėnyrėn mė tė mirė edhe fanellat e reja, tė cilat janė vėrtet shumė tė bukura".





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare