Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Han: Shqipėria ime luan me njė sulmues tė vetėm

20.08.2008 14:03 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Koha nuk pret dhe Suedia, bashkė me 6 shtatorin e eliminatorėve tė Botėrorit 2010 nė grupin tonė, duket nė prag. Ndėrsa Han dhe djemtė e tij janė shumė prapa, por jo pėr faj tė tyre. Trajneri holandez e "qan" pezullimin e Shqipėrisė, pasi mund t‘i njihte mė shumė lojtarėt e grumbulluar. "Do tė kishim luajtur tė paktėn edhe njė ose dy miqėsore tė tjera dhe do tė krijonim njė ide mė tė mirė pėr skuadrėn. Gjithashtu do tė ishim mė tė pėrgatitur pėr ndeshjet eliminatore", - u shpreh ai. Megjithatė, tė gjithė bashkė, kanė vendosur tė nxitojnė pėr tė kapur kohėn. Dhe kėtė do ta bėjnė sonte, ndaj modestėve tė Lihtenshtejnit nė "Qemal Stafa". Njė ndeshje, qė tė gjitha vlerat e saj do t‘i ketė nė funksion tė Shqipėrisė sė tė ardhmes, asaj nė ndeshjet e grupit, duke filluar qė nga Suedia e shtatorit.

Lihtenshtejni

Kundėrshtari nuk ėshtė ai i dėshiruari, ndaj tė cilit do tė viheshin nė provė strategjitė e trajnerit tė ri tė kuqezinjve, por nė fund tė fundit mė mirė me tė, se pa tė. Kėshtu mendon edhe Han: "Lihtenshtejnin mund tė them se nuk ishte kundėrshtari qė kisha kėrkuar. Doja njė skuadėr me karakteristika tė ngjashme me Suedinė, kundėrshtaren tonė tė parė nė grup. Do tė mė pėlqente tė testoheshim me Danimarkėn, Islandėn apo Finlandėn, tė cilat kanė njė futboll tė ngjashėm me kundėrshtarėt tanė". Kundėrshtari i sotėm vjen pa lojtarin mė tė mirė, Mario Frik, qė luan pėr Sienėn nė Itali. Gjithsesi, edhe kjo miqėsore me Lihtenshtejnin do tė vlejė si njė test jo i keq. Holandezi shpreson tė vėzhgojė lojtarėt, pėr tė parė se sa pėrshtaten ata me skemat.

Taktika

Edhe pse kundėrshtari ėshtė modest, synimi ynė nuk ėshtė i thjeshtė ta mundim. Han nuk heq dorė nga skemat qė ka nė kokė pėr Shqipėrinė e sė ardhmes, tė cilėn, duke studiuar grupin ku bėjmė pjesė, e shikon: me njė sulmues, tė kujdesshme nė mbrojtje dhe me lojė nga kahet. "Taktika mė e pėrdorur nė futbollin modern ėshtė 4-2-3-1, me 4 lojtarė nė pozicione mjaft ofensive, por edhe 4-3-3, - shton tekniku. - Do tė hedh nė fushė njė skuadėr sulmuese dhe loja jonė do tė pėrqendrohet te loja nga krahėt. Megjithatė duhet qė mė parė lojtarėt t‘i kuptojnė plotėsisht kėto skema, nė mėnyrė qė tė mos luajnė tė ēorientuar. Kėto pritet t‘i praktikojmė nė ndeshjet e ardhshme". Por ndaj Lihtenshtejnit, Han duket se i ėshtė dorėzuar presionit tė Energie Kotbus dhe Hanover, tė cilat kėrkojnė tė mos i lodhė lojtarėt e tyre. "Kam vendosur qė tė aktivizoj vetėm 45 minuta Skelėn dhe Lalėn, pasi skuadrat e tyre do tė pėrballen me njėra-tjetrėn tė premten nė Bundesligė".

Bogdani

Pėr trajnerin holandez nuk ekziston njė ēėshtje "Bogdani", pasi ka saktėsuar se nuk ėshtė thirrur pėr kėtė miqėsore, sė pari se i mungon praktika e lojės pėr shkak se seria A fillon me vonesė. Kjo tė paktėn nė krahasim me dy sulmuesit e tjerė, Salihi dhe Kapllani. Sė dyti pėr zgjedhje taktike. "Nuk ėshtė nevoja tė krijohen polemika, pasi mua do tė mė duhet tė zgjedh. Pėr modulin e lojės me njė sulmues, qė ne do tė pėrdorim, nė ndeshjet ku duhet tė grumbulloj 18 futbollistė, do tė mė nevojiten vetėm dy sulmues". Sipas tij, kėtė herė mungoi Bogdani, ndėrsa mė pas mund tė mos jenė Salihi e Kapllani, por kjo nuk do tė thotė se duhet tė krijohen polemika dhe tė ketė pakėnaqėsi.



Shqipėri-Lihtenshtejn


Sot ora 20:45, stadiumi "Qemal Stafa"


Transmetimi "SuperSport" dhe TVSH


Shqipėria 4-2-3-1

Beqaj; Dallku, Curri, Teli, Vangjeli (Agolli); Cana, Lala (Bulku), Duro, Hyka, Skela; Kapllani


Lihtenshtejni 4-4-2

Jehle, Ėhri, Stoklasa, Bek, Ricberger, R.Byhel, Burgmajer, Biderman, Gerster, Fisher, Kristen





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare