Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Hidhet shorti i Champions, nė short, shumė ekipe lindore

29.08.2008 00:07 Sport - Burimi: Balkanweb Sport

NgaAltin Latifi
Nė Monte Karlo ėshtė hedhur shorti i Ligės sė Kampioneve pėr edicionin 2008-2009, duke i dhėnė jetė kompeticionit mė tė rėndėsishėm pėr klube nė Evropė. Shorti ka qenė i lehtė pėr ekipet e mėdha, ndėrkohė qė bie nė sy prezenca e shumė ekipeve tė Lindjes, qė rikthehen nė futbollin elitar. 

Champions League ka nisur rrugėn e saj edhe pėr kėtė edicion, me 32 skuadra qė kanė njohur kundėrshtarėt e tyre pėr fazėn nė grupe. Nė Monte Karlo ėshtė hedhur shorti i sezonit tė ri, qė si rrallė herė sheh tė marrin pjesė shumė ekipe tė Lindjes. Dy skuadra rumune, dy ukrainase, njė ruse, Fenerbahēe nga Turqia dhe Bate Borisov nga Bjellorusia, konfirmojnė se futbolli nė vendet lindore tashmė ėshtė nė njė stad tjetėr.
Sa u pėrket grupeve, ajo qė vihet re ėshtė njė balancė mes skuadrave tė mėdha dhe atyre tė vogla. Nė grupin A, Celsi ka pėr kundėrshtarė Romėn, Bordonė dhe rumunėt e Klyzh. Njė short i lehtė pėr nėnkampionėt e Evropės qė kėtė vit shihen si njė nga favoritėt kryesorė pėr fitimin e trofeut. Nė grupin B gjendet Interi, Verder Bremen, Panathinaikosi dhe Anorthosi i portierit shqiptar Arjan Beqaj, qė pėr herė tė parė merr pjesė nė fazėn nė grupe. Barcelona e Pep Guardiolės dhe Leo Mesit ka rėnė nė grupin C sė bashku me Sportingun e Lisbonės, Bazelin dhe ukrainasit e Shaktjor Donjeck. Nė grupin D, Liverpuli gjen PSV Eindhoven, Marsejėn dhe Atletikon e Madridit. Kampionėt e Evropės tė Manēester Junajtid do ta nisin mbrojtjen e titullit nga njė grup ku bėjnė pjesė edhe Vilareali, Sėlltiku dhe danezėt e Alborgut. Duke parė kundėrshtarėt, kalimi i grupit nuk duhet tė jetė shumė problem pėr “Djajtė e Kuq”. Ndėrsa Bajerni i Mynihut rikthehet nė Champions League, duke gjetur pėrballė Lionin, Steauan e Bukureshtit dhe Fiorentinėn, nė njė grup qė parashikohet nga mė tė fortėt. Ndėrsa Arsenali i Arsen Venger, do tė ndeshet me Porton, Fenerbahēen dhe Dinamon e Kievit. Grupi i fundit, ai H, do tė vendosė pėrballė dy prej skuadrave mė tė mėdha tė Evropės, Realin e Madridit dhe Juventusin, ndėrsa dy kundėrshtarėt e tjerė janė rusėt e Zenit Shėn Petėrsburg dhe bjellorusėy e Bate Borisov.
Liga e Kampioneve do tė startojė fazėn e saj nė grupe nė datat 16 dhe 17 shtator, pėr tė pėrfunduar mė 10 dhjetor. Nė fillim tė vitit tė ardhshėm do tė jetė faza me eleminim direkt, ndėrsa finalja do tė luhet mė 27 maj nė stadiumin “Olimpiko” tė Romės.
(a.r/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare