Kėmba e Lalės lė pa ndeshje ndėrkombėtare Xhonsin
19.08.2008 18:02 Sport - Burimi: Albania Sport
Altin Lala ndodhet nė Durrės pėr tė udhėhequr Shqipėrinė nė miqėsoren kundėr Lihtenshtejnit (tė mėrkurėn, mė 20 gusht), por njė ndėrhyrje e mesfushorit shkatėrrues tė Hanover 96 kundėr Zhermėn Xhons nė ndeshjen Shalke 04-Hanover 96 (3-0), i ka hequr kėtij tė fundit mundėsinė pėr tė luajtur tė mėrkurėn me pėrfaqėsuesen gjermane kundėr Belgjikės nė Nuremberg, por tė qėndrojė edhe disa javė tė tjera. Shalke arriti njė fitore spektakolare dhe lojtarėt e saj dėshmuan se e kanė nisur sezonin nė mėnyrėn mė tė mirė. Shumė lojtarė janė nė fillim tė kėtij sezoni shumė tė motivuar. Por kėmba e (Altin) Lalės ishte shumė e lartė, - e kritikon shqiptarin menaxheri i Shalkes, Andreas Myler pėrmes Wiesbadener-Kurier.de.
Lala u ndėshkua me karton tė verdhė gjatė kėtij takimi. Pėr tu pėrmendur qėndron fatkeqėsisht njė veprim jo i bukur i Lalės, i cili i ndėrhyri nga pas Xhonsit. Vazhdimi: karton i verdhė pėr shqiptarin, pėrfundim i lojės pėr Xhons, - shkruante Kicker nė komentin e saj pėr ndeshjen.
Altini po bėhet njė personazh i ndėrhyrjeve tė rėnda pasi edhe nė Kupėn e Gjermanisė ėshtė ndėshkuar me dy ndeshje.
Gjithsesi Lala ka qenė ndėr mė tė mirėt e ekipit tė tij nė ndeshjen e humbur me Shalken. Nota 4 pėr tė (i pranueshėm), ashtu si dhe pėr portierin Enke dhe mbrojtėsit Ismael e Shulc. Tė gjithė tė tjerėt janė vlerėsuar me notėn 5 (dobėt).
Duke mbetur te vlerėsimet e shqiptarėve nė kampionatet gjermane tė niveleve tė ndryshme ato janė tė tilla. Nė Bundesliga 1, Ervin Skela u vlerėsua me notėn 5 (dobėt) nė humbjen 3-0 nė shtėpi tė Energi Kotbusit kundėr Hofenheimit. Faton Toski u vlerėsua me notėn 4.5 (kėnaqshėm) nė ndeshjen e humbur 2-0 nga ekipi i tij, Eintraht i Frankfurtit me Hertėn e Berlinit.
Nga ana tjetėr, nė javėn e parė Kapllani ishte gjatė gjithė kohės nė bankinė nė ndeshjen e fituar nga Karlsruhe me Bokumin (1-0), fat tė cilin e pati edhe Mėrgim Mavraj te skuadra e tij.
Nė Bundesliga 2, Valdet Rama e nisi aventurėn e tij me Ingolshtadtin me njė gol tė mrekullueshėm nė fitoren 3-2 kundėr Greuther Fyrth, madje kosovari ishte edhe autori i barazimit 1-1. 20-vjeēari Rama (Han ia vlen ti hedhė njė sy) u vlerėsua me notėn 2.5.
Sulmuesi shqiptar me pasaportė finlandeze Njazi Kuqi, autori i golit tė tretė nė fitoren 3-0 tė Tus Koblencit ndaj Oberhauzenit ėshtė vlerėsuar me notėn 2.5 (shumė mirė), por pa mundur tė zgjidhet lojtari mė i mirė i takimit, mbrojtėsi Ziehl me notėn 2 ishte mė i miri.
Jahmir Hyka (Mainc 05) nuk ėshtė vlerėsuar pėr gati dhjetė minutat e aktivizuara tė tij nė barazimin 3-3 me Kaiserslauternin.
E Hene, 18 Gusht 2008
lajme.parajsa.com

































