Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Kapiteni Lorik Cana "modest": Te luajne ata qe jane ne forme

19.08.2008 12:04 Sport - Burimi: Koha Jone Sport


E Marte, 19 Gusht 2008

Kapiteni i Marsejes, shqiptari Lorik Cana, shfaqet me petkun e "bamiresit sportiv". Mesfushori nuk luajti ne ndeshjen nuk luajti ne fitoren 4-0 te Marsejes kunder Okserit pasi ende nuk e kishte marre veten plotesisht pas nje problemi me gishtin e madh te kembes se majte, te konstatuar ne ndeshjen e Liges se Kampioneve kunder Bran Bergenit (1-0). Per mikrofonin e televizionit te Olimpikut te Marsejes, OMTV, Cana pohoi se nuk deshironte te rrezikonte, duke pohuar se ishte me mire te luanin lojtaret qe ishin ne 100 perqindeshin e tyre fizik. Lorik Cana, gjithsesi, do te jete ne Durres gjate grumbullimi te Kombetares shqiptare, dhe pasi te vleresohet gjendja e tij, do te vendoset nese mesfushori do te luaje apo jo kunder Lihteshtejnit. Olimpiku i Marsejes eshte shnderruar ne nje makine golash: 8 te tille brenda dy javeve te para ne kampionatin francez, 4-4 kunder Renese ne transferte dhe 4-0 kunder Okserit ne shtepi duke pasur dhe sulmin me te mire deri tani ne kampionatin francez, por njekohesisht dhe nje nga mbrojtjet me te dobeta te tij. Javen e ardhshme, Olimpiku i Marsejes do te luaje ne transferte, dhe, sipas te gjitha gjasave, Lorik Cana duket se do te jete i gatshem per t'u vene ne sherbimet e trajnerit Gerrets. Demtimi qe pesoi lojtari ne gishtin e madh te kembes kunder Bran Bergenit ne Ligen e Kampioneve e vendosi ne pikepyetje prezencen e tij ne fushe te pakten per dy jave.



Mesfushori mberriti dje ne darke

Ankthi i tifozerise shqiptare per pranine apo jo te Lorik Canes ka marre fund, pasi dje, zyrtare te FSHF-se konfirmuan se asi dhe kapiteni i mesfushes se Olimpikut te Marsejes eshte vene qe dje ne darke nen urdhrat e trajnerit te kombetares kuqezi, holandezit Ari Han. Cana, edhe pse nuk eshte ne 100 per qind te formes se tij fizike, ka deklaruar se do te jete i gatshem te jape kontributin e tij me fanellen kuqezi.








Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare