Kapllani: E dua njė gol kundėr Suedisė
03.09.2008 18:01 Sport - Burimi: Albania Sport
Ervin Skela e Adrian Aliaj janė dhe autorėt e dy golave tė fundit nė portėn e Suedisė nė miqėsoren e fituar 2-1, mė 18 shkurt 2004 Atėherė fantazisti i kuqezinjve Ervin Skela humbi dhe njė penallti pėrballė Isaksonit, teksa suedezi qė mbron portėn e PSV Eindhovenit ėshtė thirrur sėrish. Ylli Shehu nė humbjen 1-2 (5 nėntor 1998) dhe Sokol Kushta nė ndeshen e humbur 3-1 (8 tetor 1989) janė dhe dy autorėt e tjerė tė katėr golave kundėr Suedisė, kundrejt gjashtė golave qė kemi pėsuar. Por, nėse katėr vjet e gjysmė mė parė, gjermani Hans Peter Brigel kishte nė sulm Igli Taren, Alban Bushin, Atin Rrakllin e Florian Myrtajn, holandezi Ari Han nuk ka asnjė nga emrat e atėhershėm nė vijėn e parė nė ndeshjen zyrtare tė 6 shtatorit 2008.
Erjon Bogdani, Edmond Kapllani, Hamdi Salihi e Besart Berisha janė edhe alternativat nė sulm pėr ndeshjen e katėrt historike kundėr Suedisė dhe tė tretėn zyrtare ndaj vendit nordik, ndaj tė cilit i kemi humbur dy tė parat (1-2, 3-1).
Edmond Kapllani, sulmuesi qė mban edhe rekordin shqiptar pėr nga numri i golave brenda njė fushate kualifikuese me 5 tė tillė, ėshtė futbollisti qė shėnon rregullisht nė ndeshjet e fundit.
Me pėrjashtim tė ndeshjes kundėr Polonisė, sulmuesi i Karlsruhes ka realizuar nė vazhdimėsi nė katėr ndeshjet e fundit: nė humbjet kundėr Bjellorusisė 2-4 (1 gol) e Rumanisė 6-1 (1) pėr eliminatoret e Euro 2008 e sė fundi edhe nė miqėsoren e fituar kundėr Lihtenshtejnit 2-0 (1).
Ėshtė normale qė edhe nga mua priten gola, pasi nuk mund tė kėnaqem vetėm me njė tė tillė nė miqėsoren e fundit (kundėr Lihteshtejnit). Tė paktėn kėshtu jam unė. Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė qė tė bėjmė njė paraqitje tė mirė pėr ekipin ashtu dhe pėr tifozėt. Pse jo e dua njė gol kundėr Suedisė, - thotė Kapllani.
Nė fakt, statistikat e fundit tė Suedisė nuk flasin pėr rezultate tė mira pėr skuadrėn nordike, tė paktėn nė tre tė fundit ka humbur: kundėr Francės 2-3 (miqėsore), Rusisė 0-2 (Euro 2008) dhe Spanjės 1-2 (Euro 2008). Por, emra tė mėdhenj si Zlatan Ibrahimoviē (Inter), Henrik Larson (Helsingborg), Olof Mellberg (Juventus), Kim Kallstrom (Olimpik Lion), Tobias Linderoth (Gallatasaral) natyrshėm qė nė pamje tė parė tė krijojnė njė trysni psikologjike.
A i ndruhemi Ibrahimvoēit? Ėshtė normale qė ekziston njė ndjenjė e tillė, pasi Suedia ėshtė njė ekip me eksperiencė mė tė madhe ndėrkombėtare. Dihen cilėsitė e Ibrahimoviēit, si me kombėtaren ashtu dhe me ekipin e tij, Interin. Problemi nuk qėndron vetėm te Ibrahimoviēi, pasi ata janė 11 lojtarė. Me thėnė tė drejtėn ata kanė njė ekip shumė kompakt dhe shumė tė mirė. Gjithsesi, besoj se nuk duhet ta marrim me frikė. Duhet tė mobilizohemi mė shumė pėr ndeshjen tonė, sesa tė shohim se kush ėshtė kundėrshtari.
Kapllani aktivizohet nė Bundesligėn 1. Kampionati gjerman ka tri javė qė ka filluar dhe Edmondi ndihet mirė fizikisht. E vėrteta ėshtė se kam bėrė njė fazė pėrgatitore shumė tė mirė, nuk kam pasur asnjė dėmtim dhe jam nė gjendje optimale si psikologjikisht ashtu dhe fizikisht, - pėrfundon sulmuesi, njė nga pikat e forta e tė cilit ėshtė lufta nė ajėr.
E Marte, 02 Shtator 2008
lajme.parajsa.com

































