Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Kampionati spanjoll, Barcelona mposht 3-1 Seviljen

NgaAltin Latifi Barcelona vazhdon tė shkėlqejė nė kampionat, duke fituar edhe nė fushėn e vėshtirė tė Seviljes. Java e 13-tė e kampionatit spanjoll ka sjellė njė tjetėr humbje pėr Realin e Madridit, qė tashmė ndodhet 6 pikė larg kreut tė renditjes. »»


Klodiana Shala, tjetėr zhgėnjim nga olimpiada

17.08.2008 17:34 Sport - Burimi: SHQIP Sport

Shqiptarėt po pėrjetojnė njė javė zhgėnjimesh nga paraqitjet nė olimpiadė. Por i dhimbshėm ka qenė edhe ky i fundit, ai i atletes Klodiana Shala, dje nė garėn e 400 metrave nė Lojėrat Olimpike qė po zhvillohen nė Pekin. Rezultati i arritur nga sportistja shqiptare ishte njė dėshtim i plotė i saj. Ajo, jo vetėm qė nuk ėshtė kualifikuar pėr nė gjysmėfinalet e kėsaj disipline, por nuk ka mundur tė arrijė as rekordin e saj personal, qė ishte dhe synimi i saj nė kėto Lojėra Olimpike. Me pėrjashtim tė peshėngritėses Romela Begaj dhe paraqitjes sė pafat tė mundėsit Elsi Guri, tė gjithė sportistėt e tjerė kanė shėnuar rezultate aspak entuziazmuese. Atletja 28-vjeēare u pozicionua nė vendin e shtatė nė baterinė e saj kualifikuese dhe e 46-a nė pėrfundim tė garės, duke shėnuar kohėn 54.84 sekonda. Paraqitja e saj ishte zhgėnjimi i radhės pėr skuadrėn olimpike shqiptare nė Pekin. Shala, e cila nuk arriti tė kapė as kohėn e rezultatit tė saj mė tė mirė tė arritur nė Goteborg tė Suedisė (2006) me 58"26, u rendit e shtata nė baterinė e saj nga tetė pjesėmarrėse, duke lėnė pas vetėm kongolezen 19-vjeēare Bategerel (58"14). Shala la pas nė renditjen e pėrgjithshme vetėm tri atlete nga 42 pjesėmarrėse nė garėn e saj. Zhgėnjimi ėshtė mė i pakti qė mund tė thuhet nė kėtė rast, kur kujtojmė se bėhet fjalė pėr njė sportiste qė merr pjesė pėr tė tretėn herė nė olimpiada. Nė "Sidnej 2000", Shala, atėherė 21 vjeēe, kishte arritur kohėn 56"41, ndėrkohė qė nė "Athinė 2004" garoi nė 400 metra me pengesa. Por, sikurse ėshtė mėsuar nga stafi drejtues i pėrfaqėsueses sonė nė Lojėrat Olimpike 2008, qė para garės gjendja fizike e atletes shqiptare nuk ka qenė aspak e mirė. Shkak pėr kėtė ka qenė njė dėmtim i vjetėr, i cili ende nuk ishte rikuperuar plotėsisht. Madje ai mundet edhe t‘i kishte rrezikuar pjesėmarrjen nė garė. Por pėr kėtė kishte menduar mjeku i skuadrės sonė olimpike, Alban Merepeza, i cili, falė terapisė sė tij, bėri tė mundur qė ajo tė zbriste nė pistė pėr tė vrapuar nė garėn e 400 metrave. Gjithsesi, ajo qė do tė shėnohet nė statistika nuk ėshtė aspak e kėnaqshme, madje shumė zhgėnjyese. Tri atletet qė u renditėn tė parat nė bateri ku mori pjesė atletja shqiptare e Klodianės, u kualifikuan duke vendosur kohėt: xhamajkania Uiliams (51"52), britanikja Sanders (51"81) dhe sudanezja Elxhek (52"77). Dėshtimi i Shalės pason zhgėnjimet pėr atletėt shqiptarė, pjesėmarrės nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Deri tani sukseset tona janė: njė vend i gjashtė i peshėngritėses Romela Begaj (58 kg), njė vend i tetė nė mundjen greko-romake i Elis Gurit (96 kg) dhe vendi i 13 i peshėngritėsit Erkand Qerimaj (77 kg). Pesė sportistėt e tjerė: Edmond Topalli (xhudo), Gerti Trasha (peshėngritje), Lindita Kodra (qitje), Klodiana Shala (vrapim 400 m) e Dorian Ēollaku (hedhje ēekiēi) zhgėnjyen. Dy notarėt Rovena Marku (50 metra stil i lirė) dhe Sidni Hoxha (50 metra stil i lirė), edhe pse u renditėn nė pozicione jo tė kėnaqshme nė raport me numrin e kundėrshtarėve, vendosėn secili rekord kombėtar nė garė.





Tabela e medaljeve


Shteti Ar Argj. Br Gjith.

1 Kina 27 13 7 47

2 SHBA 16 16 22 54

3 Gjermania 8 5 5 18

4 Koreja J. 7 9 4 20

5 Australia 7 8 10 25

6 Japonia 7 5 5 17

7 Britania 7 3 7 17

8 Italia 6 5 5 16

9 Rusia 5 8 8 21

10 Ukraina 5 2 5 12

11 Franca 3 9 10 22

12 Sllovakia 3 1 0 4

13 Ēekia 2 3 0 5

14 Zelanda e Re 2 1 2 5

15 Romania 2 1 2 5

16 Zvicra 2 0 3 5





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare