Kombetarja tė mėrkurėn me Litenshtejnin
18.08.2008 18:02 Sport - Burimi: Balkanweb Sport
Erjon Bogdani nuk e ka tė sigurtė vendin nė kombėtare as pėr ndeshjen me Suedinė. Trajneri Ari Han nė mbėrritjen e tij nė Shqipėri nė kuadėr tė miqėsores me Litenshtejnin, nuk dha asnjė siguri pėr tė ardhmen e sulmuesit nė ekipin pėrfaqėsues. Tė mėrkurėn Shqipėria do tė luajė ndaj Litenshtejnit.
Trajneri i kombėtares shqiptare Ari Han ka mbėrritur nė Shqipėri nė kuadėr tė takimit miqėsor ndaj Litenshtejnit mė 20 gusht. Tekniku kuqezi rikthehet pas njė vizite disa ditore nė Kinė, nė kuadėr tė Lojėrave Olimpike, ku ai ishte nė ndihmė tė pėrfaqėsueses holandeze. Ari Han nuk pranoi tė komentonte lėnien jashtė tė Erjon Bogdanit pėr ndeshjen e sė mėrkurės, ndėrkohė qė sulmuesi kryesor i Shqipėrisė duket se nuk e ka tė sigurtė vendin as pėr takimin me Suedinė mė 6 shtator. I pyetur nėse Bogdani do tė jetė pėr kėtė ndeshje Han nuk dha asnjė siguri:
“A do tė jetė me Suedinė? Kushedi”, ishte pėrgjigja e tij.
Kombėtarja shqiptare grumbullohet pėr herė tė parė nė Shqipėri nėn drejtimin e trajnerit holandez. Miqėsorja ndaj Litenshtejnit ėshtė testi i fundit i kuqezinjve pėrpara ndeshjes me Suedinė, e cila do tė shėnojė fillimin e aventurės nė eleminatoret e kampionatit botėror tė vitit 2010.
(a.r/balkanweb)
lajme.parajsa.com

































