Kombėtarja nė telashe, nuk gjen njė vend pėr t'u stėrvitur
19.08.2008 12:02 Sport - Burimi: Shekulli Sport
Kuqezinjtė, tė drejtuar nga Ari Han, kanė shkuar dje nė Shijak, por e kanė gjetur stadiumin tė mbyllur
Ndodh edhe kėshtu. Ekipit kombėtar i krijohen vėshtirėsi nė zhvillimin normal tė procesit stėrvitor, me apo pa dashje. Ishte lajmėruar, qė seanca e parė do tė zhvillohej nė fushėn sportive "Tofik Jashari" tė Shijakut, ndaj dhe kombėtarja, me nė krye trajnerin Ari Han, ka shkuar atje mė 18:30, (ishte parashikuar nė 18:00) por e ka gjetur tė mbyllur derėn. Asnjė nga pjesėtarėt e klubit shijakas nuk ndodhej nė atė moment, kėshtu qė kuqezinjtė, pasi janė bindur se nuk bėhej fjalė pėr ndonjė shaka apo vonesė, u detyruan tė kthehen prapa. Ishte njė e papritur e pakėndėshme pėr trajnerin holandez, qė i ka nisur nė mėnyrėn mė tė keqe pėrgatitjet pėr miqėsoren me Lihtenshtejnin. Pėr tė mos shkuar dita dėm, trajneri Ari Han, i kėshilluar nga njerėzit e afėrt tė tij, ka menduar ta dėrgojė ekipin prapa rezidencės sė pėrhershme, nė hotel "Adriatik", nė Durrės. Pėr gati 60 minuta "stėrvitja" u zhvillua nė rėrėn e plazhit, ku kuqezinjtė kanė vrapuar dhe gjithashtu kanė luajtur volejboll, si pėr tė thėnė qė diēka u bė. Nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe qė ndodhin tė tilla probleme, por kėtė herė ėshtė arritur kulmi, sepse ēėshtja ka tė bėjė me kombėtaren. Gjithashtu, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė refuzim tė drejtuesve tė klubit shijakas, por pėr papėrgjegjshmėri tė zyrtarėve tė FSHF-sė, tė cilėt nuk arrijnė tė bėjnė si duhet as gjėrat mė minimale nė tė tilla raste. Gjėja mė minimale ėshtė fiksimi i njė vendi, ku do tė stėrviten kuqezinjtė. Natyrisht qė ngatėrresa vjen si pasojė e njė organizimi tė dobėt i atyre qė merren me kombėtaren. Kurrsesi, asnjė qytet, e aq mė tepėr Shijaku, nuk mund t'ia mbyllte "derėn" kombėtares. Ajo qė ndodhi ėshtė njė skandal, qė duhet tė vlejė pėr tė ardhmen. Jo mė kot, drejtuesit e klubeve apo tė ekipeve kombėtare nė tė gjithė botėn i vėzhgojnė terrenet, ku do tė stėrviten qė njė javė para e mė pas bėjnė programin.
lajme.parajsa.com

































