Kuper qėndron, ekipi nė "heshtje pėr shtyp"
13.05.2008 15:31 Sport - Burimi: SHQIP Sport
Hektor Kuper do tė drejtojė Parmėn edhe nė javėn e fundit tė kampionatit kundėr Interit, duke pasur kėshtu mundėsinė tė pėrballet me tė kaluarėn e tij. Trajneri i zikaltėrve nė 5 majin e famshėm, do tė pėrgatitė skuadrėn e Parmės pėr ti shkaktuar njė hidhėrim tė njėjtė ish-lojtarėve tė tij, me sigurinė se nuk do tė shkarkohet nga puna. Megjithatė, fakti se trajneri argjentinas do tė pėrballet me tė kaluarėn e tij ka vėnė nė lėvizje drejtuesit e Parmės, tė cilėt kanė urdhėruar qė i gjithė ekipi do tė qėndrojė nė heshtje pėr shtyp deri pas pėrfundimit tė ndeshjes me Interin. "Parma bėn tė ditur se deri nė pėrfundimin e ndeshjes me Interin, skuadra e parė (drejtuesit, stafi teknik, lojtarėt) do tė jetė nė "heshtje pėr shtyp" dhe pėr kėtė arsye nuk do tė lejohet as hyrja nė Qendrėn Sportive tė Kolekios. Vendimi ėshtė marrė pėr ti mundėsuar skuadrės tė pėrgatitet sa mė mirė pėr njė ndeshje vendimtare qė pėrcakton kampionatin", shkruhej nė komunikatėn e shpėrndarė dje nga drejtuesit e skuadrės, tė cilėt nuk kanė preferuar tė bėjnė komente tė tjera.
lajme.parajsa.com
































